LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Tentoi të shmangë gurët e rënë, përmbyset në mes të rrugës kamioni në aksin Librazhd-Përrenjas

17 Shtator 2022, 20:59, Kronika CNA
Foto/ Tentoi të shmangë gurët e rënë, përmbyset
Foto nga vendngjarja

Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë në aksin Librazhd-Përrenjas.

Aksidenti, sipas burimeve nga vendngjarja, ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

Mësohet se shoferi ka qenë duke kryer një manovrim të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, teksa ka humbur kontrollin.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa qarkullimi është bllokuar përkohësisht./CNA.al

Lajmet e fundit nga