SHBA, kur do të merret vesh se kush i ka fituar zgjedhjet e 8 nëntorit?
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, u ka thënë ukrainasve që të përgatiten për sulme të tjera të mundshme ruse mbi infrastrukturën e energjisë, teksa kryetari i Kievit u ka thënë banorëve të kryeqytetit të Ukrainës që ta shqyrtojnë largimin e përkohshëm nëse qyteti humb furnizimet me rrymë dhe ujë.
Gjatë adresimit në orët e vona të 6 nëntorit, Zelenski tha se Rusia po “përqendron trupat dhe mjetet e saj për sulme të reja masive ndaj infrastrukturës sonë. Pikë së pari ndaj energjisë”.
Mbi 4.5 milionë konsumatorë veçse kanë mbetur pa energji, shtoi ai, mes shqetësimeve se mbështetja për Ukrainën mund të zbehet pasi ndikimi i luftës në çmimet e energjisë dhe ushqimit vazhdon edhe gjatë dimrit. Më herët, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbesë pa ujë dhe energji si rezultat i sulmeve shkatërruese ruse ndaj infrastrukturës së energjisë.
Gjatë muajit të kaluar, ushtria ruse ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë ukrainase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në vend. Më 6 nëntor, në Kiev ka pasur reduktime të energjisë.
Kievi planifikon që të dislokojë afër 1.000 qendra ngrohëse, por është e paqartë nëse do të jenë të mjaftueshme për 3 milionë banorët e qytetit.
Reduktime të energjisë po ashtu janë planifikuar në rajonet e Çernihivit, Çerkesit, Zhitomirit, Sumit, Harkivit dhe Potlavës, ka thënë operatori i energjisë në Ukrainë, Ukrenergo.
Këshilltari presidencial, Mykhaylo Podolyak, ka thënë se Ukraina do të “qëndrojë” pavarësisht sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së energjisë, duke forcuar mbrojtjen ajrore, duke mbrojtur infrastrukturën dhe duke reduktuar furnizimin me energji.
Përderisa Rusia po rrit sulmet ndaj infrastrukturës civile, forcat ukrainase raportohet se po përparojnë në jug. Banorët e qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia, Herson, kanë pranuar mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre, që u bëjnë thirrje atyre që të evakuohen sa më shpejt, tha ushtria ukrainase. Forcat ruse po përgatiten për kundërofensivën ukrainase që ka për qëllim rimarrjen e qytetit të Hersonit, i cili ra në duart e rusëve në ditët e para të pushtimit. Në shtator, Rusia paligjshëm aneksoi Hersonin dhe tri rajone të tjera dhe më pas shpalli gjendje lufte në katër këto provinca.
Administrata e instaluar nga Kremlini në Herson veçse ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë nga ky qytet./ Rel
Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 ...
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...