Tensione në Kosovë/ Dorëhiqen kryetarët e komunave në Veri
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...

Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, është thirrur një protestë nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kjo protestë është thirrur për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe KM (Mitrovicë e Kosovës) në targat RKS - Republika e Kosovës.
Lista Serbe ka njoftuar më herët se protesta po organizohet për të treguar "unitet dhe për t’i thënë Evropës, njëzëri, se Serbia është vendi i tyre".
Një ditë më parë, më 5 nëntor, në komunat veriore, ftesat për protesta janë vendosur në hapësira të ndryshme publike.
Në këto ftesa, qytetarëve u është bërë thirrje që të vendosin flamurin e Serbisë në pronat e tyre private, pasi flamujt të tillë veçse janë vendosur në hapësira publike.
Policia e Kosovës ka thënë përmes një komunikate se është njoftuar për protestën e 6 nëntorit dhe se ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Megjithatë, ekipet e Radios Evropa e Lirë në terren nuk kanë parë zyrtarë policorë me uniforma të policisë.
Kjo protestë vjen një ditë pasi përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës: Qeveria, Kuvendi, pushteti lokal, gjyqësori dhe policia.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se vendimi për largim nga institucionet e Kosovës do të jetë në fuqi derisa “Prishtina të fillojë të respektojë të drejtën publike ndërkombëtare dhe marrëveshjet e dakorduara në Bruksel”.
Lista Serbe, po ashtu, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrimin e makinave.
Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa që lëshojnë autoritetet në Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”.
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, në anën tjetër, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje./ Rel
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Policia spanjolle tha të shtunën se kishte sekuestruar 32 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas largim...
Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një mi...
Presidenca e Kosovës ka reguar pas vendimit të Listës ...
Presidenti turk Erdogan vazhdon të bllokojë pranimin e...
Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në t...
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka ven...
Në një raport të shtunën të ministrisë britanike të Mbrotj...
Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të ...
Një burrë dhe një grua u akuzuan për vdekjen e një foshnje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...