Rrëzohet aeroplani në liqen/ Të paktën 19 viktima në Tanzani
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...

Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votuesve në shtetin e Arizonës. Në zgjedhjet e 8 nëntorit, të rinjtë latino-amerikanë mund të jenë një forcë shtytëse për ndryshime në këtë shtet. Kamerat e Zërit të Amerikës ishin në qytetin Tucson, ku ndodhet dhe universiteti i Arizonës, për të marrë mendimin e disa votuesve dhe pritshmëritë që kanë ata në lidhje me zgjedhjet për Kongresin.
Disa studentë besojnë se pesha e votës së komunitetit latino-amerikan në Arizona do të jetë vendimtare e me ndikim në zgjedhjet për Kongresin.
“Nëse më shumë latino-amerikanë nxiten të votojnë, sigurisht që do të kemi ndikim”, thotë për Zërin e Amerikës Abigail Chavez, e cila voton për herë të parë.
Studenti Jesus Hinojosa po ashtu voton për herë të parë.
"Shumë nga pjesëtaret e familjes sime nuk votojnë dhe nuk duan të votojnë. Por unë besoj se mund të ketë ndryshim nëse votojnë latino-amerikanët”.
Shoqata Kombëtare e Zyrtarëve të Zgjedhur latino-amerikanë vlerëson se në Arizona më shumë se 664,000 anëtarë të këtij komuniteti do të votojnë në zgjedhjet e 8 nëntorit, duke shënuar një pikë kthese në pjesëmarrjen e këtij grupi në zgjedhje.
Sipas regjistrit zyrtar të popullsisë, mosha mesatare e latino-amerikanëve në Arizona është 27 vjeç, çka nënvizon fuqinë politike.
“Duhet të jetë shumë e rëndësishme që kandidatët dhe partitë politike t'u kushtojnë vëmendje shqetësimeve kryesore të latino-amerikanëve, veçanërisht të rinjve”.
Carolina Rodriguez-Greer është drejtoreshë e organizatës jofitimprurëse “Mi Familia Vota” “Familja ime voton”, për Arizonën. Gjatë fushatës së këtij viti organizata ka regjistruar 35 mijë votues të rinj.
Por cilat janë çështjet që po i nxisin të rinjtë të votojnë?
“Meqenëse familja ime është nga Meksika, problemet me të cilat përballen individët pa dokumente dhe ndihma ndaj tyre”, thotë për Zërin e Amerikës studentja Abigail Chavez.
“Për mua është ekonomia, sepse gjithçka është shtrenjtuar shumë”, thotë studenti Jesus Hinojosa.
Ines Reyes voton për herë të parë.
“E drejta që ka çdo njeri për të jetuar dhe çështja e abortit”.
Inflacioni, dhuna me armë dhe punësimi janë përparësitë kryesore mes votuesve latino-amerikanë në Arizona, sipas një sondazhi të fundit nga organizata UnidosUS.
“Ata janë të interesuar për problemet dhe duan të dinë se si politikanët do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre. Ku dhe kur të votojnë për t'u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në këto zgjedhje”, thotë drejtuesja e organizatës “Mi Familia Vota” për Arizonën.
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votuesve në Arizona, dhe në përgjithësi, popullsia me rritjen më të shpejtë mes elektoratit amerikan./ VOA
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Policia spanjolle tha të shtunën se kishte sekuestruar 32 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas largim...
Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një mi...
Presidenca e Kosovës ka reguar pas vendimit të Listës ...
Presidenti turk Erdogan vazhdon të bllokojë pranimin e...
Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...