Ukraina liron ushtarakët e kapur rob/ Rusia vazhdon shkarkimet e komandatëve ushtarakë
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...

Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatësisht tubimet në Nju Jork dhe Florida, të dielën, në një përpjekje për të nxitur mbështetësit e tyre, ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga një garë e ngushtë për Kongresin.
Biden do të shkojë në kontenë Westchester të Nju Jorkut, një territor normalisht i sigurt demokrat, po ku republikanët po kërcënojnë të kalojnë në avantazh, pjesërisht falë mesazheve të forta ndaj kundërshtarëve politike, duke i cilësuar ata si të butë ndaj krimit dhe inflacionit. Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut Kathy Hochul po përballet me një sfidë të fortë përballë republikanit Lee Zeldin. Po kështu në të gjithë shtetin po zhvillohen beteja të ashpra edhe për sa i takon garës për një vend në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ndërkohë, Trump do të shkojë në një tubim në Majemi. Florida për vite me radhë ka lëvizur nga partia në parti, por kohët e fundit po anon drejt republikanëve. Shteti nuk konsiderohet fushëbeteje për këto zgjedhje.
Sipas këshilltarëve tubimet e shpeshta të ish-presidentit Trump i kanë shërbyer atij për të siguruar vëmendje teksa planifikon të nisë një garë të tretë për Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit. Florida në veçanti, mund të shërbejë si një fushëbeteje e rëndësishme në çdo garë për t’u kandiduar zyrtarisht nga partia për Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis, shihet si një nga pretendentët e fortë për t’u kandiduar, nëse ai vendos ta bëjë një gjë të tillë.
Kjo e ka shndërruar DeSantis një objektiv gjithnjë e më të shpeshtë të kritikave të zotit Trump.
Figura kryesore demokrate dhe republikane kanë bërë fushatë intensive javët e fundit. Si Trump ashtu edhe Biden u shfaqën në Pensilvani të shtunën, ashtu sikurse edhe ish-presidenti demokrat Barack Obama.
Zonja e Parë, Jill Biden do të jetë në Teksas të dielën, ndërsa nënpresidentja Kamala Harris në Çikago.
Parashikimet dhe sondazhet jopartiake mbi zgjedhjet tregojnë se republikanët janë favoritët më të mëdhenj për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa flitet për një garë kokë më kokë për Senatin. Kontrolli qoftë dhe i njërës prej këtyre dhomave të Kongresit do t'u jepte republikanëve fuqinë për të bllokuar axhendën legjislative të zotit Biden dhe për të nisur hetime potencialisht të dëmshme ndaj tij.
Në disfavor të demokratëve është edhe rënia e popullaritetit të presidentit Biden. Sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’ dhe kompanisë ‘Ipsos’ vetëm 40% e amerikanëve e mbështesin atë për punën që po kryen në Shtëpinë e Bardhë, gjë që ka bërë që Biden të shmangë pjesëmarrjen në fushata elektorale në disa shtete fushëbeteje./ VOA
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Policia spanjolle tha të shtunën se kishte sekuestruar 32 ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas largim...
Dy minatorë që kaluan nëntë ditë të bllokuar në një mi...
Presidenca e Kosovës ka reguar pas vendimit të Listës ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...