
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian.
Kështu ka thënë të dielën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pas vendimit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar edhe më shumë tensionet. Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së në thirrjen që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në përputhje me përkushtimet e bëra në dialog dhe që t’iu kthehen institucioneve të Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratën lokale”, ka thënë Hill për televizionin N1.
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Hill, po ashtu, ka thënë se SHBA-ja është në linjë me BE-në edhe sa i përket kërkesës ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.
Kryeministri i Kosovës, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët.
Për dallim nga Kosova, Serbia e ka mbështetur vendimin e Listës Serbe.
Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj - në tri faza - për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.
Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.
Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.
Ambasadori amerikan i është bashkuar BE-së edhe në thirrjet ndaj Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim, dëmton sundimin e ligjit dhe reputacionin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Hill.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ rel
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Presidenti i SHBA Joe Biden tha të premten se Elon Musk ki...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ra...
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në dalj...
Policia spanjolle tha të shtunën se kishte sekuestruar 32 ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...