"Boom" largimesh në policinë e Kosovës/ Mbi 100 zyrtarë serbë japin dorëheqjet
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...

Në Shtetet e Bashkuara më 8 nëntor votohet për të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 35 vende të Senatit, si dhe për 36 poste guvernatorësh shtetesh dhe pozita të tjera shtetërore.
Analistët mendojnë se nata e 8 nëntorit do të jetë e gjatë, ndërsa pritet për të kuptuar nëse republikanët apo demokratët do të marrin kontrollin e Kongresit.
Republikanët do të duhet të fitojnë pesë vende më shumë se kanë aktualisht në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një vend më tepër në Senat për të marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.
Hulumtuesit jopartiak të zgjedhjeve dhe anketat e opinionit publik sugjerojnë se republikanët kanë një mundësi mjaft të mirë për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa gara për Senat do të jetë e ngushtë.
Një valë masive e mbështetjes republikane mund të çojë në shpalljen e fitores disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ndërsa dhjetëra gara pritet të jenë me rezultate të ngushta, dhe shtetet kryesore si Pensilvania që tashmë po paralajmërojnë se mund të duhen ditë për të numëruar çdo votë, ekspertët thonë se ka gjasa që nata e 8 nëntorit të mbyllet pa e ditur se kush ka fituar.
“Kur bëhet fjalë për daljen e rezultateve, ne duhet të largohemi nga të folurit për ditën e zgjedhjeve dhe në vend të kësaj të mendojmë për javën e zgjedhjeve”, thotë Nathan Gonzales, i cili boton buletinin jopartiak Inside Elections.
Rezultatet paraprake do të dalin bazuar në shpejtësinë e numërimit nga shtetet të votave me postë.
Meqenëse demokratët votojnë me postë, më shpesh se republikanët, shtetet që lejojnë zyrtarët të numërojnë më herët votat me postë, mund të njoftojnë për epërsi të madhe të demokratëve që fillon e zbehet ndërsa numërohen votat e shumta republikane të hedhura ditën e zgjedhjeve.
Në shtete si Florida dhe Karolina e Veriut, zyrtarët zgjedhorë lejohen të numërojnë votat me postë para ditës së zgjedhjeve, çka mundëson daljen e shpejtë të rezultatit.
Disa shtete, si Pensilvania dhe Uiskonsin-i, nuk lejojnë hapjen e zarfeve me fletët e votimit deri në ditën e zgjedhjeve. Kjo do të thotë se votat e hedhura atë ditë mund të nxjerrin në avantazh përkohësisht republikanët, deri në numërimin më pas të votave me postë që zakonisht favorizojnë demokratët./ VOA
Mbi 100 zyrtarë policorë serbë të punësuar në Policinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të di...
Në 20 vitet e fundit, aziatikët në SHBA kanë përbërë g...
Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që ...
Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të i...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump d...
Ukraina ka liruar sot 19 ushtarakët e parë të kapur ro...
Latino-amerikanët janë grupi i dytë më i madh i votues...
Të paktën 19 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të n...
Shtetet e Bashkuara janë duke inkurajuar privatisht Ukrain...
Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet kl...
Në Mitrovicën e Veriut, një prej katër komunave me shu...
Kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e V...
Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në ...
Ndërkohë që në Iran njerëzit protestojnë në rrugë, në ...
Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe infla...
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Jose...
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geo...
Disa shpërthime janë njoftuar në qytetin jugor të Kher...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...