LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për sanksione ndaj Serbisë

29 Shtator 2023, 20:37, Kosova & Bota CNA

Vuçiç: Blinken më paralajmëroi për sanksione ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konferencë për shtyp këtë të premte, pas bisedës telefonikeme sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se biseda ishte “e gjatë” dhe “jo e lehtë”, pasi Blinken e kishte paralajmëruar për sanksione ndaj Serbisë.

“Gjëja për të cilën ramë dakord është se nevojitet shtensionimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it”, tha Vuçiç, duke shtuar se do të dëshironte që roli i KFOR-it të ishte “ekskluziv, veçanërisht në veri” të Kosovës.

Vuçiç zbuloi këmbënguljen e tij për të mos pranuar se sulmi kishte lidhje me Serbinë, ndërsa tregoi edhe mosdakordësitë.

“Ne nuk u pajtuam për natyrën e asaj që ndodhi në Kosovë, veçanërisht për sovranitetin e Kosovës”, vijoi ai.

Sa i përket nënkryetarit të dorëhequr të Listës serbe, Millan Radojçiç, presidenti serb deklaroi se “do të duhet t'i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore.

“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore.

Nëse dikush mendonte se ai [Radojçiçi] do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, shtoi ai.

Kjo bisedë mes Vuçiçit dhe Blinkenit vjen disa ditë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, ditën e sotme, Radojçiqi pranoi se ishte pjesëtar në grupin e armatosur që hapi zjarr në Kosovë./ CNA

Lajmet e fundit nga