Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Forcat ukrainase do të tërhiqen nga qyteti i rrethuar i Severodonetskut, bëri të ditur një udhëheqës ushtarak rajonal ukrainas. Ai tha se nuk ka kuptim të rezistohet në qytetin lindor që ka qenë nën sulme pothuajse të vazhdueshme nga forcat ruse për disa muaj.
Parlamenti Europian votoi në shumicë dërrmuese të enjten për t'i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ky vendim e sjell Kievin një hap më pranë aleatëve perëndimorë, të cilët e kanë furnizuar me sasi të mëdha armatimesh, për ta ndihmuar atë të përballet me agresionin e Rusisë.
Votimi në parlament përfundoi me 529 vota në favor të Ukrainës, 45 kundër dhe 14 abstenime. Parlamenti Europian miratoi gjithashtu edhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian të Gjeorgjisë dhe Moldavisë.
Në një postim në "Twitter" Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e quante këtë "një moment unik dhe historik në marrëdhëniet Ukrainë-BE. "E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së", shkruante ai më tej.
Në një tjetër postim tjetër në "Instagram" zoti Zelenski shkruante: “Sapo kemi marrë kandidaturën, kjo është fitorja jonë”.
Votimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dërgonin 450 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë, përfshirë disa sisteme shtesë raketash me rreze të mesme veprimi, krahas një ndihme prej 1 miliard dollarësh, që Uashingtoni njoftoi një javë më parë.
Në një mesazh në "Facebook", Kryetari i Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, falënderoi ligjvënësit europianë për mbështetjen. “Ukraina është një vend i BE-së. Ne luftojmë për këtë të drejtë jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në sferën ligjore”, shkruante ai.
Në mënyrë që të tria vendet t’i bashkohen bllokut prej 27 anëtarësh, atyre u kërkohet të kryejnë një sërë reformash politike dhe ekonomike.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Ukraina "ka përmbushur tashmë afërsisht 70% të rregullave, normave dhe standardeve të BE-së". Por ajo shtoi se duhet bërë shumë në çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, përballjen me oligarkët, nismat antikorrupsion, si dhe në garantimin e të drejtave themelore.
Këshilli Europian, i cili përbëhet nga krerët e 27 qeverive të BE-së, do të thotë fjalën e fundit lidhur me anëtarësimin e Ukrainës. Votimi duhet të jetë unanim. Diplomatët thonë se procesi mund të kërkojë një dekadë për t'u mbyllur.
"Populli ukrainas i përket familjes europiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE", tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell. “Sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të gjatë së bashku”.
Në Bruksel udhëheqësit e BE-së diskutuan dhe mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në sigurinë globale ushqimore, si dhe mbështetjen shtesë ekonomike, ushtarake dhe humanitare të BE-së për Kievin.
Zoti Zelenski tha se Rusia vazhdon të kryejë "sulme masive ajrore dhe me artileri" në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore, duke shtuar se qëllimi i Moskës është "që hap pas hapi të shkatërrojë të gjithë Donbasin"./VOA
Pas incidentit, ku u rrëzua nga biçikleta para mediave...
Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar ...
Një granatë dore e tipit M52 është hedhur mbrëmjen e së en...
Presidenti kinez, Xi Jinping, e hapi samitin vjetor të ven...
Pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt, po ...
Zyrtarët e shëndetësisë kanë urdhëruar kompaninë “Juul...
Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen ...
Gjatë kohëve të fundit, në media të ndryshme është rap...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Volodimir Zelenski ka reaguar pasi Ukraina mori sot fo...
Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë ...
Qindra punonjës të "British Airways" në aeroportin e H...
Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia gre...
Ekspertët e UNESCO-s kanë dhënë alarmin se një cunami ...
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive, "Nike", tha se ...
Në Shtetet e Bashkuara, Gjykata e Lartë rrëzoi të enjt...
Mjekët në Afganistan janë shprehur për BBC se shumë fë...
Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe e ard...
Një shqiptarë ka dalë para gjykatës në Itali, me akuzë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...