Rëndohet bilanci/ Rreth 3500 viktima nga tërmetet shkatërruese
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, shprehu shqetësimin të hënën për situatën e brishtë në veriun e vendit të banuar kryesisht nga pjesëtarët e pakicës serbe.
Situata mbetet e tensionuar në veri, pasi fuqitë perëndimore ndihmuan në zgjidhjen e një situate të tensionuar në muajin dhjetor, përgjatë të cilit grupe serbësh bllokuan rrugët kryesore për të protestuar kundër arrestimit të një ish-oficeri të policisë nga radhët e komunitetit serb.
“Mendoj se kjo ishte kriza më serioze me të cilën është përballur Kosova në veçanti veriu i saj për dhjetë vitet e fundit”, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, Lars-Gunnar Wigemark, shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Ai tha se situata mbetet e paqëndrueshme dhe paralajmëroi se kriza mund të përshkallëzohet lehtësisht.
Rreth 130 pjesëtarë të policisë së EULEX-it dhe rreth 160 policë shqiptarë po kujdesen për sigurinë në zonë, përfshirë edhe patrullimet më këmbë, pasi të gjithë përfaqësuesit etnikë serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në muajin nëntor.
Qeveria në Prishtinë ka thënë se nuk do të lejojë rikthimin në detyrë të oficerëve të policisë që kanë dhënë dorëheqjen dhe në vend të kësaj do të mbushë boshllëkun me pjesëtarë të policisë nga pjesë të tjera të vendit, derisa të punësohen oficerë të rinj nga pakica serbe.
Mosmarrëveshjet midis Serbisë dhe Kosovës kanë mbetur një burim paqëndrueshmërie në Ballkan edhe 24 vjet pas luftës që përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s.
Kosova në vitin 2008 shpalli pavarësinë më mbështetjen e Shteteve të Bahkuara dhe vendeve kryesore evropiane, të cilën Beogradi i mbështetur nga Rusia dhe Kina refuzon ta njohë.
“Jemi të pakompromis në sundimin e rendit dhe ligjit, në mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, në jetën dhe pasurinë e qytetarëve në atë rajon. Për këto çështje nuk mund të ketë kompromis. Absolutisht nuk duam një konflikt të ri në Kosovë”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla, i cili akuzoi Serbinë dhe Rusinë se po përpiqen të destabilizojnë vendin nëpërmjet grupeve kriminale në veri.
NATO-ja ka ende rreth 3 mijë e 700 trupa në terren dhe ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes duke paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse rrezikohet siguria.
Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për një konflikt të mundshëm nëse Kosova dhe Serbia nuk do të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje afatgjatë të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
“Ne vetëm mund t'i inkurajojmë të dyja palët, si Beogradin dhe Prishtinën, që me të vërtetë të bëjnë maksimumin. Kjo është shumë e rëndësishme, mendoj, që të dyja palët nuk po e bëjnë këtë. Mendoj se si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, është thelbësore të ecin drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha shefi i EULEX-it.
Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t'i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje që synon të zbusë tensionet e vazhdueshme.
Diplomatët perëndimorë u thanë të dyja palëve se duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë një plan ndërkombëtar për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja./ VOA
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Numri i viktimave për Turqinë dhe Sirinë rritet në të pakt...
Xhamia historike “Yeni Camii” (Xhamia e Re), e vendosur në...
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat ësht...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katas...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të konfi...
Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare, pas tërmetit...
Pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë, është rritur sërish nu...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një bis...
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi telefonata me d...
Turqia nuk gjen ende qetësi pas tërmetit tragjik të mëngje...
Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jash...
Një tërmet me mbi dy mijë viktima ka tronditur Turqinë...
Një kërcënim për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të P...
Tragjedia e rëndë nga tërmeti në Turqi vijon të thellohet ...
Kina akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara se kishin për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive...
Kryeministri i Norvegjisë ka propozuar që shteti i tij, nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...