Kreu KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme”
Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ...

Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësinë që Koreja e Veriut të furnizojë me armë Rusinë, për agresionin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, ndërsa po shtohen të dhënat se bisedimet mes dy vendeve mbi këtë çështje po përparojnë ndjeshëm. Nënpresidentja Kamala Harris tha se një takim i mundshëm mes Presidentit Putin dhe udhëheqësit Kim Jong Un, gjatë këtij muaj, për të diskutuar rreth armëve, do të ishte një hap i pamenduar mirë.
Nënpresidentja Kamala Harris tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Uashingtoni po i ndjek me kujdes veprimet e Rusisë dhe Koresë së Veriut. Duke folur nga Idonezia, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azisë Juglindore, zonja Harris tha se lëvizja e Moskës për t’iu drejtuar për bisedime Phenianit dëshmon dështimin e saj në agresionin ndaj Ukrainës.
“Çdo bashkëpunim mes Rusisë dhe Koresë së Veriut mbi furnizimin me armë të Moskës do të ishte një hap i pamenduar mirë. Në Konferencën e Mynihut deklarova në emër të Shteteve të Bashkuara se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit dhe se ç’do të thotë që një vend t’i japë armë një vendi që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe çfarë pasojash do të kishte duke pasur parasysh se do të përdoreshin ndaj depove të grurit e më tej, lista është e gjatë. Pra, është një veprim i nxituar dhe unë jam e shqetësuar për këtë. Ne jemi të shqetësuar për këtë. Do të vazhdojmë të mbikqyrim situatën, natyrisht, për të mbajtur përgjegjëse Rusinë dhe Korenë e Veriut”, tha zonja Harris.

Uashingtoni thotë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi të martën udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë një çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.
“Furnizimi i Rusisë me armë që t’i përdorë në luftë për të sulmuar depot e grurit dhe infrastrukturën e ngrohjes së qyteteve të mëdha, për ta ndihmuar atë në përpjekjet për të pushtuar territorin që i përket një kombi tjetër sovran do ketë pasoja për Korenë e Veriut. Ajo të paguajë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini refuzoi të martën të bënte komente mbi deklaratat e zyrtarëve amerikanë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon Un planifikon të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.
Nëse ky udhëtim do të realizohet, do të ishte vizita e parë jashtë vendit e udheheqësit korenaoverior dhe e para që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.
Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergeiu Shoigu tha të hënën se dy vendet po diskutojnë mundësinë për të kryer stërvitje të përbashkët ushtarake./ VOA
Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ...
Presidenti Biden viziton Indinë këtë javë, krahas udhëheqë...
Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane, Carsten L., ë...
Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad...
Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk d...
Së paku 16 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë v...
Nisma e Tri Deteve është një platformë politike që bashkon...
Të paktën dy persona ndërruan jetë dhe tre u zhdukën të më...
Sipas një studimi të publikuar të mërkurën, numri i njerëz...
Astronomët kanë gjetur prova të mundshme të një planeti të...
Ish-udhëheqësi i grupit “Proud Boys”, Enrique Tarrio, u dë...
Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmu...
Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka mbështetur sanksionet ...
Një media e krahut të djathtë që promovon mohimin e nd...
Parlamenti i Ukrainës votoi të mërkurën për të miratuar em...
Vendimi për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve presidenci...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rus...
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...
Trenat vijnë me vonesë, nuk vijnë fare ose janë të mbingar...
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokume...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...