Scholz: Gjermania duhet të bashkohet për të kapërcyer krizën ekonomike
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti gjatë samitit “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë tha se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar.
“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë kohës së ndjeshme, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.
Edhe në të kaluarën, autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Rusinë se po shtyn aleaten e saj, Serbinë, që të nxisë tensione në Kosovë, përkatësisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga Kremlini. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë paralajmëruar për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
Në një raport të mëhershëm të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë thuhej se ndikimi i Rusisë në Kosovë mund të interpretohet si “keqdashës” dhe “armiqësor”. Por, në raport u tha se operacionet ruse të ndikimit “janë kryesisht të kufizuara te serbët e Kosovës”.
Komentet e bëra nga Kurti më 6 shtator vijnë disa ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pa ofruar prova, tha se Serbia synon të zbatojë një plan të ngjashëm me atë që zbatoi Rusia në Ukrainë më 2014.
Ajo iu referua aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve prorusë në luftën e tyre kundër forcave ukrainase në rajonin lindor të Donbasit. Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e plotë të raporteve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i dialogut pritet të zhvillohet më 14 shtator, pas muajsh të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.
Tensionet u rritën në fund të shkurtit në veri të Kosovës, pasi banorët serbë që jetojnë në atë zonë, po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë. Autoritetet qendrore së fundi kanë ndërmarrë hapa që do të mundësonin shkarkimin e kryetarëve komunalë përmes një peticioni./ Rel
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje të mërkurën k...
Trenat vijnë me vonesë, nuk vijnë fare ose janë të mbingar...
Qeveria e Kosovës publikoi Udhëzimin Administrativ, dokume...
Wagner, grupi mercenar rus, është vendosur të cilësohet si...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të ar...
Qyteti i dytë më i madh i Britanisë e shpalli veten të fal...
Një djalë shtatëvjeçar është bërë ai që besohet të jetë br...
Tre burra në bordin e një anije u tërhoqën nga deti në orë...
Një ciklon ekstratropikal që goditi Brazilin jugor ka shka...
Forcat e Moskës kanë filluar të mbulojnë disa nga avionët ...
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën i bëri thirr...
Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po pë...
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë të martën ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimta...
Ligjvënësit amerikanë kthehen sot nga pushimi i verës dhe ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është kë...
Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) e ka shkarkuar të mar...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të udhëtojë në Rusi që ...
Ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënës ar...
Zonja e Parë, Jill Biden, u diagnostikua të hënën me COVID...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...