Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbollisten e burgosur amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, që për 12 vjet ishte në një burg amerikan.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Griner është e sigurt dhe është nisur për në shtëpi me një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Jam i lumtur të njoftoj se Brittney është mirë... asaj do t’i duhet kohë dhe hapësirë për t’u rikuperuar”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë.
Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në një burg.
Administrata Biden në korrik propozoi këmbimin e të burgosurve, duke e ditur se Moska për një kohë të gjatë ka kërkuar lirimin e Boutit.
Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi këmbimin e të burgosurve, që tha se ka ndodhur në aeroportin e Abu Dabit.
“Qytetari rus është kthyer në atdheun e tij”, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Duke folur nga Zyra Ovale, gruaja e Griner, Cherell, lavdëroi përpjekjet e administratës amerikane për lirimin e yllit të basketbollit.
Si pjesë e këmbimit të të burgosurve, Biden nënshkroi dekretin për lirimin e Boutit, që ishte dënuar me 25 vjet burgim.
Viktor Bout u ka shitur armë komandantëve të luftës dhe shumë qeverive, duke u shndërruar në një prej njerëzve më të kërkuar në botë.
I cilësuar si “tregtari i vdekjes” për shkak të shitjes së armëve që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, të bëmat e këtij shtetasi rus inspiruan filmin e Hollywoodit, Lord of War, që bazohej në jetën e tij.
Ai u arrestua më 2008 në Bankok dhe u ekstradua dy vjet më vonë në SHBA, ku qëndroi për 12 vjet në burg, pasi u gjet fajtor për mbështetje të terroristëve që vranë amerikanët.
Ndërkaq, Brittney Griner, 31 vjeçe, është sportiste shumë e njohur në Amerikë. Arsyeja e vetme që ajo kishte udhëtuar drejt Moskës ishte për të luajtur në Rusi, në kohën kur në SHBA ligat e basketbollit janë në pushim. Ajo kishte pranuar se kishte bërë “gabim të paqëllimshëm” kur kishte marrë me vete vaj të kanabisit, për të cilin u dënua./ REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se ...
Qindra gazetarë dhe punonjës të tjerë të së përditshme...
Një tjetër rast dhune është shënuar në Kosovë, ku një ...
Motra e udhëheqësit suprem të Iranit ka dënuar shtypjen e ...
Kancelari Olaf Scholz u shpreh i kënaqur: Në video-mesazhi...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Euro...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përd...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Peter ...
Protestat e dhunshme shpërthyen në qytetin e Selanikut në ...
Që nga dita e djeshme gazetarët dhe redaktorët e së përdit...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Euro...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i nj...
Rënia më e madhe e eksporteve kineze që nga fillimi i pand...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur vendim...
Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me COVID-...
Dy shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mit...
Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdek...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Ley...
Letrat e bardha janë bërë simbol proteste për shumë nj...
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...