Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Letrat e bardha janë bërë simbol proteste për shumë njerëz që po protestojnë në rrugët e Kinës dhe në Shtetet e Bashkuara në ditët e fundit. Në një mjedis shtypës, letra bardhë është bërë një mjet për të komunikuar atë që një protestues dëshiron ta thotë, por nuk mundet.
Rrugët në Kinë tani janë të qeta dhe Pekini ka filluar të lehtësojë kufizimet e lidhura me koronavirusin. Por, pamjet nga protestat e fundit në Kinë dhe jashtë saj tregojnë protestuesit duke mbajtur letra të bardha. Eksperti i çështjeve kineze Perry Link shpjegon atë që disa e quajnë "revolucion i letrës së bardhë".
“Qëllimi kryesor i tyre është të protestojnë kundër autoritarizmit”, thotë ai.
Në një mjedis shtypës, letra bardhë është një mjet për të komunikuar atë që një protestues dëshiron ta thotë, por nuk mundet, thotë aktivisti për të drejtat e njeriut Yang Jianli.
“Për shkak të trysnisë dhe rrezikut të lartë politik, njerëzit nuk përdorin fjalët për të komunikuar por letrat e bardha. Kur shohin njerëz të tjerë në rrugë, përmes një shikimi të thjeshtë ata e kuptojnë se çfarë duan të përçojnë. Një konsensus i tillë dhe fuqia e krijuar prej tij, është e pamundur të shprehet publikisht për shkak të presionit të lartë politik, por gjithçka zbulohet në letrën e bardhë. Është një mesazh i qartë, përhapet lehtësisht dhe shoqërohet me rrezik dhe kosto të ulët", thotë Yang Jianli, themelues i Nismave të Fuqisë Qytetare për Kinën.
Protestat më të fundit në Kinë janë aktiviteti më i madh antiqeveritar në dekada. Pakënaqësia ka qenë në rritje në muajt e fundit për shkak të politikës “zero tolerancë ndaj Covid-19”, e cila çoi në bllokime sporadike, shpesh të gjata të qyteteve. Zemërimi shpërtheu pas zjarrit vdekjeprurës në një kompleks apartamentesh në rajonin e Xinjiangut, ku banorët thonë se ndërtesa ishte e mbyllur për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin, duke bllokuar disa banorë. Qytetarë anembanë vendit dolën në rrugë, shumë prej tyre me letra të bardha.
“Është një formë e posaçme mbrojtëse për të artikuluar mesazhin. Nëse policia ju pyet se çfarë mesazhi po komunikoni, ju mund të thoni asgjë. Nuk ka fjalë të shkruara që ata mund t’i përdorin për t’ju kapur”, thotë Perry Link, studiues i çështjeve të Kinës në Universitetit e Kalifornisë në Riverside.
Pas protestave, Kina njoftoi një lehtësim të kufizimeve për koronavirusin.
"Në këtë mënyrë shumë të vrazhdë po funksionon ndikimi i njerëzve të shtypur në ndryshimin e politikave të vendit", thotë zoti Link.
Por fryma e disidentëve gjithashtu po zhduket me shpejtësi përmes censurimit të medias dhe arrestimeve. Edhe nëse njerëzit nuk do të kishin protestuar ndaj politikave të ashpra të Kinës ndaj Covid-19, mund të shfaqen katalizatorë të tjerë për trazira sociale.
“Herët a vonë një tjetër shkas do të ishte shfaqur. Ekonomia mund të jetë një faktor tjetër, që do të mund të nxiste protestat”, thotë zoti Link.
Punëtorët e rinj të zemëruar në Kinë përballen me një shkallë papunësie prej gati 20 për qind. Cilido qoftë shkaktari i protestës së ardhshme, analistët thonë se disa qytetarë kinezë tani janë të gatshëm të kundërshtojnë qeverinë e tyre, me fuqinë e një letre të bardhë bosh./ VOA
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi ...
Kryetari i Partisë Inovative dhe njëkohësisht deputeti...
Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka këmbëngu...
Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcua...
Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kis...
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë sfidues...
Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së mar...
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...
Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplas...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thën...
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës ...
Kundërofensiva ushtarake e Ukrainës nuk ka përfunduar. Ajo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, vdekja ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifiki...
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ...
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gji...
Gjermania i ofroi Polonisë, anëtares së saj të NATO-s,...
Sulmet ruse janë raportuar gjatë natës në rajonin e Zapori...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...