
Kurti paralajmëron shtim të pranisë policore në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifiki...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, vdekja e të cilit nga një atak në zemër u raportua fundjavën e kaluar, ishte zyrtari më i shquar i vendit pas diktatorit Aleksandër Llukashenko. Një nga figurat e pakta me pushtet në krye të regjimit bjellorus, Makei kishte punuar si ndihmës i presidentit që nga viti 2000, përpara se të bëhej kreu i administratës presidenciale në vitin 2008 dhe të merrte në vitin 2012 postin e Ministrit të Jashtëm.
Gjatë 10 viteve të tij në këtë detyrë, ai krijoi reputacionin e zërit kryesor pro-perëndimor në regjimin bjellorus. Prandaj nuk është për t’u habitur që vdekja e tij e papritur në moshën 64-vjeçare ka shkaktuar një mori teorish konspirative: sidomos pasi ai ishte shumë aktiv deri pak para se të ndërronte jetë, dhe dukej se ishte krejtësisht i shëndetshëm.
Por për momentin, ato teori nuk mbeten asgjë më shumë sesa spekulime. Ajo që dihet është se Makei ishte fytyra dhe forca shtytëse e afrimit midis Minskut dhe Perëndimit që pas fillimit të konfliktit Rusi-Ukrainë në vitin 2014. Makei shfrytëzoi mundësitë që kishte në dispozicion për ta vendosur Minskun në një trajektore neutraliteti në politikën e jashtme, e cila në mënyrë të pashmangshme përfshinte njëfarë distancimi nga Rusia.
Siç ishte shprehur vetë, ai donte ta shihte Bjellorusinë të bëhej “një Zvicër e Europës Lindore”. Makei kishte më shumë gjasa se zyrtarët e tjerë të lartë të fliste në bjellorusisht, sesa në rusisht. Në vitin 2019, ai e dëboi ambasadorin rus Mikail Babiç, dhe gjatë kohës që kaloi si pjesë e administratës presidenciale, ai i spastroi radhët e aparatit shtetëror nga ithtarët më të mëdhenj të konceptit të “Botës Ruse” me në qendër Moskën, shumë kohë përpara se procesi i “bjellorusizmit” të bëhej një element qëndror në Minsk.
Për shkak të prejardhjes së tij, shumë njerëz në Bjellorusi dhe në Perëndim e panë Makein me shpresë gjatë protestave të mëdha të vitit 2020 kundër regjimit bjellorus. Ai dukej se ishte kandidati kryesor për të dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti me protestuesit apo t’u bashkohej radhëve të tyre, duke i hapur rrugën një përçarjeje brenda elitave që do të ishte thelbësore për një revolucion të suksesshëm.
Por këto shpresa u zhgënjyen. U duk sikur ishin mbivlerësuar bindjet e Makeit. Në fakt stili i tij më progresiv në krahasim me zyrtarët e tjerë ishte pikërisht i tillë: pra më shumë një stil, një metodë për të kryer punën, sesa një ideologji.
Ata që punonin bashkë me Makein apo që kishin kontakte të rregullta me të, e përshkruajnë atë jo si një liberal apo një disident të fshehtë, por si një udhëheqës autoritar të aftë në manovrimin midis intrigave të ndryshme të nomenklaturës, dhe një negociator mendjemprehtë dhe i përgatitur për t’u thënë homologëve të tij të huaj atë çfarë ata do të donin të dëgjonin.
Në momentin kritik, besnikëria e Makeit ndaj regjimit të Llukashenkos rezultoi të ishte më e fortë, sepse për të afrimi me Perëndimin dhe distancimi nga Rusia nuk ishin qëllimi përfundimtar, por thjesht një mënyrë për të forcuar sistemin. Ndërsa po rritej oreksi i Kremlinit për të kontrolluar hapësirën post-sovjetike, një politikë e jashtme e balancuar dhe shumë-vektoriale i dha regjimit bjellorus një shans më të mirë për të mbijetuar.
Llukashenko do ta ketë të vështirë të gjejë një zëvendësues për Makein, dhe që mund të krahasohet me të sa i përket përvojës në mesin e nomenklaturës. Roli i Ministrisë së Jashtme brenda sistemit, që është goditur nga disa valë shkurtimesh dhe spastrimesh vitet e fundit, ka të ngjarë të bjerë akoma më tej pikërisht për shkak të vdekjes së tij.
Makei mund të ketë qenë një figurë me ndikim në kohën kur regjimi kishte vendosur të ndiqte një politikë të jashtme të balancuar. Por izolimi i Bjellorusisë pas shtypjes së protestave në vitin 2020, dhe bashkëpunimi i saj në luftën e Rusisë kundër Ukrainës (Bjellorusia i lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj si një terren stërvitor), i la diplomacisë bjelloruse shumë pak hapësirë ??për manovrim, saqë vdekja e tij do të ndryshojë pak gjëra.
Pas revolucionit të dështuar të Bjellorusisë në vitin 2020, Makei nuk u prit më ngrohtësisht në shumë kryeqytete perëndimore. Ishte e qartë se pozita e tij politike ishte zbehur shumë brenda sistemit, për shkak të dominimit të tij nga siloviki-t, apo shërbimet e sigurisë, dhe afrimit akoma më të madh të Llukashenkos me Rusinë.
Askush nuk e kishte harruar se në verën e vitit 2020, Makei po këmbëngulte te diplomatët perëndimorë se të gjithë kandidatët e opozitës që garonin në zgjedhjet presidenciale, ishin të dërguar nga Kremlini për të prishur marrëdhëniet midis Minskut dhe Perëndimit.
Disa muaj më vonë, ai ishte po aq këmbëngulës në akuzën e tij se Perëndimi qëndronte pas përpjekjeve për të nxitur revolucionin në Bjellorusi, me qëllim që të krijonte një të çarë midis Minskut dhe Moskës. Gjithsesi, edhe muajt e fundit, Makei ishte përpjekur të dërgonte sinjale të caktuara te homologët e tij perëndimorë.
Në pranverë, ai u shkroi një letër disa ministrave europianë, duke u kërkuar atyre të heqin sanksionet, duke premtuar se ushtria bjelloruse nuk do të përfshihet në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Në shtator, ai u takua me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe Ministrat e Jashtëm të vendeve europiane në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë takim Makei u përpoq t’i bindte për planet e Llukashenkos për një amnisti të të burgosurve politikë në Bjellorusi. Por përpjekjet e tij rezultuan të kota. Në vend të një përgjigjeje ndaj letrës së tij në pranverë, një nga diplomatët evropianë e zbuloi atë në media.
Edhe takimet në Nju Jork dështuan. Jo shumë kohë më vonë, Llukashenko i përjashtoi të burgosurit politikë nga projektligji për amnistinë, pavarësisht nga garancitë e tij të mëparshme.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifiki...
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ...
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gji...
Gjermania i ofroi Polonisë, anëtares së saj të NATO-s,...
Sulmet ruse janë raportuar gjatë natës në rajonin e Zapori...
Ish-presidentja Cristina Kirchner është dënuar me gjas...
Një tjetër bazë ajrore ruse mori flakë pas një sulmi me dr...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën ...
Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit E...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Kufijtë e Amerikës, dhe kufijtë në përgjithësi, nuk ja...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin pë...
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler n...
“Siç e do zakoni bëhen dasmat në vendin tonë” është një sh...
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin ...
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...