
Jorida Tabaku, si avokate e Bashës/ Financimi rus, njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohësh të vetëdijshëm se konfliktet ushtarake me intensitet të lartë, dhe madje edhe luftërat e mëdha janë një mundësi reale për kontinentin. Këtë e tregon riarmatimi gradual i Europës, i përshpejtuar nga lufta në Ukrainë. Do të ishte e padrejtë të thuhej se liderët europianë janë jorealistë ndaj kërcënimeve me të cilat përballen. Por ata gabojnë kur besojnë se do të mjaftonte vetëm një përgjigje materiale ndaj këtyre kërcënimeve. Armatimi është vetëm një aspekt i problemit që ka sot Europa.
NATO ka tashmë në dispozicion mjete ushtarake, të cilat janë shumë superiore ndaj atyre të Rusisë. Por kjo nuk e pengoi presidentin rus Vladimir Putin të zbatonte planin e tij agresiv kundër Ukrainës, për të cilin Europa ka deklaruar qartazi një interes të rëndësishëm.
Dhe kjo ndodhi sepse ai i kuptonte realitetet morale dhe politike që fshiheshin pas çekuilibrit material. Putini e dinte se pavarësisht fuqisë së saj materiale, Europa ishte e paaftë për të përqafuar mundësinë që sjell një konflikt i hapur. Armët që ka në dispozicion Europa nuk mund të bëhen kërcënim për askënd, për sa kohë që shoqëritë demokratike të kontinentit nuk do të tregojnë kapacitetin dhe vendosmërinë për t’i përdorur ato.
Në një leksion të vitit 1939 në fillim të Luftës së Dytë Botërore, filozofi politik dhe sociologu francez, Rajmond Aron shkroi ndër të tjera se pavarësisht pasurisë dhe fuqisë së tyre, demokracitë e inkurajojnë agresionin vetëm kur ndahen virtytet e paqes nga ato ushtarake, mbi të cilat regjimet totalitare pretendonin se kishin monopolin.
“Kur dikush po u flet njerëzve që pretendojnë se e përçmojnë paqen, duhet thënë se ai që e do paqen, nuk është për frikacak. Është qesharake të kundërvësh regjime të bazuara tek puna ndaj regjimeve të bazuara te koha e lirë. Është groteske të besosh se topave mund t'u rezistohet me gjalpë”- theksoi ai.
Pra epërsia në aspektin metrik, nuk do të thotë pothuajse asgjë politikisht pa cilësitë morale që i bëjnë komunitetet politike të gatshme për t’i mobilizuar ato përmes veprimeve konkrete. Një ndër këto cilësi morale është një kuptim i përbashkët i parimeve - ndjenja e së mirës së përbashkët - për të cilat një komunitet është i gatshëm të bëjë sakrifica.
Demokracitë e shtyjnë shumë larg frymën e kompromisit, pasi ato priren ta konsiderojnë dhunën si të keqen më të madhe. Dhuna mund të jetë e keqja më e madhe, vetëm nëse e mira parësore e siguruar nga politika është ruajtja e jetës, në vend se të vazhdojë të jetojë në një mënyrë të caktuar që përcakton komunitetin e dikujt - dhe të kundërshtojë kërcënimet ndaj asaj mënyre jetese të paraqitura nga armiqtë e dikujt.
Megjithatë, kuptimi dominues i Bashkimit Europian e koncepton veprimin politik thjesht si zbatimi i normave universale dhe imperativave globale. Duke qenë dëshmitar i fillimit të kësaj Europe, Aron shprehu alarmin që herët se si politika e re e të drejtave të njeriut ndikoi në marrëdhëniet midis disiplinës qytetare dhe demokracisë: “Morali qytetar vendos mbi çdo gjë mbijetesën, sigurinë e komunitetit.
Por nëse morali perëndimor është bërë moral i kënaqësisë, i lumturisë individuale, në vend të virtyteve qytetare, atëherë mbijetesa është në dyshim. Në rast se nuk mbetet asgjë më shumë nga detyrat e qytetarëve, nëse europianët nuk kanë më ndjenjën se duhet të jenë gati të luftojnë për të ruajtur mundësinë për të shijuar kënaqësitë dhe lumturinë e tyre, atëherë ne jemi njëherazi të shkëlqyer dhe dekadentë”.
Bashkimi Europian sugjeroi se ishte duke ndodhur një proces gjithnjë e më i zgjatur diskutimi, prodhimi dhe shkëmbimi paqësor, dhe nga kjo qasje u duk sikur paqja ishte rezultat i pashmangshëm i diskutimit më të madh dhe të më shumë shkëmbimeve. Europianët pushuan së kuptuari se njerëzit mund të ndiqnin qëllime të papajtueshme apo ta konsiderojnë dhunën një mjet legjitim për sigurimin e llojeve të caktuara të interesave.
Përkundrazi, konflikti u dukej si produkt i shkaqeve aksidentale, si një problem zhvillimi ose keqkomunikimi që mund të kapërcehej së shpejti. Globalizimi ishte integrimi europian në një format më të madh. Sukseset politike dhe ekonomike të Gjermanisë, vendit më të fuqishëm të Europës, janë shpjeguar prej kohësh me globalizimin. Është kjo arsyeja pse zgjimi i Europës nga letargjia e saj politike, mund të jetë jo pak i vështirë.
Por problemi është edhe më i thellë sesa kaq. Duke e përjashtuar sovranitetin nga kuptimi i tyre mbi politikën, europianët e kanë bërë luftën një objekt të paimagjinueshëm. Ata nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë luftën, dhe aq më pak ta kundërshtojnë atë, për sa kohë që ata vazhdojnë t’i shohin të tjerët ashtu siç e shohin veten.
E dobësuar materialisht dhe moralisht nga dy luftëra botërore, Europa i humbi gradualisht mjetet dhe dëshirën për ta ushtruar fuqinë e saj. Duke mos pasur keqardhje për këtë humbje, Europa e përqafoi atë në dekadat e mëvonshme si një virtyt dhe një shenjë përparimi. Ajo e dënoi përdorimin e forcës - për të cilën ajo vetë nuk ishte më e aftë - si mbetje e një epoke tjetër, asaj të nacionalizmit dhe imperializmit. Zhvillimi ekonomik i Europës, dukej se provonte tezën se forca ushtarake ishte e pakuptimtë dhe imorale. Po ashtu Evropa propagandoi tezën tjetër se zhvillimi ekonomik do të prodhonte efekte të ngjashme kudo.
Ajo besonte se Kina, Rusia ose Turqia do t’i bashkoheshin së shpejti, secila me ritmin e vet, komunitetit të shoqërive liberale dhe demokratike ndërsa ekonomitë e tyre po integroheshin më shumë në një botë të globalizuar. Për dekada të tëra, europianët ishin në gjendje të injoronin pasojat praktike të qasjes së tyre paqësore falë mbrojtjes së ofruar nga Shtetet e Bashkuara.
Tani qeveritë europiane duhet të përballen me një situatë të re. Por si do të munden europianët të rikthejnë besimin në kapacitetin e tyre për përpjekje dhe sakrifica ushtarake? Sërish në ndihmë na vjen leksioni i Aron: “I vetmi ndryshim, është se në demokraci, njeriu duhet të pajtohet në mënyrë spontane mbi ato nevoja që imponohen diku tjetër”.
Putin mund ta tërheqë vendin e tij në luftë edhe pa mbështetjen e qartë të qytetarëve rusë. Gjithçka që i nevojitet është një ushtri e gatshme për të vepruar sipas urdhrave të tij. Në rastin e regjimeve demokratike, problemi nuk është vetëm të kenë në dispozicion mjetet e duhura të veprimit dhe një aparat besnik të sigurisë, por që qytetarët të njohin rrethanat dhe rreziqet që e bëjnë përdorimin e tyre të domosdoshëm dhe legjitim.
Por komunitetet politike e kanë të vështirë, pasi në fillim e dënojnë përdorimin e forcës, dhe më pas identifikojnë rrethanat që mund të kërkojnë hyrjen në një konflikt. Por duke pritur pasivisht një krizë mjaft serioze që të na detyrojë të mbrohemi, ne u japim mundësinë armiqve tanë të zgjedhin rrethanat që janë më të favorshme për ta.
Pra, riarmatimi i Europës nuk mund të vijë vetëm nga vetëdija nga ana e vendimmarrësve e domosdoshmërisë për t’i kushtuar më shumë burime forcave të armatosura të Europës. Tani përgjegjësia kryesore e elitave europiane, është t’u tregojnë qartë qytetarëve të kontinentit situatën në të cilën ndodhen dhe përgjegjësitë që ajo sjell për secilin prej tyre.
Është e paimagjinueshme që ndërsa Europa rrit buxhetet e saj ushtarake, të vazhdojë të promovojë, pa asnjë dyshim, integrimin e saj në një ekonomi të globalizuar që aq shpesh u ka ofruar kundërshtarëve të saj mjetet e fuqisë së tyre të sapogjetur. Një debat i tillë kërkon që Europa ta reformojë mënyrën se si mendon për qëllimet e vetë demokracisë.
Mundësia gjithnjë në rritje e luftës, duhet t’i kujtojë botës se diskutimi kolektiv na jep një shans për të formuluar detyrimet politike të bëra vetë. Dhe se refuzimi i detyrimeve të tilla për hir të zgjerimit të të drejtave të njeriut, nuk na çliron nga barra e politikës, por na ekspozon në mënyrë të pavetëdijshme ndaj rrezikut për t'u bërë subjekt i një vullneti të huaj dhe armiqësor.
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e planit o...
Policia ka arrestuar një person në Kurbin, në sajë të ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2020, të shpërthimit m...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sot...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....