
Holanda kundër futjes së Bullgarisë në zonën Shengen
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Teknologjinë (TTF) zhvilloi të hënën takime në nivel të lartë për herë të tretë që nga themelimi i tij në vitin 2021. Komisioneri i Biznesit i BE-së, Valdis Dombrovskis dhe Komisionerja e BE-së për Konkurrencën dhe Dixhitalizimin, Margarethe Vestager, diskutuan një listë të gjatë temash me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Anthony Blinken, Sekretaren e Tregtisë Gina Raimondo dhe Përfaqësuesen e Tregtisë Katherine Tai. Pika më e rëndësishme e mosmarrëveshjes nga pikëpamja e evropianëve janë subvencionet në "Ligjin e Reduktimit të Inflacionit" (IRA) amerikane për industrinë e automjeteve amerikane.
IRA, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar, parashikon që blerësit e makinave në SHBA do të marrin deri në 7.500 dollarë ulje tatimore nëse blejnë një automjet elektrik, pjesët kryesore të të cilit, si bateria, janë të prodhuara në Amerikë. Makina duhet të montohet përfundimisht në SHBA. Qeveria amerikane dëshiron ta përdorë këtë për të tërhequr prodhuesit e eko-automjeteve në SHBA dhe për të promovuar industrinë vendore të automjeteve. Varësia nga lëndët e para dhe produktet primare nga Kina do të reduktohen. Në përgjithësi, qeveria amerikane dëshiron të mbështesë investimet në prodhimin miqësor ndaj klimës me 370 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Megjithatë, vetëm një pjesë e parave janë të destinuara për subvencione për vetura.
Cilat janë kundërshtimet e europianëve?
Gjatë vizitës së tij në Uashington javën e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron, e quajti politikën e subvencioneve të SHBA-së "superagresive" dhe paralajmëroi për një përçarje të mundshme në marrëdhëniet transatlantike. Macron dhe shumë përfaqësues të tjerë të BE-së paralajmërojnë për një konflikt tregtar apo edhe një luftë tregtare, sepse SHBA do të përjashtonte prodhuesit e huaj të automjeteve që nuk prodhojnë ekskluzivisht në SHBA nga torta e subvencionimit.
Komisioneri Ekonomik i BE-së Valdis Dombrovskis i përshkruan dispozitat proteksioniste në ligjin kundër inflacionit si një disavantazh të madh. "IRA përmban qartë elemente diskriminuese që do të pengonin kompanitë e BE-së të eksportojnë në SHBA dhe të konkurrojnë drejt me produktet amerikane në vendet e treta. Ne duam drejtësi dhe presim që kompanitë evropiane të trajtohen në të njëjtën mënyrë si prodhuesit amerikanë dhe eksportet e tyre në Evropë”, tha Dombrovskis përpara udhëtimit të tij në Uashington.
Kreu i prodhuesit gjerman të makinave BMW, Oliver Zipse, i cili prodhon për tregun amerikan në Spartanburg, Karolina e Jugut, ankohet hapur për proteksionizmin e qeverisë amerikane. Oliver Zipse kritikoi në gazetën Handelsblatt se makinat elektrike nuk mund të prodhohen ekskluzivisht me pjesë amerikane, pavarësisht nga të gjitha rajonet e tjera të botës.
Cilat janë qëndrimet e palës amerikane?
Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte hedhur poshtë kritikat e presidentit francez ndaj ligjit javën e kaluar. "Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë falje. Dhe unë nuk kërkoj falje për këtë," tha Biden. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ai pranoi se rregullat e subvencionimit mund të përmbajnë "disa gabime" që mund të korrigjohen për "të bërë më të lehtë për vendet europiane pjesëmarrjen".
Ron Wyden, kryetari i Komitetit të Financave të Senatit, nuk ishte i gatshëm për kompromise. "Kongresi miratoi legjislacionin për të nxitur industrinë amerikane të automjeteve, për të krijuar vende pune me pagesë të mirë në Amerikë dhe për të luftuar ndryshimet klimatike në të njëjtën kohë. Unë nuk kam ndërmend ta rihap atë," tha Wyden, i cili është anëtar i Partisë Demokratike të Presidentit Biden.
Si mund të zgjidhet konflikti?
Zyrtarët e BE-së do t'i propozojnë Përfaqësuesit të Tregtisë Tai dhe ministrave amerikanë që t'u japin prodhuesve europianë të njëjtat përjashtime si furnizuesit nga Kanadaja, Meksika, Japonia ose Koreja e Jugut. Si partneri tregtar i preferuar i SHBA-së, ata janë të përjashtuar nga disa dispozita të Aktit të Subvencioneve.
Franca ka kërkuar disa herë hartimin e një "Ligji Europian të Investimeve" që do t'u paguajë subvencione prodhuesve europianë nëse ata zhvendosin objektet e tyre të prodhimit dhe zinxhirët e furnizimit në Europë. Kjo garë e mundshme për subvencione duket e tepërt për Gjermaninë, Holandën dhe europianët e tjerë hezitues.
Eurodeputeti Bernd Lange (SPD), kryetar i Komitetit të Tregtisë në Parlamentin Europian, paralajmëron BE-në të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos shqetësohet përsëri për vlerat e përbashkëta të Perëndimit. "Shtetet e Bashkuara nuk janë naive. Ato i zbatojnë interesat e tyre në mënyrë të ashpër", shkruan Lange në faqen e tij të internetit.
Bashkimi Europian mund të padisë SHBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) për shkeljen e rregullit të konkurrencës në favor të produkteve vendore ndaj atyre të huaja dhe për mosekzistencën e kushteve të barabarta në treg. Ajo që vlen për Kanadanë, për shembull, duhet të zbatohet edhe për BE-në, ankohen zyrtarët e Komisionit të BE-së në Bruksel. Megjithatë, një proces gjyqësor përpara OBT-së është i gjatë dhe mund të zvarritet me vite. Por një proces gjyqësor nuk do të ishte i pazakontë, pasi një numër padish janë në pritje përpara OBT-së. Më e njohura është ndoshta mosmarrëveshja prej dekadash mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve Boeing në SHBA dhe Airbus në Europë.
Cilat mund të jenë rezultatet e bisedimeve?
Pala europiane nuk pret një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Një sukses do të ishte arrija e një marrëveshjeje për periudhat kalimtare për prodhuesit europianë të makinave ose pezullimi i përkohshëm i dispozitave për të krijuar më shumë kohë për negociata. "Në situatën aktuale gjeopolitike dhe me synimet tona të përbashkëta të politikës klimatike në mendje, ne duhet të fokusohemi në krijimin e aleancave në fusha të rëndësishme, qofshin ato bateri, energji të rinovueshme apo riciklim. Ne nuk duhet të krijojmë barriera të panevojshme apo konflikte të mundshme tregtare," paralajmëroi BE. Komisioneri Valdis Dombrovskis tha: "Nuk do të jetë e lehtë të rregullohet, por ne duhet ta rregullojmë"./DW
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pa...
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin nga autorët e d...
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar shtetasin B.M.,...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen ...
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se sfida e poli...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...