VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si një heroinë e botës së lirë. Pasardhësi i saj ishte Olaf Sholc, një burrë shtatshkurtër dhe shumë i sertë nga radhët e socialdemokratëve gjermanë. Ai vishet me kostume të errëta dhe elegante, dhe në fillim gjermanët shpresonin se ai do të vazhdonte të qeveriste si ajo.
Por një vit më vonë, bota ka ndryshuar. Rusia ka pushtuar Ukrainën, gazi natyror dhe nafta janë më të shtrenjta, dhe Gjermania ka frikë se çfarë mund të ndodhë këtë dimër. Pasardhësi e ka privuar zonjën Merkel nga trashëgimia e saj. Dikur një shembull i shkëlqyeshëm i mendjemprehtësisë që duhet të ketë një udhëheqës politik, Merkel duket tani se ka një pjesë të vogël të fajit.
Ajo është shndërruar nga menaxhere e krizës në një shkaktare të krizës. Por është e habitshme se sa e pandryshuar duket ajo kur e takon. Sa e shpenguar. Duket sikur asnjë lajm i keq nuk mund të depërtojë në shtëpinë e saj. Ajo na pret e ulur në një divan të zi, dhe mban njërën këmbë mbështetur mbi një jastëk në kuq në formë zemre, të cilin e ka marrë me vete nga kancelaria.

Gjatë pushimeve verore në Salcburg me bashkëshortin e saj, ajo plagosi gjurin në një restorant, duke rrëshqitur aksidentalisht mbi dërrasat e lagura të dyshemesë. Ajo ishte në krye të listës së femrave më të fuqishme në botë për 14 vjet. E pyes për krizën aktuale. “Do të kisha preferuar një periudhë më të qetë pas largimit tim, sepse unë kalova shumë kohë për çështjen e Ukrainës”- më thotë Merkel.
Por për ish-kancelaren, lufta që nisi këtë vit nuk ishte e habitshme, sepse Marrëveshjet e Minskut ishin shkelur, dhe për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti i tij. A është penduar ajo që nuk kandidoi sërish për kancelare?
“Jo. Kishte ardhur koha për një kancelar të ri. Brenda vendit ndryshimi ishte madje i vonuar. Edhe në politikën e jashtme, unë nuk po arrija më asnjë përparim në shumë gjëra që po përpiqeshim të bënim. Jo vetëm në Ukrainë. Edhe në Transnistria dhe Moldavi, Gjeorgji dhe Abkhazi, Siria dhe Libia. Ishte koha për një qasje të re”, thekson ish-kancelarja.
Në tryezën e zyrës së saj gjendet një vëllim i trashë dokumentesh që kanë të bëjnë me politikën e jashtme gjermane në vitin 1991, në të cilat ajo sapo ka lexuar mbi shqetësimet që kishte Helmut Koh kishte për Bashkimin Sovjetik që ishte në shpërbërje e sipër.
Merkel thotë se Ministri i jashtëm i Moskës në atë kohë, Eduard Shevardnaxe, i tha homologut të tij gjerman, Hans-Dietrih Gensher, se nëse shembej BRSS, do të rikthehej në skenë çështja e Krimesë. E vetmja gjë që mund të bëjë tani, është të pranojë gabimet dhe të kërkojë falje.
Të gjithë e duan një falje nga ajo, veçanërisht për politikat e Gjermanisë ndaj Rusisë. Por duket se Merkel nuk është e interesuar të shprehë pendesë, sepse nuk është e sigurt nëse ka bërë diçka të gabuar. Por nga ana tjetër, nuk është e sigurt nëse historia mund të vërtetojë përfundimisht drejtësinë e vendimeve të saj.
Asaj i është dashur të shohë se sa keq po funksionojnë zgjidhjet diplomatike, dhe kur nuk sheh asnjë alternativë reale për to. Merkel e lavdëron rezistencën e popullit ukrainas, por beson se Gjermania nuk duhet të jetë kombi i parë që dërgon tanke moderne, sepse siç thotë ajo “Gjermania mund të përdoret ende me efektivitet në negociatat me Rusinë”.
Merkel ishte dikur mbretëresha e diplomacisë së krizave, perandoresha e seancave negociuese të natës vonë. Përpara Marrëveshjes së Minskut, ajo udhëtoi për 8 ditë midis Berlinit, Brukselit, Moskës, Kievit dhe Uashingtonit, derisa në një moment u ul në një tryezë në Minsk dhe negocioi deri në mëngjes.
Më vonë Putini do të deklaronte se kishte qenë nata më e vështirë e jetës së tij. Ajo e pa në TV samitin e Shangait, dhe mundi të shihte se si ka ndryshuar marrëdhënia midis presidentit të Kazakistanit Kasim-Xhomart Tokajev dhe Putin.

“Pavarësisht sistemeve të ndryshme politike të dy vendeve, Tokajev është një pikë ndërlidhëse për ne në Perëndim. Ai ka refuzuar haptazi ta mbështesë luftën e Putinit. Mendoj se duhet një forcë e pabesueshme që dikush t’i rezistojë Rusisë. Mendoj se edhe presidenti i Kinës Xi e ka regjistruar këtë moment”- thekson ish-kancelarja.
Mergel është e vetëdijshme për presionin që po përjeton aktualisht Sholc. Ka kaq shumë punë për të bërë në të njëjtën kohë. Kaq shumë mendime. “Unë ndjek vazhdimisht mediat dhe mund të imagjinoj se si duhet t’i duken ndonjëherë titujt e tyre kancelarit aktual. Kështu është jeta e tij tani. Me një kalendar shumë të ngjeshur dhe plot me sfida. Një ditë është Kina. Më pas, vizitat nga Parisi në Greqi, dhe sërish nga e para”- shton Merkel.
Ajo e ka kaluar të gjithë karrierën e saj politike përkrah burrave të rëndësishëm dhe shpesh ka fituar. Merkel triumfoi ndaj Helmut Kol, Edmund Shtoiber, Gerhard Shrëder dhe Horst Sihofer, ndaj Pedro Sançez, Nikolas Sarkozi dhe Xhoxh W.Bush.
E gjithë jeta e saj ka qenë në thelb një shembull i politikës feministe, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. Por ajo nuk e luajti “kartën e gruas”, ajo thjesht triumfoi. Merkel nuk u përfshi në asnjë nga skandalet, në asnjë aferë koruptive, asnjë akuzë për plagjiaturë, siç ka ndodhur me politikanë të tjerë në Gjermani.
Megjithatë, siç duken gjërat aktualisht, kjo mund të mos e ndihmojë atë. Sepse Putin, një njeri të cilin ajo e njihte aq mirë dhe për kaq shumë kohë, me të gjitha truket, gënjeshtrat dhe trimërinë e tij, po e shkatërron trashëgiminë e saj.
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Uashingtoni nuk sheh shenja se Moska është e interesuar pë...
Presidenti rus Vladimir Putin duhet të vuajë jo pak nga pa...
Ka kohë që marrëdhëniet midis dy vendeve nuk kanë qenë...
Një cunami ka ndodhur pasditen e së dielës pranë ishullit ...
Tragjedi në rajonin e Flanders të Belgjikës. Një burrë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Prokurorin...
Prokurori i Përgjithshëm iranian, është shprehur se "polic...
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet ...
Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Brita...
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, udhëtoi në Mi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kritik...
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lid...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të...
Rusia nuk do të pranojë një kufi mbi çmimet për ekspor...
Një shkencëtar ka bërë rrëfimin tronditës në lidhje me...
Një "biznesmen i pasur rus" u arrestua në Londër këtë ...
Disa nga pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës...
Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bom...
Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrain...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...