Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë prezantuar bombarduesin e ri bërthamor, B-21, i cili gradualisht do të zëvendësojë avionët që fillimisht u përdorën në Luftën e Ftohtë.
Bombarduesi i parë, i prodhuar pas 30 vjetësh, mund të kushtojë pothuajse 700 milionë dollarë dhe ai mund të bartë armë bërthamore dhe konvencionale.
Ashtu siç pritej, detajet specifike të kësaj fluturakeje kanë mbetur sekrete.
Por, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ky bombardues është “dëshmi e avantazheve të qëndrueshme të Amerikës në zotësi dhe inovacion”.
Bombarduesi B-21Raider u prezantua gjatë një ceremonie të kompanisë prodhuese Northrop Grumman, të mbajtur në Kaliforni.
Austin tha se avioni ofron përparësi krahasur me bombarduesit aktualë në flotën e SHBA-së, duke shtuar se “edhe sistemet më të sofistikuara të mbrojtjes ajrore do të kenë vështirësi që të detektojnë në qiell bombarduesin B-21”.
“Pesëdhjetë vjet të përparimeve në teknologji të vëzhgimit janë përfshirë në këtë avion”, tha ai.
Ai shtoi se avioni është ndërtuar me një “sistem të hapur arkitekturor” që lejon përfshirjen e “armëve të reja dhe atyre që ende nuk janë zbuluar”.
Përderisa gjatë ceremonisë nuk u përmend nëse ky bombardues mund të fluturojë pa ekuipazh, një zëdhënëse e forcave ajrore amerikane tha se avioni “është i ndërtuar që ta ketë edhe këtë opsion, por ende nuk ka vendim që i njëjti të operohet pa ekuipazh”.
Fluturimi i parë i B-21 është paraparë të ndodhë vitin e ardhshëm.
Ky avion do të zëvendësojë modelet B-1 dhe B-2 që janë pjesë e flotës, dhe autoritetet parashikojnë se do të duhen 203 miliardë dollarë për ndërtimin e tyre, blerjen dhe operimin gjatë 30 vjetëve, raportoi "Bloomberg".
Gjashtë bombardues të tillë aktualisht janë në prodhim, tha kompania prodhuese, duke shtuar se ata do të jenë “gjenerata e re e avionëve të padetektueshëm” dhe për ndërtimin e tyre do të përdoren “teknika dhe materiale” të paspecifikuara.
Forcat ajrore amerikane pritet të pajisen me të paktën 100 avionë të tillë./REL
Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrain...
Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menj...
Nga masakrat dhe shkatërrimi në Ukrainë, deri te konflikti...
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...