Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gjendje të angazhojnë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, për shkak të kohës së shkurtër të mbajtjes së tyre.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan - do të mbahen më 18 dhjetor.
Kryetarët e këtyre komunave kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në veri, që bartin targa të paligjshme serbe.
Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat.
Szunyog tha se janë duke diskutuar ngushtë me autoritetet në Kosovë rreth përgatitjeve për zgjedhjet e shpallura në katër komunat veriore dhe se janë në konsultime me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe autoritetet tjera.
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Këto komente Szunyog i bëri në një konferencë për media më 2 dhjetor, ku u prezantuan gjetjet preliminare dhe konkluzionet mbi gjendjen e zbatimit të rekomandimeve të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2021.
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë ka propozuar 23 rekomandime për autoritetet në Kosovë.
Rekomandimet fokusohen në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, mbikëqyrje efektive të financimit të partive, reklamimin zgjedhor në platformat online, pastrimin e listave të votuese dhe rekomandime tjera.
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgim të Zgjedhjeve në Kosovë, Lukas Mandl, tha se rekomandimet mund t’i përmirësojnë zgjedhjet e ardhshme dhe t’i fuqizojnë institucionet demokratike.
Misioni për Vëzhgimit e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është për të vlerësuar procesin zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Bashkimi Evropian që nga viti 2013 ka vëzhguar të gjitha zgjedhjet në Kosovë./ REL
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhe...
Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të e...
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për lufti...
Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë...
Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksi...
“Duam liri, jo tampona!”, “Duam demokraci, jo diktaturë”, ...
Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes...
Bashkimi Europian po i afrohet më shumë vendosjes së një k...
Senati ndërmori një veprim të shpejtë për të shmangur një ...
Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij francez...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëku...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...