Gjykata pezullon vendimin e Qeverisë për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...

Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharkivit po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt. Pothuajse i rrënuar, Kharkivi është duke u rindërtuar, që kur forcat ukrainase çliruan rajonin dy muaj më parë. Tani ky rajon është kthyer në simbol të vullnetit të ukrainasve për të mbijetuar.
Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Anna Chernikova, nga Kievi dhe Stephen Boitano nga Kharkivi, sjellin materialin në vijim.
Këto rrënoja i përkasin Saltivkas, një nga zonat më të populluara në Kharkiv. Pjesa veriore e lagjes është rreth 40 kilometra nga kufiri me Rusinë.
Është e vështirë të gjesh një shtëpi të padëmtuar.
Banori Viktor Monakhov, së bashku me vullnetarë të tjerë, ndihmuan në evakuuimin e civilëve në fillim të luftës. Ai ironizon portretizimin e pushtuesve rusë nga presidenti Vladimir Putin si “vëllezër çlirimtarë”.
“Nga çatitë e këtyre shtëpive shihet kufiri me Federatën Ruse prej nga erdhën raketat e para. Ju mund të shihni shkatërrimin, pasojat e kësaj ‘dashurie vëllazërore’”, tha me ironi banori Viktor Monakhov.
Ukrainasit e çliruan Kharkivin në shtator. Por, sulmet me raketa po vazhdojnë.
“Rusët nuk ndalen duke goditur infrastrukturën. Kjo fatkeqësisht do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare”, tha zoti Monakhov.
Oleksiy jetonte në lagjen Saltivka me familjen e tij. Biznesi i tij u shkatërrua nga bombardimet e forcave ruse.
“Shisja rroba për fëmijë në dyqanin tim. Dyqani u sulmua që në ditët e para dhe tregu u shkatërrua plotësisht”, thotë Oleksiy.
Oleksiy tani është vullnetar duke ndihmuar ushtrinë dhe banorët të luftojnë kundër pushtimit rus.
Kharkivi është afër kufirit me Rusinë dhe për këtë po paguan një çmim të lartë.
“Ka vështirësi për të siguruar mbrojtjen ajrore. Jemi në rrezik nga raketat dhe raketa-hedhëset”, thotë një nga mbrojtësit e Kharkivit, Vladyslavi.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe historikisht, banorët e tij kanë pasur qëndrime pozitive për Rusinë.
Por kjo filloi të ndryshojë në vitin 2014 me luftën në Donbas dhe aneksimin e Krimesë. Në vitin 2022, bombardimet e pamëshirshme të Rusisë, jo vetëm që shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit, por edhe çdo gjurmë të vullnetit të mirë që kishte mbetur./REL
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhe...
Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të e...
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për lufti...
Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë...
Është një mëngjes i vrenjtur nëntori në Berlin. Në mëngjes...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksi...
“Duam liri, jo tampona!”, “Duam demokraci, jo diktaturë”, ...
Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes...
Bashkimi Europian po i afrohet më shumë vendosjes së një k...
Senati ndërmori një veprim të shpejtë për të shmangur një ...
Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe homologu i tij francez...
Qeveria e Serbisë emëroi të enjten një politikan të palëku...
Kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha të enjten se ...
Policia në Spanjë shpërtheu një pako të dyshimtë të zb...
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qenë në qe...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemëri...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...