Sofja e zemëruar pas refuzimit të Holandës që Bullgaria të hyjë në Shengen
Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për ...

Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrainas të Hersonit më 3 dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në këtë qytet të çliruar kohëve të fundit.
Njoftimet për granatime në Herson vijnë teksa luftimet po vazhdojnë në lindje, përderisa zyrtarët kanë paralajmëruar se Ukraina përballet me një dimër të vështirë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj.
“Pushtuesit rusë kanë granatuar Hersonin – kanë dëmtuar rrjetin elektrik. Qyteti sërish ka mbetur pa energji elektrike”, tha guvernatori Yaroslav Yanushevych përmes "Telegramit". Ai shtoi se teknikët janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji në këtë qytet të çliruar së fundmi, e që gjendet në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnjepër.
Ukraina rimorin kontrollin e Hersonit më 11 nëntor, pasi ushtria ruse u tërhoq në anën e majtë të brigjeve të Dnjepërit. Artileria ruse është vendosur në një pozicion të ri përgjatë lumit dhe vazhdimisht ka sulmuar qytetin me raketa.
Tre persona janë vrarë një ditë më parë për shkak të granatimeve ruse në qytet, tha Yanushevych.
Miliona ukrainas po përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes pas një vale të sulmeve ruse në mbarë vendin, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 2 dhjetor se sulmet e reja ndaj infrastrukturës së Ukrainës janë “të pashmangshme”.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se do të bëjnë gjithçka për të riparuar dëmet.
Teksa Hersoni po përballet me granatime, në lindje të Ukrainës forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut. Ushtria ukrainase tha më 3 dhjetor se një ditë më parë ka rrëzuar një helikopter dhe gjashtë dronë të Rusisë.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat ruse kanë kryer sulme të shumta ajrore që kanë goditur infrastrukturën civile dhe pozicionet e ushtrisë ukrainase përgjatë vijës së kontaktit.
Raportimet nga fushëbeteja nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur./REL
Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për ...
Përveç luftës në Ukrainë, Rusia po përdor luftën hibri...
Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do të “presë menj...
Nga masakrat dhe shkatërrimi në Ukrainë, deri te konflikti...
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë...
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...