
Macron, në Nju Orlins për të shtuar lidhjet me SHBA-në
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Lufta në Krime po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe kjo gjë po ndihet shumë në gadishull. Në bisedat përmes komunikimeve të sigurta, njerëzit në Krime flasin për një tension në rritje në të gjithë rajonin, ndërsa presin nisjen e luftimeve të drejtpërdrejta.
Ata thonë se në territorin që u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, po përgatiten grupet diversante dhe partizane. Frustrimi dhe paniku janë në rritje, për çdo gjë, nga rekrutimi deri tek çmimet që po shënojnë rekorde. Një nga banorët me tregoi për zemërimin e tij për pamundësinë për të siguruar shërbimin në spital, për shkak të numrit të madh të të plagosurve rusë të sjellë nga frontet e luftës.
Ndërsa një tjetër u shpreh se elita e shqetësuar ruse, po përpiqet të shesë shtëpitë e saj të pushimit në Krime, por nuk po gjen dot blerës. Kur Vladimir Putin nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në fundin e muajit shkurt, pak njerëz prisnin që 9 muaj më vonë forcat ukrainase të kërcënonin të rimerrnin Krimenë.
Por kjo nuk shihet më si diçka e pamundur, sepse trupat e mirorganizuar të Kievit treguan se ishin të afta t’i dëbonin forcat ruse nga Karkivi në verilindje të Ukrainës dhe Kersoni në jug. Tamila Tasheva, përfaqësuesja e përhershme në Krime e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, thotë se ka shpresa të mëdha që gadishulli të përfundojë sërish në duart e Ukrainës.
“Po, është plotësisht e mundur që ne ta kthejmë Krimenë. Synimi ynë është rikthimi i të gjithë territorit tonë, dhe këtu përfshihet natyrisht edhe Krimeja”- thotë ajo për ‘POLITICO’ nga zyra e saj në Kiev. Një 37-vjeçare tatare nga Krimeja, familja e të cilës jeton ende në gadishull, Tasheva po merret me përgatitjen e planeve për atë që do të ndodhë pasi të “çlirohet” Krimeja.
Ajo po harton një kornizë ligjore, për t’u përballur me çështjet juridike që do të sjellë faza e drejtësisë tranzicionale. Kievi do të preferonte që gadishulli të kthehej pa luftë, por Tasheva shton se “rruga ushtarake mund të jetë zgjidhja e vetme”.
“Tani situata është shumë e ndryshme nga viti 2014. Ne kemi shumë komunikim me njerëzit në Krime, dhe ata janë gjithnjë e më të zemëruar nga çmimet e larta të ushqimit dhe mungesat në ilaçe. Dhe ka pasur një rritje të protestave kundër luftës, sidomos që nga fillimi i rekrutimit dhe mobilizimi i pjesshëm”- thekson Tasheva.
Kur u pyet për njerëzit që formojnë grupe partizane anti-ruse, ajo komentoi shkurt:“Sigurisht që ekzistojnë”. Ajo shton se dallimi midis vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë dhe tani, ka të bëjë më faktin se Ukraina ka sot një ushtri të fortë dhe një udhëheqje të vendosur. Dhe kjo po ndikon dhe forcon shpesën e njerëzve në Krime.
Për Putinin, Krimea ka qenë prej kohësh një kauzë e shenjtë. Ai e quajti atë një “pjesë të pandashme të Rusisë”, dhe kjo bëri që shumë njerëz në Perëndim të frikësoheshin se ajo mund të ishte një “vijë e kuqe: për Moskën. Por me shumë guxim ukrainasit kanë goditur vazhdimisht që nga gushti objektivat ruse në Krime, përfshirë bazat ajrore dhe anijet ushtarake.
Megjithatë, tensionet u rritën shumë pas shpërthimit të 8 tetorit që dëmtoi Urën e Kerçit, një linjë jetike furnizimi midis Rusisë dhe Krimesë. Njerëzit në Krime thonë se rusët janë të shqetësuar dhe në kërkim të simpatizantëve pro-ukrainas, nga frika e më shumë akteve të sabotimit.
Kievi nuk ka marrë kurrë zyrtarisht përgjegjësinë për atë që ka shumë të ngjarë të ishte një shpërthim me një kamion-bombë. Njerëzit me të cilët bisedoi ‘POLITICO’ nuk mund të përmenden me emër për sigurinë e tyre, por ata përfshijnë biznesmenë, avokatë dhe punonjës të IT.
“Që nga ajo ngjarje ka pasur shumë panik. Nga ai moment oficerët dhe ushtarët rusë i kanë zhvendosur në Rusi familjet e tyre. Dhe të pasurit janë përpjekur të shesin pronat e tyre me vlerë 500.000 deri në 1 milion dollarë, por tregu është i vdekur”- thotë një punonjës i IT.
Eksperti shton se për shkak të sanksioneve, shumë njerëz kanë humbur punën e tyre dhe çmimet e gjithçkaje, veçanërisht ushqimeve, kanë arritur në nivele rekord, dhe nuk ka shumë zgjedhje në dispozicion. Vendasit janë të mërzitur se nuk mund të marrin kujdes mjekësor, pasi spitalet e gadishullit janë plot me ushtarë rusë të plagosur nga luftimet në Kerson dhe Donjeck.
Me përkeqësimin e situatës, po krijohen më shumë celula partizane. “Grupi im i patriotëve e njeh shumë mirë njëri-tjetrin. Ne kemi studiuar dhe punuar së bashku prej vitesh, dhe i besojmë njëri-tjetrit. Jemi duke u përgatitur dhe e kuptojmë se sekreti do të përcaktojë efektivitetin e veprimeve tona”- thotë një ish-bankier, që pretendon se drejton një celulë guerile me 7 burra.
E frymëzuar nga shpërthimi në Urën e Kerçit, celula e tij po planifikon të sabotojë objektet ushtarake, duke përdorur eksplozivë artizanalë të bërë nga nitrati i amonit dhe karburanti dizel. “Përreth ka shumë provokatorë, rusët janë në ankth, ndaj ne jemi vigjilentë.
Ne njohim edhe grupe të tjera partizane, por nuk komunikojmë aktivisht me ta për arsye sigurie. Kemi një marrëveshje sekrete me një shef policie, që po e kupton se Rusia po humbet, dhe është i shqetësuar për veten dhe familjen. Ai do të na japë çelësin e arsenalit të tij kur të jetë e nevojshme, dhe ne i kemi premtuar se më vonë do t’u themi autoriteteve ukrainase fjalë të mira për të”- shtoi ai.
Nëse celula të tilla përfaqësojnë ndonjë lloj kërcënimi serioz, kjo mbetet për t’u parë dhe ‘POLITICO’ nuk mund të verifikojë pretendimet e diversantëve të mundshëm. Por gjenerali amerikan në pension Ben Hoxhs, ish-komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë, thotë se e kishte pritur formimin e celulave të tilla të inkurajuara nga Kievi dhe vendet që e mbështetin atë.
“Aty po përgatiten si vendasit ashtu edhe diversantët që janë infiltruar në Krime. Mos harroni se ukrainasit e bënë këtë kundër Vehrmaht-it gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndaj ata kanë një traditë sabotimi dhe kryengritjeje. Mendoj se kur të vijë koha për veprimin vendimtar, do të ketë një kombinim të partizanëve vendas dhe diversantëve të infiltruar,” shtoi ai.
Tani që forcat ruse janë tërhequr nga qyteti Kerson, 130 kilometra nga pjesa më veriore e gadishullit, ky i fundit është shumë pranë rrezes së raketave që zotërojnë ukrainasit. Pasi e pushtoi Krimenë, Kremlini synonte ta kthente atë në një resort turistik të famshëm si Soçi.
Ndaj filluan shumë shpejt punimet për ndërtimin e apartamenteve, teksa Moska planifikonte ta bënte Sevastopolin një qendër të madhe kulturore ruse. Vitin e ardhshëm duhej të përfundonte një godinë e re për operan, një muze dhe një akademi baleti. Rreth 800.000 rusë mund të jenë zhvendosur në gadishull që nga viti 2014.
Por lufta i ka hedhur në erë këto plane. Forcat ukrainase e kanë shtuar aktivitetin ushtarak ndaj dhe pranë Krimesë, duke përdorur dronët ajrorë dhe ata detarë për të goditur anijet luftarake ruse të stacionuara në Sevastopol, baza e marinës ruse në Detin e Zi. Më 18 nëntor, ukrainasit goditën edhe disa anije luftarake në portin e Novorosijsk, një qytet buzë Detit të Zi në Rusinë Jugore.
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti të premten në ...
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës ...
Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në...
Pasagjerët e linjave ajrore në Bashkimin Evropian (BE)...
Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të...
Shoqata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) ...
Makina e diplomates italiane në Athinë është përfshirë...
Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka...
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas S...
Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel M...
Autoritetet kineze kanë iniciuar nivelin më të lartë t...
Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, duke...
Katër fëmijë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar pa...
Dyzet kilometra larg kufirit rus, qyteti ukrainas i Kharki...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qev...
Bashkimi Europian u ka bërë sërish thirrje liderëve politi...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhe...
Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të e...
Disa qytete kineze kanë nisur të heqin kufizimet për lufti...
Planet e koalicionit qeveritar për natyralizim më të lehtë...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...