Shërbimi Sekret amerikan: Hakerët kinezë vodhën miliona dollarë nga fondet për asistencën gjatë pandemisë
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.
Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim të Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).
Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.
Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Onyshchenko ka edhe shtetësi ruse.
Pas reagimeve në opinion, Qeveria maqedonase kërkoi sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) lidhur me rekomandimin që kishin dhënë për pajisjen e Onyshchenkos me shtetësi maqedonase.
Në një seancë të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ANB-së, drejtori Viktor Dimovski pranoi se gjatë dhënies së mendimit pozitiv, janë bërë “lëshime të sigurisë”.
“Faza e fundit e verifikimit, konsultimi me partnerët e NATO-s nuk është bërë dhe është faji i një individi”, deklaroi Dimovski më 18 nëntor.
Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshchenko, ishte deputet në Parlamentin e Ukrainës në vitin 2012 nga Partia e Rajoneve të ish-presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych.
Pas ndërrimit të Qeverisë ukrainase në vitin 2014, ai u bë partner biznesi me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko, deri në vitin 2016, kur Komisioni ukrainas kundër korrupsionit hapi lëndë kundër tij. Më pas, Onyshchenko arriti të strehohej në Spanjë. Por, meqë autoritetet spanjolle kishin vendosur ekstradimin e tij bazuar në fletë-arrestin ndërkombëtar, ai arriti të strehohej në Gjermani, pasi Qeveria gjermane refuzoi kërkesën e Ukrainës për ekstradim./ REL
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler n...
“Siç e do zakoni bëhen dasmat në vendin tonë” është një sh...
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin ...
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...