Europianët kanë armë, por nuk janë luftëtarë
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...

Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memorandume dypalëshe mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë, duke zhvilluar dhe forcuar më tej marrëveshjet e gazit dhe energjisë elektrike të firmosura në fillim të këtij viti.
Ndërsa në pamje të parë kjo mund të duket se ka një interes periferik për gjeopolitikën bashkëkohore, marrëveshjet mund të kenë pasoja të mëdha për Bashkimin Europian. Nga pikëpamja e Brukselit, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev është një aleat i dobishëm. Në korrik të këtij viti, ai nënshkroi një partneritet strategjik me BE-në duke rënë dakord të rrisë me 50 për qind furnizimin me gaz për vendet e BE-së (nga 8.1 miliardë metra kub në vitin 2021 në 12 miliardë metra kub deri në fund të këtij viti), me një rritje të vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme.
Presidenti Alijev është treguar i gatshëm që të vazhdojë partneritetin duke furnizuar me gaz dhe energji elektrike Serbinë, vend që synon anëtarësimin në BE për të përmbushur gjithashtu shumicën e nevojave të saj. Në këtë mënyrë, ai arrin 2 objektiva në të njëjtën kohë, dhe Brukseli do të jetë i kënaqur me të dyja.
Në rastin e Serbisë, marrëveshja me Azerbajxhanin eliminon arsyen e përmendur më shpesh nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, për refuzimin e pjesëmarrjes në sanksionet që ka vendosur BE-ja kundër Rusisë. Pra që nëse ai hyn në radhët e atyre që kundërshtojnë luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Serbisë do t’i mbarojë shumë shpejt gazi.
Në kushtet kur Azerbajxhani do të kompensojë mungesën e gazit rus, pasi tubacioni i ndërlidhës nga Bullgaria në Serbi do të përfundojë vitin e ardhshëm, Beogradi nuk do të ketë më asnjë justifikim, përveçse të ndjekë shembullin e BE-së dhe t’i bashkohet përpjekjeve për ta ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Në atë pikë, Bashkimit Europian do të këmbëngulë që presidenti serb të sillet në përputhje me politikën e unionit edhe duke rrezikuar zemërimin e Vladimir Putinit. Por një ndryshim i tillë mund të mos jetë dhe aq i vështirë. Vetë Putini është disi dyshues ndaj udhëheqësit serb, ashtu si shumica e atyre që merren me presidentin serb, që ka mbajtur prej kohësh qëndrime të dyfishta.
Ndërsa Hungarisë fqinje, e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban, i është dhënë një kontratë 25-vjeçare me kushte të favorshme, udhëheqësi rus ka preferuar që ta mbajë homologun e tij serb me “frerë të shtrënguar”, duke e rishikuar çmimin çdo vit.
Brukseli dhe Berlini kanë një arsye shtesë për të synuar që të ndajnë Serbinë nga Rusia. Aty ku shkon Serbia, ka të ngjarë të shkojë edhe Bosnja fqinje. Njësia e Republika Srpska brenda Bosnjes, shumë problematike në sjelljet e saj, pasi më parë ka bllokuar propozimet anti-Putin, nuk do të dëshirojë që të jetë pengesa e vetme.
Me përfshirjen e Serbisë dhe Bosnjës në sanksionet ndaj Rusisë, BE-ja do të ketë arritur një konsensus gati total të politikave në kontinent për qëndrimin e saj në lidhje me Moskën, diçka që ajo kishte synuar ta arrinte që nga fillimi i pushtimit.
Sidoqoftë, as Roma nuk u ndërtua brenda një dite. Ndaj as pajtueshmëria e Beogradit me këto sanksione nuk do të sigurohet lehtësisht. Ngurrimi i Serbisë në lidhje me sanksionet antiruse nuk është thjesht një çështje e energjisë elektrike, naftës dhe gazit.
Kujtimet e konfliktit të viteve 1990 në Ballkan mbeten të freskëta, dhe veçanërisht përvoja e Serbisë kur u sulmua nga bombarduesit e NATO-s pa bekimin e Kombeve të Bashkuara. Krahas kësaj kujtese, është edhe vetëdija se aleati historik, Rusia, nuk iu bashkua atij operacioni dhe as sanksioneve që i paraprinë fushatës ushtarake të Perëndimit.
Por gati çerekshekulli më vonë, realiteti i pozicionit gjeopolitik të Serbisë, ai i një afrimiteti të madh me BE-në - dhe i faktorëve shoqërues si vëllimi i tregtisë së saj me BE-në, tregtia dhe investimet e pakta midis Beogradit dhe aleatit të tij të vjetër lindor - ofrojnë një nxitje të fuqishme për qeverinë serbe që më në fund t’u bashkohet sanksioneve.
Garancia energjetike e Alijev për serbët në emër të interesave të BE-së, e afron dukshëm këtë skenar. Për një kohë të gjatë, Serbia ka qenë vendi rebel sa i përket çështjes së sanksioneve, duke gjeneruar njëkohësisht përfitime të konsiderueshme për veten, jo më pak nga zhvendosja në Serbi e rusëve të pasur dhe e kompanive të tyre.
Statusi i Serbisë i ka sjellë dëme serioze besueshmërisë së qëndrimit të Europës kundër agresionit rus. Tani që Azerbajxhani dhe presidenti i tij, po i ofrojnë mbështetje energjetike Serbisë, akti balancues i stilit jugosllav, pra i një vendi të paangazhuar, do të përfundojë shumë shpejt. Po vjen koha që Serbia të zgjedhë përfundimisht se në cilën anë do të rreshtohet. Dhe në atë pikë, presidenti Vuçiç nuk ka mundësi të jetë i paqartë në qëndrimin e tij.
Shënim: Ivan Sascha Sheehan, drejtor ekzekutiv i Shkollës së Marrëdhënieve Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimorës, SHBA.
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
Kryeministri bullgar Galab Donev tha të hënën se Holan...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Të martën në Tiranë mbahet takimi i nivelit të lartë m...
Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të v...
Të paktën dy persona u vranë dhe disa shtëpi u shkatër...
Shitja e armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive ...
Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin ...
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qend...
Kanë kaluar 9 muaj që nga nisja e luftës Ukrainë-Rusi. Su...
Zyra Federale e Statistikave në Gjermani është ajo që e pë...
Një avion që po udhëtonte nga Polonia në Mbretërinë e Bash...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shpallur ...
Inflacioni vjetor në Turqi ka shënuar rënie në nëntor, për...
Një vit më parë, Angela Merkel u largua nga kancelaria si ...
Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...