VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifikimin e sulmeve në veri, që sipas tij po kryhen nga “banda kriminale”, të cilat "paguhen dhe dirigjohen nga Serbia", do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të shtetit.
Policia e Kosovës konfirmoi se më 6 dhjetor ka pasur disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.
“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”, shkroi Kurti në "Facebook".
Zyrtarët komunalë zgjedhorë, nën përcjelljen e policisë, kishin tentuar sot të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre iu pamundësua që të kryenin detyrat zyrtare.
Policia tha se zyrat e KQZ-së në veri janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe "granata dore të prodhimit jugosllav".
Këto incidente vijnë në kohën kur KQZ-ja po vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – pasi ato kanë mbetur pa kryetarë.
Kryetarët e këtyre katër komunave u dorëhoqën në nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.
Zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Por, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet e sonte dëshmuan se institucioni që ai udhëheq ka “qasje të kufizuar” në veri të vendit. Ai shtoi se nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë, teksa kërkoi që atyre t’u ofrohet siguri.
Ndryshe, pjesëtarët e komunitetit serb që ishin pjesë e Policisë së Kosovës po ashtu u larguan nga puna në nëntor, së bashku edhe me gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët serbë në institucionet qendrore./REL
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ...
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gji...
Gjermania i ofroi Polonisë, anëtares së saj të NATO-s,...
Sulmet ruse janë raportuar gjatë natës në rajonin e Zapori...
Ish-presidentja Cristina Kirchner është dënuar me gjas...
Një tjetër bazë ajrore ruse mori flakë pas një sulmi me dr...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën ...
Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit E...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Kufijtë e Amerikës, dhe kufijtë në përgjithësi, nuk ja...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin pë...
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler n...
“Siç e do zakoni bëhen dasmat në vendin tonë” është një sh...
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e së martës në Zubin ...
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memora...
Udhëheqësit ushtarakë të Europës kanë qenë prej disa kohës...
Pas sulmeve ajrore ruse, të cilat kanë goditur rrjetin ele...
Rreth orës 9:00 ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të ...
Këshilli i përbashkët qeveritar i SHBA-së dhe Bashkimit Eu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...