
Plani i Belind Këlliçit/ "Mbështetje financiare për prodhimin, 15 tregje të gjelbërta në Tiranë"
Me projektin e Belind Kelliçit, Bashkia e Tiranës do të su...
Me projektin e Belind Kelliçit, Bashkia e Tiranës do të su...
Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi të ekstremit të djathtë që zyra e prokurorit tha se po përgatiste një përmbysje të dhunshme të shtetit për të vendosur si udhëheqës kombëtar një princ që kishte kërkuar mbështetje nga Rusia.
Mijëra policë kryen një seri bastisjesh në pjesën më të madhe të Gjermanisë të mërkurën kundër ekstremistëve të dyshuar të ekstremit të djathtë, që dyshohet se kërkonin të organizonin një grusht shteti të armatosur. Ministri i Brendshëm bavarez Joachim Herrmann e quajti atë një nga "organizatat më të mëdha terroriste" të krahut të djathtë vitet e fundit.
"Për aq sa mund të gjykoj unë, është më e keqja që kemi parë deri më tani në kuadrin e lëvizjeve Reichsbuerger dhe Q-Anon. Pra, ato që disa njerëz i konsiderojnë si fantazi krejtësisht absurde, mund të çojnë në një vendim shumë të rrezikshëm”, tha ministri Herrmann gjatë një deklarate për shtyp.
Prokurorët thanë se grupi ishte frymëzuar nga teoritë konspirative të lëvizjes QAnon dhe asaj Reichsbuerger të Gjermanisë, mbështetësit e të cilëve ishin në mesin e të arrestuarve pas sulmit në Kongresin amerikan më 6 janar 2021.
Një person i arrestuar nga policia të mërkurën u identifikua nga prokurorët si Birgit M.-W., që sipas gazetës Der Spiegel është gjyqtare dhe ish-deputete e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë.
Partia, e njohur me akronimin e saj gjerman AfD, është vënë gjithnjë e më shumë nën vëzhgimin e shërbimeve gjermane të sigurisë për shkak të lidhjeve të saj me ekstremistët.
Anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger nuk e njohin Gjermaninë e sotme si një shtet legjitim. Disa prej tyre janë të përkushtuar ndaj perandorisë gjermane, ndërsa disa janë adhurues të ideve naziste dhe të tjerë besojnë se Gjermania është ende nën pushtimin ushtarak.
Kremlini tha se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë përfshirje ruse në komplotin e pretenduar të së djathtës ekstreme për të përmbysur shtetin gjerman. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se incidenti "duket të jetë një problem i brendshëm gjerman".
Qeveria gjermane do të përgjigjet me forcën e plotë të ligjit, tha Ministrja e Brendshme Nancy Faeser.
Grupi i komplotistëve kishte zgjedhur një ish-anëtar, të një familje mbretërore gjermane, të identifikuar si Heinrich XIII P. R., si udhëheqës të ardhshëm, ndërsa një i dyshuar tjetër, Ruediger v P., parashikohej të ishte kreu i krahut ushtarak, tha zyra e prokurorëve.
Ai tha se Heinrich, i cili përdor titullin princ dhe vjen nga familja mbretërore Reuss (Rois), e cila dikur sundonte mbi Gjermaninë lindore, kishte kontaktuar me përfaqësues të Rusisë, të cilët grupi i shihte si kontaktin e tyre kryesor për vendosjen e rendit të ri. Ai tha se nuk kishte prova që përfaqësuesit të kishin reaguar pozitivisht ndaj kërkesës.
Një ushtar aktiv dhe disa rezervistë janë gjithashtu në mesin e atyre që po hetohen, tha një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake për agjencinë Reuters. Ushtari aktiv është një anëtar i forcës elitë KSK të Bundeswehr-it, që në vitet e fundit është dëmtuar për shkak të një numri incidentesh të ekstremit të djathtë.
Hetuesit dyshojnë se anëtarë të grupit kishin plane konkrete për të sulmuar dhomën e ulët të parlamentit të Bundestagut në Berlin me një grup të vogël të armatosur, tha zyra e prokurorit.
Në gusht të vitit 2020, protestuesit sulmuan shkallët e ndërtesës së parlamentit të Reichstagut të Gjermanisë, disa prej tyre duke mbajtur flamuj të ekstremit të djathtë, gjatë marshimeve masive kundër bllokimeve të koronavirusit.
Agjencia e brendshme gjermane e inteligjencës llogarit se rreth 21,000 njerëz janë anëtarë të lëvizjes Reichsbuerger, me rreth 5% të tyre që shihen si ekstremistë të së djathtës ekstreme.
Sipas raportit vjetor të agjencisë, rreth 2,100 anëtarë të lëvizjes janë të përgatitur të përdorin dhunën për të arritur qëllimet e tyre.
Prokurorët thanë se bastisjet u kryen nga më shumë se 3,000 zyrtarë policorë dhe forca sigurie në 11 shtete federale gjermane. Të dyshuarit u arrestuan në shtetet gjermane Baden-Wuerttemberg, Bavari, Berlin, Hesse, Saksonia e Ulët, Saksonia, Turingia si dhe në Austri dhe Itali./ VOA
Kryetari i Partisë Inovative dhe njëkohësisht deputeti...
Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka këmbëngu...
Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcua...
Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kis...
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë sfidues...
Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së mar...
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...
Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplas...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thën...
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës ...
Kundërofensiva ushtarake e Ukrainës nuk ka përfunduar. Ajo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, vdekja ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifiki...
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ...
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gji...
Gjermania i ofroi Polonisë, anëtares së saj të NATO-s,...
Sulmet ruse janë raportuar gjatë natës në rajonin e Zapori...
Ish-presidentja Cristina Kirchner është dënuar me gjas...
Një tjetër bazë ajrore ruse mori flakë pas një sulmi me dr...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy a...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i nj...
Mëngjesin e së dielës, 2 prill, janë hapur vendvotimet për...
Bashkimi Europian është në kërkim të mënyrës së duhur ...
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sot më 2 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...