Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman, të shqetësuar për situatën në veri
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...

Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së martës në veriun e Kosovës ku grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se “përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e një mjeti shpërthyes dhe rrezikimi i jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se Shtetet e Bashkuara “janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen më vonë gjatë këtij muaji në veriun e Kosovës”.
“Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë përparësi dhe kërkojmë që të gjithë të përfshirët të tregojnë përmbajtje”, tha ambasadori amerikan.
Incidentet në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe ndodhën ndërsa policia po i shoqëronte zyrtarët e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në procesin e hapjes së komisioneve komunale për zgjedhjet për kryetarë të katër komunave që janë caktuar për datën 18 dhjetor.
Policia tha se “në disa zona të Zubin Potokut dhe në Veri Mitrovicës janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”.
Ngjarjet nxitën shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës.
Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark tha se “çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur”, ndërsa nënvizoi se misioni i tij do të vëzhgojë situatën në bashkërendim të ngushtë me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
Autoritetet në Kosovë i cilësuan incidentet sulme të organizuara nga bandat kriminale që veprojnë në veriun e vendit me mbështetjen e Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të numrit të zyrtarëve policorë në veriun e Kosovës për siç tha “hetimin dhe ndjekjen e kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj”. Ai tha se shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë.
Zyrtarë të Serbisë akuzuan autoritetet në Prishtinë për siç thanë vazhdimin e terrorit ndaj serbëve.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave në pjesën veriore të Kosovës, pas largimit të serbëve në veri nga të gjitha institucionet vendase mes mospajtimeve rreth konvertimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të mërkurën tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veriun e Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe./VOA
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...
Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplas...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thën...
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës ...
Kundërofensiva ushtarake e Ukrainës nuk ka përfunduar. Ajo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, vdekja ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifiki...
Shefi i agjencisë humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ...
Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gji...
Gjermania i ofroi Polonisë, anëtares së saj të NATO-s,...
Sulmet ruse janë raportuar gjatë natës në rajonin e Zapori...
Ish-presidentja Cristina Kirchner është dënuar me gjas...
Një tjetër bazë ajrore ruse mori flakë pas një sulmi me dr...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën ...
Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit E...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Kufijtë e Amerikës, dhe kufijtë në përgjithësi, nuk ja...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin pë...
Hakerët kinezë kanë vjedhur që nga viti 2020 dhjetëra ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...