
Lëshoi urdhër-arrest/ Vangjush Dako vetëdorëzohet në SPAK
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar. Në një intervistë me të përjavshmen gjermane "Die Zeit", Merkel tha se ata që vënë në dyshim vendimet e marra në periudha të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin rreth tyre.
Ndër vendimet e mbrojtura nga zonja Merkel janë përshpejtimi i përfundimit të programit gjerman të energjisë bërthamore, autorizimi i ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe zgjedhja e energjisë ruse përballë zgjidhjeve të tjera më të shtrenjta.
Gjermania është përpjekur të diversifikojë burimet e saj të energjisë këtë vit pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës e detyroi të gjithë Europën të shqyrtojë alternativa ndaj gazit dhe naftës ruse.
Pse nuk e kundërshtoi Angela Merkel projektin Nord Stream 2?
Ish-kancelarja tha se nuk ishte kurrë në kompetencën e qeverisë për të miratuar këtë tubacion gazi, i cili do të lejonte transferimin e gazit rus në Europë nëpërmjet tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë.
Ndërtimi i gazsjellësit u kritikua në atë kohë nga Ukraina, Polonia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara.
Merkel argumentoi se ishte roli i kompanive gjermane që të miratonin ndërtimin e gazsjellësit, jo qeverisë. E vetmja mënyrë që qeveria ta kundërshtonte do të kishte qenë miratimi i një ligji kundër gazsjellësit, i cili sipas zonjës Merkel, do të kishte "përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme klimën me Rusinë".
Tubacioni i gazit Nord Stream 2 u pezullua në fillim të këtij viti në përgjigje të vendimit të Komisionit Evropian. Merkeli kujtoi gjithashtu se në atë kohë kishte një krizë energjetike për shkak të një rënieje të furnizimit nga Holanda, Mbretërisë së Bashkuar dhe Norvegjisë. Eksportet e gazit nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk ishin një opsion në atë kohë.
Merkeli vuri në dukje se ndërsa vendimet e fundit për energjinë kanë kuptim, duke pasur parasysh situatën me Rusinë, ato nuk do të kishin pasur kuptim kur ishte ajo kancelare. E pyetur nëse duhet t'i kishte marrë gjithsesi këto vendime, Merkeli u përgjigj: "Jo, aq më tepër që nuk do të ishin pranuar fare".
"Autokritikë” për qëndrimin për aneksimin e Krimesë nga Putin
Megjithatë, kancelarja ndau disa mendime vetëreflektuese me gazetën "Die Zeit". Ajo i tha gazetës se mënyra se si reagoi bota ndaj aneksimit të Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2014 nuk kishte qenë e ashpër sa duhet.
Merkeli renditi reagimet ndërkombëtare ndaj aneksimit të vitit 2014, duke filluar nga dëbimi i Rusisë nga G8 deri te vendosja e trupave të NATO-s në Detin Baltik, te vendimi i anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2% të produktit të brendshëm bruto përkatës. "Por ne duhet të kishim reaguar më me shpejtësi ndaj agresivitetit të Rusisë”, përfundoi ish-kancelarja.
E pyetur se çfarë përfundimi të mundshëm parashikon ajo për luftën e Rusisë në Ukrainë, Merkeli tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.
Çfarë tha Merkeli për qëndrimin e saj për refugjatët?
Një tjetër temë është qëndrimi i diskutueshëm i Merkelit ndaj fluksit të refugjatëve, kryesisht atyre të ardhur nga Siria në vitin 2015. Merkeli i lejoi ata në Gjermani kur për ta ishin zyrtarisht përgjegjës shtetet e tjera anëtare të BE-së, sipas Rregullores së Dublinit, e cila thotë se azilkërkuesit duhet të regjistrohen në vendin e parë të sigurt në botë. Në vend të kësaj, Gjermania i lejoi këta njerëz të kalonin kufirin fillimisht dhe kërkesat e tyre për azil të kontrolloheshin më vonë.
Pothuajse gjysmë milioni njerëz aplikuan për azil në Gjermani në vitin 2015, dhe 750.000 të tjerë vitin pasues.
E pyetur se çfarë e shtyu për këtë vendim ndarës, Merkel theksoi se ai ishte "në përputhje me të drejtat dhe vlerat tona themelore". Ajo vuri në dukje se ishte ndikuar edhe nga reagimi i disa anëtarëve të shoqërisë gjermane, të cilët në atë kohë mirëpritnin refugjatët që vinin në stacionet e trenit.
Politika mikpritëse e Merkelit ndaj refugjatëve në vitin 2015 ndau opinionin publik në atë kohë. Angela Merkel megjithatë pranoi se ishte ndikuar që Gjermania u nda në atë kohë lidhur me vendimin e saj. "Por ka situata ku nuk mund t'i shmangesh polemikave”, tha ajo.
Vajtja në"themel" të problemit
Angela Merkel kujtoi gjithashtu masat që mori ajo për të "gjetur shkaqeve bazë të arratisjes", duke përmendur marrëveshjen BE-Turqi të vitit 2016. Shumë e diskutueshme në atë kohë, kjo marrëveshje konsistonte në kthimin në Turqi të refugjatëve që mbërrinin në Greqi pa të drejtë azili europian.
Në këmbim, BE-ja do të pranonte të njëjtin numër azilkërkuesish sirianë që presin në kampet e refugjatëve turq dhe do t'i rivendoste ata rreth bllokut. BE u zotua gjithashtu t'i paguante Turqisë rreth 6 miliardë euro për të mbështetur rreth katër milionë refugjatët sirianë atje.
Pas shpalljes së marrëveshjes, BE u kritikua se kishte shitur vlerat e tij humanitare dhe ia kishte besuar politikën e tij gtë migracionit presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, kur ky i fundit po bëhej gjithnjë e më autoritar. Duke ofruar një reflektim tjetër, Merkel tha në intervistë: "Sigurisht që po mësoj. Prandaj, në retrospektivë, do të kisha punuar shumë më herët për të siguruar, që një situatë si ajo e verës së 2015 të mos ndodhte fillimisht. Për shembull, me një rritje në kontributet e Programit Botëror të Ushqimit, për kampet e refugjatëve në vendet fqinje të prekura veçanërisht nga migrimi, siç bëmë më pastaj."/DW
Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me COVID-...
Dy shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mit...
Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdek...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Ley...
Letrat e bardha janë bërë simbol proteste për shumë nj...
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi ...
Kryetari i Partisë Inovative dhe njëkohësisht deputeti...
Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka këmbëngu...
Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcua...
Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kis...
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë sfidues...
Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së mar...
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...
Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplas...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thën...
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës ...
Kundërofensiva ushtarake e Ukrainës nuk ka përfunduar. Ajo...
Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei, vdekja ...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndim...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...