Rënie e madhe e tregtisë së jashtme kineze
Rënia më e madhe e eksporteve kineze që nga fillimi i pand...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është duke u rritur, mirëpo ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do ta përdorë e para armën bërthamore.
Sipas Putinit, Rusia do ta përdorë armën e shkatërrimit në masë vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi.
Duke folur në takimin e Këshillit rus për të Drejta të Njeriut, ai ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë “proces i gjatë”.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se Putini fillimisht ka planifikuar fitore të shpejtë në konfliktin e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore ka shqetësuar shumë liderë botërorë prej nisjes së luftës.
“Një kërcënim i tillë po rritet, është gabim nëse e fshehim”, ka paralajmëruar Putini, derisa ka folur për luftën përmes video-lidhjes.
Putini ka pretenduar se Rusia e ka armën më moderne dhe më të avancuar bërthamore në botë dhe ka kritikuar strategjinë bërthamore amerikane.
“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, mirëpo amerikanët kanë – në Turqi dhe disa vende tjera të Europës”.
Putini ka përmendur ato që i ka konsideruar rezultate “të mëdha” në luftën në Ukrainë, duke përmendur pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme.
Ai ka thënë se aneksimet e kanë bërë Detin Azov, një “det të brendshëm”, dhe se ky ka qenë synim i Petrit të Madh të Rusisë.
Putin e ka krahasuar veten edhe më parë me këtë udhëheqës të shekullit 17-të dhe 18-të.
Por, pavarësisht pretendimeve për këto katër territore – Herson, Zaporizhja, Luhansk dhe Donjeck – Moska nuk ka kontroll të plotë mbi to.
Muajin e kaluar, forcat ruse janë tërhequr nga qyteti i Hersonit, njëherësh qyteti i vetëm i madh që kanë kontrolluar prej shpërthimit të luftës.
Zmbrapsjet në fushëbetejë kanë nxitur Rusisë që të bombardojë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ujë, teksa temperaturat kanë arritur nën zero.
Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar se kryeqyteti ukrainas është dëmtuar rëndë nga këto sulme dhe se qytetarët mund të përballen me “apokalips”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Rënia më e madhe e eksporteve kineze që nga fillimi i pand...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur vendim...
Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me COVID-...
Dy shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mit...
Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdek...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Ley...
Letrat e bardha janë bërë simbol proteste për shumë nj...
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi ...
Kryetari i Partisë Inovative dhe njëkohësisht deputeti...
Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka këmbëngu...
Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcua...
Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kis...
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë sfidues...
Shtetet e Bashkuara dënuan të mërkurën incidentet e së mar...
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gje...
Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplas...
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thën...
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...