Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë është ndryshe nga pamjet që bota po sheh në Bakhmut, ku po zhvillohen luftime rrugë më rrugë.
Ushtarët në llogore duhet të tregojnë durim, ndërsa presin urdhrat për ndonjë mision, ose përballen me sulme të forcave armike. Materiali në vazhdim sjell situatën në qytetin Velika Novosilka në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore.
Ndërsa presin, ushtarët, herë janë të duruar e herë të mërzitur. Gjithë vëmendja e tyre është te komunikimi me radio.
Të pozicionuar në një bunker në pyjet e Donbasit jugor, ata nuk kanë informata se çfarë po ndodh në vijën e frontit, gjashtë kilometra më larg.
Por, papritur qetësia prishet.
Ata nuk dinë se çfarë kanë goditur. Nuk e dinë nëse e kanë goditur objektivin ose jo. Ata thjesht realizojnë misionin sipas koordinatave që marrin me radio.
"Morëm urdhër. Kemi një objektiv. Qëllojmë një herë dhe presim”, thotë për "Zërin e Amerikës", Ivani, ushtar ukrainas.
Ai drejton një togë artilerie. Kohën më të madhe e kalon në këtë bunker, ose pranë tankut të epokës sovjetike 2S3 Akatsiya. Ekipi i tij merr pak urdhra brenda një dite. Ndonjëherë angazhimi i tyre kërkohet vetëm disa herë në javë.
Bakhmuti bën përjashtim nga afër 1 mijë kilometrat e vijës së frontit, që ndajnë Ukrainën nga Donbasi verior në jug të Khersonit. Lufta këtu është pritje e lodhshme në llogore dhe pyje.
"Ata kanë tanke dhe automjete të blinduara, në atë drejtim. Ndonjëherë na qëllojnë me raketa”, thotë Sergi, një ushtar tjetër.
Ai ndodhet në këto llogore që nga prilli.Lufta këtu, sikur edhe pothuajse në çdo pikë kontakti midis rusëve dhe ukrainasve, nuk ka ndryshuar prej muajsh.
Që nga ofensiva e madhe ukrainase në vjeshtë, përparimet dhe tërheqjet janë të rralla.
Në këto llogore, ushtarët vëzhgojnë me kujdes lëvizjet në fushën e hapur dhe të minuar, që i ndan ata nga ushtarët rusë. Herë pas here, ata sulmojnë njëri-tjetrin.
Pastaj, mbizotëron heshtja. Ushtarët kthehen në rutinën e tyre të lodhshme të patrullimit, vëzhgimit të fushave dhe monitorimit të qiellit për ndonjë dron.
Jo shumë larg nga këtu, në një shtëpi në hyrje të qytetit të vogël fantazmë, Velika Novosilka, ndodhen Sasha dhe Alexey. Qëndrimi i gjatë atje u ka dhënë kohë të mendojnë se për çfarë po luftohet.
"Lufta është shumë më ndryshe nga ajo që imagjiinoja. Njerëzit nuk tregojnë gjithçka. Ata fshehin detajet. Madje edhe njerku im më mbante gjëra fshehur”, thotë Sasha.
Ditën kur Sasha dhe Sergey biseduan me "Zërin e Amerikës" ata po hapnin një tunel nën shtëpinë e vogël, që i kishte strehuar për kaq shumë kohë.
Ata thanë se kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të angazhuar kur nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të presin./ VOA
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Buj...
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën r...
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku nj...
Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënd...
Qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, u përfshi sot n...
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjent...
Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me "Oscar" për do...
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presin që në takimin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...