Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presin që në takimin e Ohrit, i cili mbahet më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të arrihet ujdi për planin e zbatimit të propozimit europian. Edhe diplomatët perëndimorë që janë të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, shpresojnë që të arrihet përparim në takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, para se kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell të raportojë në Këshillin Europian për rrjedhën e dialogut.
"Mos e humbni autobusin"
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, i dha përkrahje të plotë ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak, në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje palëve që mos ta humbasin shansin.
"Marrëveshja mund të arrihet. Kosova do të përfitojë shumë. Kosovës i duhet të zbatojë obligimet e saj dhe të ofrojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë. Apeli im për Kosovën dhe për Serbinë, është për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbni autobusin”, shkroi në "Twitter" ambasadori gjerman, duke vazhduar argumentimin, se marrëveshja do të përshpejtonte integrimin euroatlantik dhe është "shans historik për rrugën e normalizimit të plotë dhe njohjen reciproke”.
Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, shpreson për një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në takimin e Ohrit që mbahet me 18 mars nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell. Von Cramon që e shpërndau në "Twitter" shkrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, tha se "arritja e një marrëveshjeje do të ishte një hap i madh drejt integrimit europian për të dyja vendet.
"Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet në marrëveshje në fund të javës në Ohër. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit europian për të dyja vendet,” shkroi Viola von Cramon.
Kurti, i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ritheksoi edhe njëherë që ai është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë më 27 shkurt në takimin e Brukselit. Sipas tij, marrëveshja themelore për normalizimin që u propozua nga BE-ja, apo siç njihet ‘plani franko gjerman' "përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve”.
Kryeministri këto komente i bëri në një videomesazh drejtuar një Forumi të Universitetit të Mannheim-it në Gjermani, ku tha se shpreson që refuzimi i Vuçiqit, që të nënshkruante në Bruksel, nuk është shenjë se ai nuk pajtohet me përmbajtjen e marrëveshjes.
"Ne besojmë se Marrëveshja themelore mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e pakicave në të dyja shtetet.
Siguria dhe paqja në rajon e Europë është më se e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim edhe përkundër sfidave të mëdha”, tha kryeministri Kurti.
Lajçak: Marrëveshja kërkon zbatim dhe afate kohore
I ngarkuari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, të hënën dhe të martën qëndron në Beograd, për të diskutuar për bisedimet e 18 marsit në Ohër, me presidentin serb Vuçiç. Ky i fundit tha se "nuk do të ketë njohje as 'de facto' dhe as 'de jure'”, të pavarësisë së Kosovës. Vuçiç tha se ai do të shkojë në Ohër për takim me Kurtin, por "nuk e ka të qartë se për çfarë do të flitet atje”.
Para se të shkojë në Beograd, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, ishte në Prishtinë, ku tha se "janë përmbushur pritjet e tij”, në takimet që pati në me dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
"Që të bëhet dokument ligjërisht i detyrueshëm duhet të pajtohemi se si të zbatohet. Duhet të dimë cilët janë hapat, ritmi dhe afatet kohore, në të kundërtën do të jetë vetëm marrëveshje politike dhe joformale”, tha Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Prishtinë.
Ai tha se BE-ja është e përqendruar në atë që ai e quajti "hap i dytë" që ka të bëjë me finalizimin e planit të zbatimit, që kur të përfundohet, do të kalohet në hapin e radhës, që është formalizimi.
Në takimin e 27 shkurtit që patën në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i thanë "po" propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve. Plani europian parasheh mes të tjerash përmbushjen e marrëveshjeve të deritanishme, përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit europian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa ecja përpara drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës./DW
Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje f...
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...
Kina lidh me studentët kinezë, që marrin bursa, kontra...
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që ...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-President...
Anëtarët e grupit aktivist të ekstremit të majtë Rouvikona...
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po...
Eksperti Drizan Shala ka bërë një deklaratë të fortë se çf...
Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në ...
Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,...
Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër,...
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se M...
Zoran Gjingjiq kishte virtyte që vështirë të gjenden n...
Pagat minimale në shumë vende të BE-së janë ulur për s...
Falë një dimri të butë industritë që konsumojnë mjaft ...
Autoritetet greke kanë evakuuar zonën rreth stacionit ...
Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që dis...
BE i sheh subvencionet amerikane si rrezik serioz për ...
BBC-ja u detyrua të heqë pjesën më të madhe të program...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...