E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënda me 47% në pesë vitet e fundit tha sot një institut me seli në Stokholm. Eksportet globale të armëve nga Shtetet e Bashkuara shënuan rritje ndërsa eksportet ruse kanë shënuar rënie pasi për Moskën përparësi do të ketë furnizimi i forcave të saj që luftojnë në Ukrainë. Sipas të njëjtit institut suedez zvogëlimi i eksporteve të armëve ruse vjen edhe si rezultat i sanksioneve ndaj Rusisë.
Shtetet Evropiane i kanë shtuar me 47% blerjet e armëve të rënda për periudhën 5 vjeçare 2017-2022, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë rritur eksportin nga 33% në 40%, sipas Instituti Ndërkombëtar të Studimit të Paqes me seli në Stokholm, SIPRI.
Megjithëse shitjet e armëve kanë shënuar rënie globalisht, në Evropë ato janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve të shumicës së shteteve evropiane me Rusinë.
Shtetet evropiane që janë anëtare të NATO-s i kanë rritur importet e tyre të armëve edhe më shumë, me 65% krahasuar me periudhën e mëparshme pesëvjeçare. Por në mbarë botën, shitjet e armëve kanë shënuan një rënie prej 5.1%.
Shifrat e institutit suedez përfshijnë armët e rënda si avionët, anijet luftarake, tanket, artilerinë, raketat dhe sisteme të ndryshme të mbrojtjes.
“Shtetet evropiane rritën aftësitë ushtarake të tyre nga viti 2014, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Natyrisht në vitin 2022, ne shohim një përshpejtim të mëtejshëm të këtij procesi ku shtetet evropiane duan të kenë më shumë armë dhe duan t'i kenë ato më shpejt”, tha Pieter D. Wezeman, hulumtues tek Instituti Ndërkombëtar për Studimin e Paqes me seli në Stokholm.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qenë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë gjatë tre dekadave të fundit.
Sipas SIPRI-t, SHBA-të zënë 40% të eksporteve globale të armëve ndërsa eksportet ruse shënuan rënie nga 22% në 16%.
“Ne shohim se SHBA-ja është bërë edhe më e rëndësishme si furnizues armësh për shumë vende të botës se sa ishte më parë. Në statistikat tona, eksportet amerikane të armëve përbënin 40 për qind të totalit të eksporteve botërore gjatë pesë viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, ne shohim se eksportet ruse të armëve janë dukshëm në rënie”, tha hulumtuesi i SIPRA-s, Pieter D. Wezeman.
Sipas zotit Wezeman, “ka të ngjarë që agresioni rus në Ukrainë të kufizojë edhe më tej eksportet e armëve të Rusisë”.
Kjo, sipas tij, ndodh për shkak se “Rusia do të ketë përparësi furnizimin e forcave të saj të armatosura dhe kërkesa nga shtetet e tjera do të mbetet e ulët për shkak të sanksioneve tregtare ndaj Rusisë”./ VOA
Qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, u përfshi sot n...
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjent...
Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me "Oscar" për do...
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presin që në takimin...
Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje f...
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...
Kina lidh me studentët kinezë, që marrin bursa, kontra...
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që ...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-President...
Anëtarët e grupit aktivist të ekstremit të majtë Rouvikona...
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po...
Eksperti Drizan Shala ka bërë një deklaratë të fortë se çf...
Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në ...
Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,...
Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër,...
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimit me ministrin e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se M...
Zoran Gjingjiq kishte virtyte që vështirë të gjenden n...
Pagat minimale në shumë vende të BE-së janë ulur për s...
Falë një dimri të butë industritë që konsumojnë mjaft ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...