Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën rritjen e shpenzimeve ushtarake me 6 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme, në përgjigje të sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe “sfidës epokale” nga Kina.
Rritja buxhetore, pjesë e një rishikimi madhor të politikave të jashtme dhe të mbrojtjes së Britanisë, është sidoqoftë më pak se ç’kishin kërkuar zyrtarët e mbrojtjes. Zoti Sunak tha se Britania do t’i rrisë shpenzimet ushtarake në nivelin 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto “në periudhën afatgjatë”, por nuk caktoi një datë për këtë. Aktualisht, Britania shpenzon pak mbi 2% të PBB-së dhe drejtuesit ushtarakë dëshirojnë që kjo shifër të rritet në 3%.
Fondet shtesë do të përdoren pjesërisht për të plotësuar rezervat me municione të Britanisë, që u përdorën për të furnizuar Ukrainën për t’u mbrojtur nga Rusia. Një pjesë e fondeve do të shkojë për marrëveshjen Britani-SHBA-Australi për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore.
“Bota është bërë më e paqëndrueshme, kërcënimet ndaj sigurisë sonë janë shtuar”, i tha zoti Sunak kanalit "BBC" gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. “Është e rëndësishme që të mbrohemi nga këto”.
Britania ka hartuar për herë të fundit një kornizë të mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme, të njohur si Rishikimi i Integruar, në vitin 2021.
Qeveria urdhëroi një përditësim në përgjigje të një bote gjithnjë e më të paqëndrueshme. Raporti i ri, i publikuar të hënën, thotë se "ekziston një perspektivë në rritje që mjedisi i sigurisë ndërkombëtare do të përkeqësohet më tej në vitet e ardhshme, me kërcënimet shtetërore që rriten dhe diversifikohen në Europë dhe më gjerë".
Sulmi rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 ndryshoi rendin europian të sigurisë dhe dokumenti i rishikuar thotë se Rusia përbën "kërcënimin më akut për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar".
Britania është gjithashtu gjithnjë e më e shqetësuar për atë që qeveria e quan "sfida përcaktuese epokale e paraqitur nga aktiviteti gjithnjë e më shqetësues ushtarak, financiar dhe diplomatik i Partisë Komuniste Kineze".
Dokumenti i rishikuar i mbrojtjes thotë se "kudo që veprimet dhe objektivi i deklaruar i Partisë Komuniste Kineze kërcënojnë interesat e Mbretërisë së Bashkuar, ne do të ndërmarrim veprime të shpejta dhe të fuqishme për t'i mbrojtur ato".
Agjencitë britanike të zbulimit kanë shprehur shqetësim në rritje për fuqinë ushtarake të Kinës, aktivitetet e fshehta dhe demonstrimin e forcës ekonomike. Ken McCallum, kreu i agjencisë së kundërzbulimit MI5, tha në nëntor se "aktivitetet e Partisë Komuniste Kineze paraqesin sfidën strategjike më madhore për Mbretërinë e Bashkuar". MI5 tha në janar 2022 se një avokat me bazë në Londër ishte përpjekur të "ndërhynte fshehurazi në politikën e Mbretërisë së Bashkuar" në emër të Partisë Komuniste Kineze - përfshirë nëpërmjet kanalizimit të parave te një ligjvënës i Partisë Laburiste të opozitës.
Shqetësimi në lidhje me aktivitetet e Pekinit ka ndezur një fushatë të gjerë qeveritare për Kinën, përfshirë trajnimin në gjuhën kineze për zyrtarët britanikë dhe një shtytje për të siguruar burime të reja të mineraleve jetike që janë thelbësore për teknologjinë.
Dokumenti i rishikuar nuk e cilëson Kinën vetë një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar dhe zoti Sunak ka theksuar nevojën për lidhje ekonomike me Kinën, duke krijuar kështu kundërshti nga anëtarët e vijës më të ashpër të Partisë Konservatore në pushtet.
"Po rrëshqasim drejt një Lufte të re të Ftohtë," tha ligjvënësi konservator Tobias Ellwood, i cili kryeson Komisionin e Mbrojtjes të Dhomës së Komuneve. "Kërcënimet po rriten, por këtu ne vazhdojmë me një buxhet për kohë paqeje".
Duke folur teksa udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara, zoti Sunak tha se qeveria komuniste e Kinës “është gjithnjë e më autoritare brenda vendit dhe më kategorike jashtë vendit – dhe ka dëshirën për të ndryshuar formën e rendit botëror”.
Por, shtoi ai, "nuk mund ta injorosh Kinën" duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së saj.
“Është e drejtë të angazhohemi me Kinën, për çështjet që mund të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe ku mund të bëjmë ndryshimin, për shembull për klimën, shëndetin global, stabilitetin makroekonomik”, tha ai. "Kjo është qasja e duhur, ndërsa tregohemi energjikë në mbrojtjen e vlerave dhe interesave tona"./ Voa
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku nj...
Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënd...
Qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, u përfshi sot n...
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjent...
Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me "Oscar" për do...
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presin që në takimin...
Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje f...
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...
Kina lidh me studentët kinezë, që marrin bursa, kontra...
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që ...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-President...
Anëtarët e grupit aktivist të ekstremit të majtë Rouvikona...
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po...
Eksperti Drizan Shala ka bërë një deklaratë të fortë se çf...
Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në ...
Pas Vjosa Osmanit, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,...
Të shtunën në mbrëmje, me 195 vota pro dhe 112 kundër,...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...