Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Bujqësisë, Özdemir, janë aktualisht në një udhëtim në Amerikën e Jugut. Temat e energjisë së qëndrueshme dhe marrëdhënieve të qëndrueshme të biznesit janë qendrore për ta.
Vizitë në Belo Horizonte në Brazil. Këtu ka hapur një degë kompania gjermane Neuman & Esser. Ajo që ndërtohet këtu është ajo që e duan shumë. "Këtu në Brazil, ne e kemi bërë misionin tonë të mbështesim elektrolizën dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër”, shpjegon Alexander Peters, kreu i kompanisë. Nëse do të donim të ekzagjeronim, mund të themi se këtu po ndërtohet e ardhmja. Por për momentin, kompania planifikon të ndërtojë makineri të vogla të afta për të prodhuar hidrogjen nga uji dhe energjia elektrike.
Ky gaz është një nga arsyet pse ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, po e bën udhëtimin në Brazil. Gjermania ka nevojë për hidrogjen të gjelbër në afat të mesëm për të zëvendësuar gazin dhe për të reduktuar emetimet e CO2. I gjelbër do të thotë: procesi i transformimit duhet të bëhet me energji të rinovueshme - d.m.th. energji elektrike të prodhuar nga era, dielli ose uji.
Procesi funksionon veçanërisht mirë në Brazil, shpjegon ministri i Ekonomisë: "Kjo ndodh kryesisht për shkak të sasive të mëdha të energjisë së ujit, që disponohet këtu". Kjo është arsyeja pse Brazili ka dekarbonizuar tashmë rreth 80 për qind të përbërjes së tij të energjisë. "Ne mund ta shikojmë këtë vetëm me zili. Ata kanë zona fantastike për diellin dhe erën në Brazil, ndër më të mirat në planet, kushte shumë të favorshme prodhimi".
Prandaj, sfida e hidrogjenit është e dyfishtë: nga njëra anë, kompanitë gjermane duan të ofrojnë teknologji dhe të marrin pjesë në prodhim; por nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për importimin e hidrogjenit të gjelbër në Gjermani.
Konkurrenca është një hap përpara
Për më tepër, marrëdhëniet ekonomike midis Gjermanisë dhe Brazilit dhe vendeve të tjera të Amerikës së Jugut si Kolumbia duhet të zgjerohen rrënjësisht - edhe në mënyrë që të mund të tërheqin specialistë në Gjermani, për shembull.
Por kjo nuk është aq e thjeshtë. Gjermania nuk është i vetmi vend që shfaqet në Brazil apo në vendet fqinje. Kina në veçanti është tashmë shumë e pranishme këtu, shpjegon Barbara Konner, drejtoresha e Dhomës Gjermane të Tregtisë së Jashtme në Sao Paulo. "Kina ka qenë për shumë vite partnerja dhe investuesja më e rëndësishme tregtare në Brazil dhe për ekonominë gjermane është shumë e rëndësishme që kushtet kuadër - për shembull përmes një marrëveshjeje BE-Mercosur - të bëhen më tërheqëse".
Prandaj pritet një garë për të fituar mbështetjen e amerikanolatinëve. Marrëveshja e tregtisë së lirë Mercosur do të ketë rëndësi qendrore. Ajo duhet të ulë tarifat doganore dhe të lejojë më shumë tregti. Në fakt, për të është negociuar prej vitesh. Por nën mandatin e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, ajo nuk ishte e mundur të përfundohej.
Nevojë për shumë diskutime për Mercosur-in
Por nuk është e sigurt që funksionon as tani. Për Cem Özdemir-in, ministrin gjerman të Bujqësisë nga Të Gjelbrit, i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm gjatë udhëtimit në Amerikën e Jugut, kjo është mbi të gjitha çështje e fiksimit të fortë të mbrojtjes së natyrës në një traktat të tillë. "Ideja e qëndrueshmërisë duhet të përforcohet përsëri", nënvizon ai - dhe zyrtarët në Brazil do të kishin mundësi të preknin pikat që dëshirojnë t'i hapin dhe diskutojnë përsëri.
Por për të negociuar, është gjithmonë e nevojshme të jenë të paktën dy palë. Pyetja deri në çfarë mase Brazili dhe vendet e tjera të Mercosur-it e lejojnë veten të ndikohen, kjo mbetet e hapur. Nga ana e tij, Brazili dëshiron të mbrojë më mirë sipërmarrjet e tij të mesme. Pra, ka shumë për të negociuar. Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Habeck-u dhe Özdemir-i mund të ecin përpara me vendosmëri./ DW
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën r...
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku nj...
Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënd...
Qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, u përfshi sot n...
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjent...
Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me "Oscar" për do...
Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare presin që në takimin...
Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje f...
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se dëshiron ta kthe...
Kina lidh me studentët kinezë, që marrin bursa, kontra...
Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që ...
Ish-Nënpresidenti Mike Pence kritikoi ashpër ish-President...
Anëtarët e grupit aktivist të ekstremit të majtë Rouvikona...
Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve në Turqi po...
Eksperti Drizan Shala ka bërë një deklaratë të fortë se çf...
Irani ka thënë se ka arrestuar më shumë se 100 persona në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...