Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...

Ish-Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir Putin i kishte premtuar se nuk do ta vriste presidentin ukrainas.
Papritur zoti Bennet u shfaq në rolin e një ndërmjetësi gjatë javëve të para të luftës, duke u bërë një prej udhëheqësve të paktë perëndimorë që takoi Presidentin Vladimir Putin në Moskë, marsin e vitit të kaluar.
Ndërsa përpjekjet e zotit Bennet për ndërmjetësim duket se kanë bërë pak për t’i dhënë fund gjakderdhjes që vazhdon edhe sot, gjatë një interviste të publikuar në internet të shtunën në mbrëmje, del në pah diplomacia urgjente në prapaskenë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të shpejtë në ditët e para të konfliktit.
Gjatë intervistës pesë-orëshe, ku u prekën shumë çështje të tjera, zoti Bennet tha se e kishte pyetur zotin Putin nëse kishte qëllime për të vrarë Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
“E pyetja se çfarë po ndodhte? A keni plane për ta vrarë zotin Zelenskyy? Më pas i thash, dua ta kuptoj nëse po më jep fjalën se nuk do ta vrasësh Zelenskyy-n. Ai tha, unë nuk do ta vras Zelenskyy-n”.
Zoti Bennet tha se më pas i telefonoi Presidentit Zelenskyy për ta informuar lidhur me zotimin e Presidentit Putin.
“Dëgjo, e mbarova takimin, ai nuk do të të vrasë. Ai më pyeti, a jeni i sigurt? I thashë, 100%, ai nuk do të vrasë”.
Zoti Bennet tha se gjatë ndërmjetësimit të tij, Presidenti Putin hoqi dorë nga kërkesat për çarmatimin e Ukrainës dhe zoti Zelenskyy premtoi të mos i bashkohet NATO-s.
Moska i ka hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës se Kremlini synonte ta vriste zotin Zelenskyy.
Duke reaguar pas komenteve të zotit Bennett, në intervistën e raportuar gjerësisht në media, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkroi të dielën në rrjetin Twitter: “Mos u mashtroni: Ai është një gënjeshtar ekspert. Sa herë që ka premtuar se nuk do të bëjë diçka, ka qenë pikërisht pjesë e planit të tij”.
Një udhëheqës kryesisht i paprovuar, zoti Bennet shërbeu në postin e kryeministrit për pak më shumë se gjashtë muaj, në kohën e fillimit të luftës. Papritur ai u përfshi në diplomacinë ndërkombëtare ndërsa e vendosi Izraelin në një pozitë të parehatshme, asnjanëse mes Rusisë dhe Izraelit.
Izraeli i cilëson si strategjike marrëdhëniet me Kremlinin përballë kërcënimeve nga Irani, por e rreshton veten krah vendeve perëndimore dhe përpiqet të tregojë mbështetje për Ukrainën.
Një besimtar hebre dhe pak i njohur në rrafshin ndërkombëtar, zoti Bennet shmangu angazhimet e tij fetare duke shkuar në Moskë për takimin me zotin Putin gjatë një feste hebraike. Ai e vendosi veten në ballë të përpjekjeve globale për ndalimin e luftës.
Por përpjekjet e tij paqedashëse, nuk patën efekt, ndërsa qeveria e tij pati një jetëgjatësi të shkurtër. Përplasjet brenda koalicionit
të larmishëm të Kryeministrit Bennet çuan në rënien e qeverisë, e cila pati larguar nga pushteti Kryeministrin aktual Benjamin Netanyahu. Zoti Bennet është larguar nga politika dhe tani është një qytetar privat./ VOA
Erërat e forta dhe stuhitë e borës mbyllën rrugë e lanë më...
Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënje...
Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Su...
Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas ...
Gjatë kësaj fundjave, dhjetë persona kanë humbur jetën nga...
Pas njoftimeve nga Frontex, agjencia kufitare e BE-së,...
Bashkimi Europian ka filluar të zbatojë një vendim për...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...
Mjedisi i sigurisë në Europë ka ndryshuar që kur Rusia...
Pse Britania është ekonomia kryesore me performancën m...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahle...
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të s...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetë...
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...