
Ish-kryeministri izraelit, Bennett: Putin më siguroi se nuk do ta vriste Zelenskin
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Pse Britania është ekonomia kryesore me performancën më të keqe në botë? Duke lënë mënjanë mundësinë - që gjallon shpeshherë në mendjen e mbështetësve të Brexit - që Britania e Madhe të jetë viktimë e një komploti global të udhëhequr nga një mori globalistësh, eurofilësh dhe eurokratësh të zemëruar, përgjigjja e vërtetë është Brexit.
Britanikët po varfërohen për shkak të vendimit të marrë në vitin 2016 për t’u larguar nga BE, që hyri zyrtarisht në fuqi 3 vjet më parë. Për këtë ditëlindje ka pasur shumë “dhurata”. Kështu funksionon Brexit, ose më saktë kështu nuk funksionon. Sikurse shprehet FMN: “Normat e interesit dhe taksat më të larta, së bashku me kufizimin e shpenzimeve të qeverisë do ta përkeqësojnë krizën e kostos së jetesës”.
Dhe siç e dimë të gjithë, na është dashur t'i zbatojmë ato politika për shkak të rritjes së inflacionit. Aktualisht inflacioni ka realisht të bëjë më shumë me pasojat e kostove të larta të energjisë dhe ushqimit të luftës në Ukrainë, dhe efektet e mëvonshme të pandemisë, veçanërisht në Kinë.
Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar po vuan jo pak edhe nga vështirësitë shtesë të imponuara nga Brexit. Zakonisht kriza shpjegohet me shkallën e ofertës dhe kërkesës, dhe kështu përcaktohen të gjitha çmimet. Nëse ka mungesë drithi, kjo sepse Ukraina nuk mund të eksportojë.
Njerëzit kanë nevojë për bukë, prandaj çmimi ka tendencën të rritet (siç edhe ka ndodhur). I njëjti parim vlen për të gjitha mallrat dhe shërbimet në ekonominë britanike. Ne kemi sot një mungesë të madhe të fuqisë punëtore për shkak të humbjes së lirisë së lëvizjes së punëtorëve nga BE-ja (një nga pikat kryesore të marrëveshjes Brexit).
Një faktor është edhe “Covidi i gjatë”, ashtu si edhe njerëzit që dalin në pension më herët; dhe emigrimi nga jashtë që e ka kompensuar pjesërisht efektin e Brexit sa i përket mungesës së fuqisë punëtore. Por ndikimi i kësaj të fundit është ende i dukshëm dhe ka goditur rëndë shumë sektorë si turizmi, shëndetësia dhe bujqësia.
Prandaj, pagat po rriten kaq shpejt. Dhe pagat më të larta do të thotë një kosto më e lartë e punës, dhe kjo sjell çmime më të larta. Thyerja e këtij cikli është jetik, por cikli në Britani është më i dëmshëm sepse ne kemi humbur burimin e gatshëm të punëtorëve nga BE-ja.
Pastaj po përjetojmë një humbje serioze të investimeve. Efektet e dëmshme të Brexit janë shpesh të padukshme - për shembull fabrikat dhe magazinat e reja që nuk janë ndërtuar. Investitorët nuk duan që t’i investojnë paratë e tyre në Britani, pasi sot ajo ka perspektiva më të këqija këto ditë - është jashtë tregut të përbashkët evropian dhe po përballet me nivele të larta të inflacionit - prandaj po investojnë diku tjetër.
Dhe këtu nuk ka asgjë personale. Investimet ranë ndjeshëm që pas referendumit të vitit 2016 për shkak të pasigurive, dhe nuk e kanë marrë ende veten. Më pak investime do të thotë më pak pajisje të reja dhe praktika të reja pune që vijnë me softuerët dhe teknologji të reja.
Kësisoj ka më pak inovacion dhe një produktivitet më të ulët. Tek e fundit është produktiviteti ai që dikton nivelin e pagave. Siç e mësuam në vitet 1970, ne nuk mund ta paguajmë veten më shumë sesa prodhojmë. Dhe për ta bërë më produktive fuqinë punëtore, keni nevojë për atë investim dhe inovacion. Dështimi për ta bërë këtë, do të thotë se po mbetemi prapa, gjë që ndodhi në vitet 1970 dhe po ndodh sërish tani.
Kjo lloj rënie është e ngadaltë dhe tinëzare. Nuk ka rëndësi se sa sipërmarrës i mirë jeni nëse keni humbur qasjen e lehtë tek tregjet dhe nëse kostot e pagave janë shumë të larta. Sigurisht, do të ketë ende histori të shkëlqyera suksesi në biznes, por ato do të jenë më të pakta.
Ne duhet të vendosnim nën kontroll çmimet dhe kostot, dhe pa një fluks punëtorësh të rinj dhe investimesh masive, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta shtrydhim fort ekonominë dhe të reduktojmë shpenzimet. Kjo është mënyra se si i rregullojmë nivelet e kërkesës, për t’iu përshtatur një niveli më të ulët të ofertës, duke i përputhur aspiratat tona materiale me aftësinë tonë për t’i fituar ato.
Por ky proces kërkon kohë dhe është i dhimbshëm. Ajo që po përjetojmë tani është procesi i rregullimit të Brexit. Në rast se një popull do të bëhet më i varfër, atëherë ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se kush e përballon këtë rregullim. Zakonisht janë punëtorët me fuqinë më të madhe negociuese ata që paraqiten më mirë.
Pavarësisht gjithë grevave që po zhvillohen, janë punëtorët në sektorin publik ata që po pësojnë goditjen më të madhe, me të ardhurat e tyre që po bien më tej për shkak të inflacionit që vazhdon të rriten, në krahasim me sektorin privat.
Ata që do të pushohen nga puna gjatë recesionit e ardhshëm ekonomik, duke u ndëshkuar më rëndë nga të gjithë. Rritja e trazirave industriale është thjesht një simptomë dhe një mënyrë e vrazhdë për të shpërndarë dhimbjen e të jetuarit me një ekonomi më të vogël.
Për shkak të fuqisë së tyre politike, pensionistët e Britanisë po ecin relativisht mirë, por në përgjithësi ky proces rregullimi është natyrisht shumë arbitrar (për të mos thënë i padrejtë). Kështu, nëse jeni të sëmurë, atëherë po humbisni shumë kohë, sepse kombi britanik preferon ta ruajë uljen e rritjes së taksave sesa të mbrojë shpenzimet shëndetësore në terma realë dhe t’iu japë infermierëve pagën që meritojnë duke i dhënë fund problematikës së mungesës së krahut të punës në këtë sektor.
Nëse jeni i moshuar dhe mbështeteni në të ardhurat nga investimet nga jashtë, atëherë jeni i pakënaqur nga niveli i dobët i paundit në kursin e këmbimit valutor. Mënyra e vetme për ta bërë Brexit-in të funksionojë është reduktimi i kostove të biznesit deri në nivelin që eksportet të nisin të rriten dhe po ashtu edhe ekonomia, duke gjeneruar kështu fitimet e nevojshme për investime dhe produktivitet më të lartë.
Ndërkohë, nëse duan të mbijetojnë punëdhënësit duhet të zëvendësojnë punëtorët e kushtueshëm me makineri më të lira. Në rastin më të mirë, Brexit do të thotë se Mbretëria e Bashkuar do të ketë nevojë për një përshtatje të gjatë dhe të dhimbshme për situatën e saj të re.
Përfundimisht, ekonomia do të ristrukturohet dhe gjërat do të stabilizohen, por me një nivel mjaft më të ulët të të ardhurave dhe shërbimeve publike se sa jemi mësuar, krahasuar me fqinjët tanë evropianë. Pas një dekade apo më shumë, polakët dhe sllovenët do të jenë mesatarisht më të pasur se ne.
Do të kemi më pak emigrantë të BE-së dhe më shumë njerëz të varfër. Por do të kemi rifituar kontrollin e shumë fushave të jetës kombëtare. Do të kemi një shoqëri shumë më pak të barabartë sesa sot. Kështu, britanikët do të jenë më të varfër, por në disa zona më të lumtur./ Përshtatur nga CNA.al
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahle...
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar të s...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetë...
Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmos...
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në encikloped...
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër sh...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pret ...
Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë ...
Balona u pa të mërkurën (01.02.2023) mbi shtetin Monta...
Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, ...
Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël ...
Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia ësh...
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kos...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Disa të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e sotme në S...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Fatjon Mur...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...