
Denoncimi nga Kuvendi për “tërmetin” e dosjes 184/ Nga takimet e fshehta tek firmosja e marrëveshjeve me kompani ruse
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza nga foltorj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza nga foltorj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman, nuk do të kalonte klasën. Në shkolla bien suvatimet nga muret, WC-të janë në gjendje të mjerueshme, sallat e sportit për shkak të punimeve që duhen bërë janë shpesh të mbyllura. Nuk ndodh rrallë që nuk zhvillohen orë mësimi për shkak të mungesës së mësuesve. Edhe digjitalizimi ecën ngadalë. Gjithnjë e më shumë nxënës rrezikojnë të humbasin nivelin e të mos kenë sukses në karrierën e mëvonshme arsimore. Ishte pandemia ajo që i zbuloi qartë problemet e sistemit arsimor gjerman.
Pjesë e krizës infrastrukturore gjermane
Prindërit e dinë këtë problematikë - pikërisht në Gjermaninë e pasur. Por problemet në arsim lidhen me krizën e përgjithshme të infrastrukturës në Gjermani dhe planifikimet e gabuara në vite. Në një kohë që kërkesat për politikën arsimore janë rritur - arsimi duhet të ndihmojë të zgjidhë problemet shoqërore si integrimin dhe edukimin demokratik shoqëror. Sfida kryesore e shkollave gjermane sot - mungesa e mësuesve. "Aktualisht ne bëjmë fjalë për një mungesë 30.000 deri në 40.000 vende pune për mësues që janë të pazëna. Kurse Konferenca e Ministrave të Kulturës bën fjalë për 12.000 vende. Ka një diferencë të madhe në këtë vlerësim", thotë drejtuesja e sektorit të arsimit të Fondacionit Robert-Bosch Dagmar Wolf për Deutschen Wellen.
Sipas Shoqatës së Mësuesve, ky dallim lidhet me atë që shifrat e Konferencës së Ministrave të Kulturës janë të zbukuruara. Në shumë vende janë hequr orë që në fillim të vitit shkollor sipas mungesës së mësuesve, kështu që nevoja është plotësuar vetëm në letër, është shprehur kjo shoqatë për Rrjetin Redaksional Gjerman, "Deutschland" RND. Shpesh angazhohen prindërit ose jopedagogë në shkolla si ndihmës dhe llogariten në statistika si mësues. Sipas të dhënave të Konferencës së Ministrave të Kulturës këtë janar, në Gjermani në vitin 2021 ka qenë të punësuar 833.000 mësues.
Mungesa më e madhe e mësuesve prej 50 vjetësh
"Zilet e alarmit bien prej kohësh. Ne kemi një mungesë mësuesish prej dhjetë vjetësh. Megjithatë, nuk më kujtohet një dramatikë e situatë e tillë e ashpër, si e përjetojmë tani. Dhe unë kam shumë kohë në këtë fushë", thotë presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë", Heinz-Peter Meidinger, në bisedë me Deutsche Wellen. Sipas vlerësimit tim kjo "është "mungesa më e madhe e mësuesve prej 50 vjetësh".
Një numër i madh shkollash gjermane (67%) e shohin sfidën më të madhe për arsimin te mungesa e personelit pedagogjik. Kjo është bërë e ditur pas publikimit të barometrit të shkollës nga Fondacioni Robert-Bosch, në të cilët pyeten drejtuesit e shkollave (1055 drejtues të pyetur) për sfidat, me të cilat përballet arsimi. Kurse në zonat me probleme sociale 80% e drejtuesve të shkollave e shohin mungesën e mësuesve si krizën më të madhe. Krahasuar me këtë problemet e tjera duken gati anësore. Si për shembull ngadalësimi i digjitalizimit, 22% e shkollave e shohin këtë si problem. 21% e venë gishtin te burokracia si problem për shkollat, kurse 20% shohin si problem të madh mbingarkesën e madhe.
Heinz-Peter Meidinger shikon tri arsye kryesore për këtë gjendje të vështirë: Së pari politika gjermane reagoi shumë vonë pas një rritjeje të vazhdueshme të lindjeve që prej 12 vjetësh. Së dyti është lejuar që në 20-30 vitet e fundit të shkurtohen masivisht vendet e punës së mësuesve. Dhe e treta: Ka pasur lëvizje refugjatësh. Si tani me Ukrainën dhe ardhjen e 200.000 fëmijëve brenda një viti. Për këtë shkollat nuk ishin të përgatitura."
80.000 vende të pazëna në të ardhmen
Ndërkohë që situata pritet të ashpërsohet. "Ne ecim drejt një periudhë ku gjenerata e "baby-boomer" (të lindur në fund të viteve '50 - e fillim të viteve '60-të, shën.red.) ndodhet para pensionit. Kjo do të keqësojë më tej situatën", thotë Dagmar Wolf. Sipas të dhënave të studiuesve do të mungojnë rreth 80.000 vende në profesionin e mësuesit deri në vitin 2030. Përtej kësaj mungojnë punonjës socialë, psikologë shkollash dhe shoqërues shkollash për të përparuar me procesin e inkluzionit. Qëllimi i inkluzionit është që çdo person në Gjermani të jetë i pranuar, i barabartë si edhe vendos vetë për pjesëmarrjen në shoqëri, pavarësisht gjinisë, moshës, prejardhjes apo gjendjes shëndetësore.
Wolf sheh "nevojë akute për veprim". Kjo si për bashkëpunimin mes 16 landeve gjermane që janë përgjegjës për arsimin. Politika arsimore koordinohet në Konferencën e Ministrave të Kulturës, por në fund landet ndjekin qëllimet e tyre egoiste, kur bëhet fjalë se kush duhet të tërheqë mësuesit më të mirë. "Nëse shikon Bavarinë, atëherë është strategji e kryeministrit të landit, Markus Söder që të përpiqet vitin e ardrdhshëm të tërheqë sa më shumë forca pedagogjike nga landet e tjera", thotë ekspertja. Landet i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit.
Si mund të bëhet atraktiv një profesion mësuesi? Një mënyrë është reduktimi i burokracisë së madhe. "Nëse i pyet mësuesit, se çfarë dëshirojnë më shumë, nuk është fjala për më shumë rrogë, por më shumë kohë për detyrat bazë-mësimdhënien", thotë krue i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë, Heinz-Peter Meidinger. Detyrat shtesë, statistikat shtesë, organizimi i projekteve të tjera u merr atyre shumë kohë.
Ndërkohë Sindikata për Arsimin dhe Shkenën, GEW ka kërkuar me një plan 15 pikësh përmirësimin e gjendjes. Kështu duhet që të lehtësohen mësuesit me angazhimin e punonjësve të rinj që merren me administratën dhe IT-në. Propozime të tjera janë rritja e rrogës, kualifikimi i atyre që vijnë nga profesione të tjera, përmirësimi i pajisjeve të shkollave, shtimi i vendeve të studimit në universitete për mësuesinë. Po ashtu kërkohet lehtësimi i njohjes së diplomave universitare nga jashtë.
Heqja e pengesave burokratike për mësuesit e huaj
"Problemi nuk është që aplikojnë shumë pak vetë, por shumë mësues të huaj në Gjermani nuk kanë shans për shkak të procesit të vështirë të njohjes së dokumenteve", thotë Dagmar Wolf. "Ne kemi në federatë një problem, se nuk ka njohje të njësuar të dokumenteve, por landet bëjnë rregulla individuale". Si pasojë ka një interes të madhe forcave pedagogjike nga jashtë, por në fund kemi shumë pak prej tyre në shkolla për shkak të pengesave burokratike në sistem." Sipas ekspertes.Gjermania një vend eksportues i dijes mund të thuhet se "ka ngelur në klasë" me këtë gjendje, por megjithatë ajo e mbyll me optimizëm. "Megjithatë edhe disa ngelës kanë bërë më vonë karrierë."/DW
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e...
Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më t...
Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë s...
Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të...
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkru...
Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dek...
Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorë, i quajtur Chas...
Universitetet australiane do t'u kthehen provime...
Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më ...
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do ...
Në politikë, veprimet e palogjikshme kanë zakonisht dy shp...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për veprën pena...
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dysho...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Grams...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...