Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme/ Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...

Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SHBA po rritet jashtë kontrollit. Ekranet e reja të arkave dixhitale i nxisin të gjithë klientët të lënë një shpërblim edhe për transaksionet që tradicionalisht nuk e kërkonin dhënien e bakshishit.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara, po shtohet zhgënjimi mbi praninë e vazhdueshme të bakshishit.
Disa konsumatorë po ankohen nga kërkesat për bakshish gjatë udhëtimeve, ndërsa të tjerë thonë se janë të lodhur nga kërkesat për të lënë shpërblim edhe për blerjen e një biskote ose të një filxhani të thjeshtë kafeje në lokalet e lagjes.
Ndërsa më shumë biznese përdorin metodat e pagesës dixhitale, klientëve automatikisht u kërkohet të lënë një bakshish në vende që zakonisht nuk do ta bënin.
Disa thonë se kjo është bërë acaruese pasi çmimi i artikujve është rritur në qiell për shkak të inflacionit, i cili u zbut në 6.5% në dhjetor, por ende mbetet jashtëzakonisht i lartë.
Megjithatë, për punëtorët, rritja e kërkesave për bakshish është një risi e mirëpritur.
"Ne nuk pranojmë pagesa në para në biznesin tonë dhe kështu është e lehtë për ne të gjurmojmë të gjitha prirjet e ndryshme, sepse çdo transaksion regjistrohet, çdo bakshish regjistrohet. Ne jemi disa pikë përqindjeje në rritje për këtë arsye", thotë Vincent Rotolo, pronar i picerisë Good Pie.
Sipas Square, një nga kompanitë më të mëdha që operon metodat e pagesave dixhitale, bakshishi në restorantet me shërbime të plota u rrit me 25.3% në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërsa bakshishi në restorantet me shërbime të shpejta ose vetë-shërbim u rritën me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.
Të dhënat e siguruara nga kompania tregojnë rritje të vazhdueshme për të njëjtën periudhë që nga viti 2019.
Tradicionalisht, konsumatorët janë krenarë të lënë bakshish të mirë në vende si restorante, që zakonisht i paguajnë punëtorët e tyre më ulët se paga minimale dhe bakshishi plotëson rrogën e tyre.
Por akademikët që studiojnë këtë temë thonë se shumë konsumatorë tani ndihen të irrituar nga kërkesat automatike për bakshish në kafene dhe restorante të tjera ku bakshishi zakonisht nuk pritej, pasi shërbimi zakonisht është i kufizuar.
"Duket sikur të gjithë po kërkojnë të marrin një bakshish, qoftë në dyqanet e pajisjeve apo dyqanet ushqimore. Dhe me të vërtetë besoj se fajtor për këtë është teknologjia", thotë Mike Avella, instruktor në Shkollën e Mikpritjes në Universitetin DePaul.
Disa konsumatorë preferojnë të lënë bakshish në dyqanet apo kompani të vogla.
"Ka më pak gjasa të jap bakshish për korporata të ndyshme. Ka më shumë gjasa të jap bakshish nëse është një biznes i vogël dhe i pavarur," thotë Anna Wolf, një banore e Çikagos.
Metodat e pagesës dixhitale kanë ekzistuar për disa vite, megjithëse ekspertët thonë se pandemia ka përshpejtuar më shumë prirjen drejt bakshishit.
Ndërsa kërkesat për bakshish janë bërë më të zakonshme, disa biznese po i reklamojnë ato në postimet e tyre të punës për të joshur më shumë punëtorë, edhe pse paratë shtesë nuk janë gjithmonë të garantuara./ Voa
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin ...
Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet l...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Poloni...
Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme ...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Forcat e operacioneve speciale amerikane kanë vrarë një zy...
Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresi...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...