I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të shtunën në Sofje se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë.
Ai nuk saktësoi se kush janë ato struktura, por pretendimet e tilla i ndërlidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një klubi bullgar në këtë qytet.
“Një akt i tillë si rrahja e një bullgari e vendos publikun plotësisht në anën e të rrahurit dhe mund të na çojë në një drejtim tjetër që është plotësisht në favor të Putinit dhe planeve të tij gjeostrategjike për Ballkanin.
"Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht, dhe kjo po bëhet shumë aktive. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha Borisov në një konferencë për media të partisë BERG.
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se do të insistojë që përgjegjësit për rrahjen e sekretarit të klubit bullgar "Car Boris Treti" nga Ohri, Hristijan Pendikov të nxirren para drejtësisë, pasi kjo sipas tij “minon përpjekjet e mëdha që kemi bërë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndjekin rrugën e Bashkimit Evropian”.
Borisov tha se Maqedonia e Veriut nuk ka përfshirë në Kushtetutë gjërat e rëndësishme për Bullgarinë dhe nuk i ka mbrojtur bullgarët nga agresioni. Ai akuzoi qeverinë bullgare për injorancë diplomatike.
“Ata lanë nën qilim tema të rëndësishme që çuan në përshkallëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha ai.
Ish-kryeministri bullgar thotë se "dikush dëshiron shumë që Bullgaria të vërë veton" ndaj integrimit evropian të Maqedonisë.
Mediat bullgare raportuan se Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme në Parlamentin bullgar miratoi një Deklaratë që dënon "aktet e dhunës kundër bullgarëve, klubeve dhe organizatave të tyre”.
Në Deklaratën thuhet se “ndryshimi i Kushtetutës është një domosdoshmëri për Maqedoninë e Veriut për të vazhduar procesin e integrimeve evropiane”.
Më 23 janar Sofja tërhoqi ambasadorin e saj nga Shkup një shenjë pakënaqësie ndaj incidentit në Ohër.
Marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë qenë të tensionuara për më shumë se dy vjet, pasi Sofja bllokoi integrimin e Maqedonisë në BE në vitin 2019 për shkak të një mosmarrëveshjeje historike, gjuhësore dhe identitare.
Bllokada u tejkalua në qershor të vitit 2022 dhe filluan negociatat e vendit me BE-në, por Bullgaria kushtëzon hapjen e kapitujve me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, por shumica parlamentare aktualisht nuk ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Kuvend.
Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut po punojnë për zgjerimin e qeverisë edhe më opozitën shqiptare me synimin për rritjen e shumicës, por pa votat e deputetëve të VMRO DPMNE-së miratimi do të jetë i pamundur.
Ndërkohë opozita maqedonase thotë se ndryshimet nuk do të miratohen ndërsa përsërit thirrje për zgjedhje të parakohshme./ REL
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin ...
Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet l...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Poloni...
Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme ...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Forcat e operacioneve speciale amerikane kanë vrarë një zy...
Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresi...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...