
Varësia nga Kina më pak sesa mendohej?
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresidentëve të SHBA-së që të rishikojnë të dhënat e tyre personale për çdo dokument të klasifikuar pas lajmit se presidenti Joe Biden dhe ish-nënpresidenti Mike Pence kishin dokumente të tilla në zotërim.
Arkivat u dërguan një letër të enjten përfaqësuesve të ish-presidentëve dhe nënpresidentëve, duke shkuar deri në periudhën e presidentit Ronald Regan për të siguruar pajtueshmërinë me Aktin e të dhënave presidenciale, sipas një kopjeje të marrë nga agjencia "Associated Press". Akti thotë se çdo regjistrim i krijuar ose i marrë nga presidenti është pronë e qeverisë së SHBA dhe do të menaxhohet nga Arkivat në fund të çdo administrate.
Arkivat ua dërguan letrën përfaqësuesve të ish-presidentëve Donald Trump, Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Ronald Reagan, dhe ish-nënpresidentëve Pence, Biden, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle.
Përgjegjësia për të respektuar Aktin e të dhënave presidenciale "nuk zvogëlohet pas përfundimit të një administrate," shkruante Arkivi në letër. "Prandaj, ne kërkojmë që të bëni një vlerësim të çdo materiali të mbajtur jashtë (Arkivit) që ka të bëjë me administratën për të cilën ju keni shërbyer për të përcaktuar nëse materialet e supozuara më parë se ishin personale në natyrë, mund të përmbajnë pa dashje të dhëna presidenciale ose nënpresidenciale".
Zëdhënësit e ish-presidentëve Trump, Obama, Clinton dhe ish-nënpresidentëve Pence, Dick Cheney, Al Gore dhe Dan Quayle nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Freddy Ford, shefi i kabinetit të ish-presidentit George W. Bush, sugjeroi në përgjigjen e tij për Arkivin se zyra e zotit Bushit nuk besonte se një kërkim ishte i nevojshëm, duke thënë: “Faleminderit për shënimin tuaj. Ne e kuptojmë qëllimin e tij dhe mbetemi të sigurt se asnjë material i tillë nuk është në zotërimin tonë.”
Avokatët e presidentit Biden hasën në dokumente të klasifikuara nga koha e tij si zëvendëspresident në një kabinet të mbyllur, teksa po paketonin një zyrë që ai nuk e përdor më në nëntor. Që atëherë, kërkimet e mëvonshme nga FBI dhe avokatët e Bidenit kanë gjetur më shumë dokumente. Ish-zëvendëspresidenti Pence, gjithashtu, këtë javë, zbuloi dokumente dhe i dorëzoi pasi kishte thënë më parë se nuk besonte se kishte të tilla.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por kërkimet nga avokatët e zotit Biden dhe FBI-së duket se po përmbushin kërkesën e Arkivave.
Arkivi nuk bëri asnjë koment.
Trajtimi i dokumenteve të klasifikuara ka qenë një problem i vazhdueshëm për dekada, nga presidentët tek anëtarët e kabinetit dhe stafi nëpër administrata të shumta që shtrihen deri tek Jimmy Carter. Por çështja ka marrë një rëndësi më të madhe që kur ish-presidenti Donald Trump mbajti me dashje materiale të klasifikuara në pronën e tij në Florida, duke shkaktuar sekuestrimin e paprecedentë nga FBI-ja të mijëra faqeve të të dhënave vitin e kaluar.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland caktoi një këshilltar special për të hetuar trajtimin e dokumenteve nga zoti. Trump, si dhe zoti Biden.
Rezulton se zyrtarë nga të gjitha nivelet e qeverisjes zotërojnë materiale të klasifikuara dhe ua dorëzojnë ato autoriteteve të paktën disa herë në vit, sipas një personi tjetër të njohur me këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së dokumenteve të klasifikuara.
Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të përfshirë në trajtimin e informacionit të klasifikuar thonë se ndonëse ka politika të qarta se si duhet të rishikohen dhe ruhen këto informacione, këto rregulla ndonjëherë lihen mënjanë në nivelet më të larta. Ekipet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare, sekretarëve dhe ndihmësve ushtarakë, të cilët ndajnë përgjegjësinë për të mbajtur të informuar drejtuesit e nivelit të lartë - dhe vetë drejtuesit - mund të anashkalojnë rregullat ndonjëherë thjesht për pakujdesi.
Ndërsa shumica e vëmendjes i është kushtuar informacionit të klasifikuar, Akti i Regjistrimeve Presidenciale në të vërtetë kërkon që, nga administrata e Reganit e në vazhdim, të gjitha të dhënat duhet të transferohen në Arkiva, pavarësisht nga klasifikimi.
Është kundër ligjit federal të kesh dokumente të klasifikuara në një vend të paautorizuar, por është krim vetëm nëse kjo është bërë me dashje./VOA
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...
OKB: Paralajmërim nga urrejtja dhe racizmi Në nëntor ...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Ma...
Të enjten, forcat ruse filluan një seri sulmesh me raketa ...
Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takoh...
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimi...
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëlli...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka emëruar kabin...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...