I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimin për vendimin e marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania për dërgimin e tankeve në Ukrainë. Të mërkurën, Presidenti Joe Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams. Vetëm pak orë më parë, Gjermania gjithashtu njoftoi se do të dërgojë 14 tanke Leopard drejt Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli në një intervistë për kanalin "Sky News" për ndihmën e ofruar nga Perëndimi. Ai shprehu mirënjohjen për vendimet për të dërguar tanke në Ukrainë, megjithëse dërgesat me armatime duan kohë që të realizohen. I pyetur nëse do të ishte vonë që tanket nga Amerika të mbërrinin deri në muajin gusht, ai tha:
“Shumë vonë. Por nuk e di vërtet. Nuk e njoh situatën reale për momentin, se kur do të na i dërgojë Amerika tanket Abrams. Nuk di vërtet as se kur do të vijnë tanket nga Europa... Askush nuk e di këtë sot. Sigurisht do ta mësojmë në ditët dhe javët në vazhdim, por është problem i madh”.
Zoti Zelensky shtoi se tashmë nuk është më i interesuar për të mbajtur bisedime paqeje me presidentin rus.
Presidenti Joe Biden e bëri të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë njoftimin për dërgimin e tankeve.
“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të barazvlefshme me një batalion ukrainas. Sekretari Austin e rekomandoi këtë hap që do të forcojë kapacitetet e Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj dhe për të arritur objektivat e saj strategjike”, tha ai.
Njoftimi i Presidentit Biden erdhi vetëm pak orë pasi Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi gjatë një fjalimi në parlament se Berlini do të ofrojë 14 tanke Leopard dhe do të japë miratimin që vendet evropiane të dërgojnë tanket e tyre drejt Ukrainës, me objektivin që brenda disa muajve të ardhshëm të krijohen dy batalione me tanke Leopard 2 për Ukrainën.
Njoftimi i Kancelarit Scholz pritej prej kohësh nga Ukraina, Polonia, vendet balltike dhe vende të tjera. Udhëheqësi gjerman tha se Berlini e mbështet Ukrainën, por e bëri të qartë se nuk dëshiron të provokojë Rusinë.
“Duhet ta bëjmë gjithnjë të qartë se po bëjmë çfarë është e domosdoshme dhe e mundshme për të mbështetur Ukrainën. Por në të njëjtën kohë, po parandalojmë që lufta të përshkallëzohet në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, dhe do të vazhdojmë gjithmonë t’i përmbahemi këtij parimi”, tha ai.
Presidenti Biden e falenderoi Kancelarin Scholz duke thënë se Gjermania i ka dalë në ndihmë Ukrainës. Presidenti amerikan vuri në dukje gjithashtu se qëllimi i tankeve është që të ndihmohet Ukraina të mbrojë territorin e saj.
“Nuk kërcënohet me ofensivë Rusia. Nëse forcat ruse do të riktheheshin në Rusi, do të ishin aty ku u takon të jenë. Kjo luftë do të kishte përfunduar tashmë. Këtë dëshirojmë të gjithë, një fund për këtë luftë me kushte të drejta dhe të qëndrueshme”, tha Presidenti Biden.
Ukraina pati bërë thirrje prej kohësh për 250 – 300 tanke. Ekspertët ushtarakë thonë se numri i përgjithshëm që vendet aleate kanë premtuar të dërgojnë deri më tani është rreth 90.
Në Moskë, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka quajtur këto vendime të rrezikshme dhe paralajmëroi se do të përshkallëzojnë konfliktin./ VOA
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemi...
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha so...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...