
Kryediplomati finlandez sugjeron anëtarësimin në NATO pa Suedinë
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemin e “udhëtimit pa pagesë” në përgjithësi, dhe në veçanti sa herë diskutohet mbi politikën e jashtme. Gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj, aleatët e Amerikës përtej Atlantikut dhe Paqësorit kritikoheshin vazhdimisht nga Uashingtoni se mbështeteshin te Shtetet e Bashkuara për sigurinë e tyre ushtarake.
Duke përmendur si shembuj kryesorë Gjermaninë dhe Japoninë, argumentohej se aleatët kishin pak nxitje për të kontribuar në prodhimin e një të mire publike ndërkombëtare që merrte formën e mbrojtjes së interesave globale nga ana e aleancës perëndimore për aq kohë sa SHBA-ja ishte gati ta ofronte atë pa asnjë kosto.
Pjesa më e madhe e këtij diskutimi u fokusua mbi çështjet gjeostrategjike. Por pas Luftës së Ftohtë, ajo u përhap edhe tek ato gjeo-ekonomike. Pse Amerika duhet të vazhdojë financimin e buxheteve të mbrojtjes së vendeve si Japonia, ekonomi me tepricë buxhetore, kompanitë e të cilave konkurrojnë me bizneset amerikane në arenën globale?
Një pagesë minimale për mbrojtjen, falë subvencioneve të SHBA-së, u jep mundësi këtyre vendeve të shpenzojnë më shumë në programet social-ekonomike, në një kohë që shtrëngimi i masave fiskale i detyron amerikanët të reduktojnë shpenzimet për arsimin dhe shëndetin.
Për më tepër, pozicioni hegjemonist i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, që është ruajtur përmes kostove të mëdha ushtarake dhe financiare, i lejoi aleatët e Amerikës në Europë dhe Azi, të cilët varen nga importet energjetike, të kenë qasje të lirë te burimet e naftës në Gjirin Persik.
Pastaj është realiteti ndërkombëtar, nën të cilin Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të përdorin armët e tyre bërthamore për të mbrojtur aleatët e saj në NATO, por edhe Japoninë dhe Korenë e Jugut nëse këto do të përballen me kërcënim nga një fuqi bërthamore rivale.
Prandaj, supozohet se amerikanët janë gati të rrezikojnë goditjen me armë bërthamore të Nju Jorkut dhe San Franciskos vetëm për të shpëtuar nga asgjësimi Berlinin dhe Tokion.
Për këto arsye, presioni ndaj anëtarëve të NATO-s për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe kontributet e tyre ushtarake dhe ekonomike brenda aleancës, është bërë një ritual i vazhdueshëm në Uashington, i praktikuar nga zyrtarë dhe ligjvënës republikanë dhe demokratë, deri me sjelljen haptazi arrogante të presidentit Donald Trump.
Njëkohësisht, ndjenjat antiglobaliste në rritje në Shtetet e Bashkuara reflektuan një mosgatishmëri nga ana e amerikanëve për të vazhduar hapjen e tregjeve të tyre, dhe për të vazhduar mbështetjen e rendit ekonomik liberal, në një kohë që aleatët po shkelin parimet e tregtisë së lirë.
Kjo ishte mënyra se si kishin ndodhur mrekullitë industriale të Gjermanisë dhe Japonisë, në kurriz të interesave ekonomike amerikane. Dhe nuk ka asnjë dyshim se kostot e luftërave të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, kanë nisur që të sfidojnë konsensusin e Uashingtonit në lidhje me rolin e SHBA-së në botë.
Supozohet se Amerika është gati t’u vijë në ndihmë aleatëve të saj, për shembull duke i siguruar qasje te burimet energjetike në Gjirin Persik, ndërsa në këmbim aleatët paguajnë shumë pak. Madje përpiqen t`i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të përfshihen në ndërhyrjet ushtarake më të kushtueshme në Lindjen e Mesme, siç bëri Franca në rastin e Libisë.
Por më pas erdhën ngjarjet - pushtimi rus i Ukrainës dhe kërcënimet kineze në rritje ndaj Tajvanit - që mund të kenë bindur më në fund aleatët e SHBA-së se “udhëtimi pa pagesë” nuk është më një opsion, dhe se ata duhet të fillojnë të luajnë një rol më aktiv në mbrojtjen e interesave perëndimore kundër kërcënimit të përçarësve të fuqishëm globalë.
Tashmë ata duhet të kontribuojnë në prodhimin e asaj të mire publike ndërkombëtare, pasi vetëm Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë që ta ofrojnë atë pa asnjë kosto. Ky arsyetim është i saktë nëse merren parasysh reagimet e Gjermanisë ndaj sulmit rus ndaj Ukrainës dhe atij të Japonisë ndaj kërcënimit të perceptuar nga Kina.
Në fakt, ndryshimet politike të Gjermanisë pas sulmit rus të Ukrainës janë dramatike.
“Ne po jetojmë në epokën e një kthesë të madhe historike. Dhe kjo do të thotë se bota nesër nuk do të jetë më e njëjta si ajo e djeshme”- deklaroi kancelari Olaf Sholc në një seancë speciale të Bundestagut në prillin e vitit të kaluar.
Ai shpalli një Zeitenwende (një pikë kthese historike), që përfshinte distancimin total nga parimet strategjike të mishëruara tek Ostpolitik (Politika Lindore) dhe koncepti i saj “Wandel durch Handel” (Ndryshim përmes tregtisë).
Duke njoftuar ndryshimin më të madh të politikave në historinë gjermane të pasluftës, Sholc u zotua të investojë më shumë te forcat e armatosura, të sigurojë mbështetje ushtarake për ushtrinë ukrainase, të rindërtojë politikën energjetike të Gjermanisë dhe të udhëheqë përpjekjet për Bashkimin Europian në vendosjen e sanksioneve kundër regjimit rus.
Japonia, kombi tjetër që u mund nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Luftën e Dytë Botërore, reagoi njëlloj si Gjermania ndaj ndryshimeve në balancën globale të fuqisë duke përqafuar një qasje më militariste. Kryeministri Fumio Kishida, i ka kërkuar parlamentit të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes të qeverisë së tij.
Pra duket se ky vend po përpiqet të shkojë përtej traditës së tij pacifiste të pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë një vizite në Uashington, Kishida ripohoi angazhimin e vendit të tij për të blerë qindra raketa amerikane “Tomahawk”, ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të zgjeruar ndihmën e tyre ushtarake ndaj Tokios.
Mesazhi që vjen këto ditë nga Uashingtoni, është se nëse aleatët duan të vazhdojnë të mbështeten te lidershipi ushtarak amerikan, ata duhet të pranojnë kushtet ekonomike të vendosura nga amerikanët: Dhënie fund e marrëveshjeve të tyre energjetike me Rusinë, sanksione ndaj Moskës dhe bashkimi me Shtetet e Bashkuara në një luftë të gjatë dhe të kushtueshme ekonomiko-teknologjike kundër Kinës.
Pavarësisht përpjekjes së Biden për t’i marketuar këto politika si pjesë e një fushate për të luftuar diktatorët dhe për të promovuar demokracinë në mbarë botën, kjo qasje bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë dhe pasqyron parimet bazë të politikës së fuqive të mëdha që vendos diktatin mbi të tjerët.
Po ashtu, në dallim nga Bashkimi Sovjetik, as Rusia dhe as Kina nuk janë të interesuara që të shohin modelin e tyre politiko-ekonomik që të fitojë zemrat dhe mendjet e njerëzve të kësaj bote. Ashtu si Shtetet e Bashkuara, ato po kërkojnë qasje te fuqia ekonomike dhe ushtarake.
Duke pasur parasysh këtë perspektivë dhe duke marrë parasysh sfondin e kërcënimeve që po paraqiten nga Rusia dhe Kina, vendimet e Gjermanisë, Japonisë dhe vendeve të tjera për të rritur kontributin e tyre në mbrojtje burojnë nga kuptimi se ky është minimumi që duhet të bëjnë për të.
Amerika do të vazhdojë të zotohet se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Berlinin dhe Tokion.
Kjo do të thotë se edhe nëse Gjermania dhe Japonia do të rrisin shumë shpenzimet e tyre ushtarake, ata do të mbeten ende përfituese të mbrojtjes së lirë nga fuqia amerikane.
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha so...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme kreu një operac...
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tent...
Autoritetet marokene u kanë dorëzuar autoriteteve shqiptar...
29 persona janë arrestuar vetëm gjatë 72 orëve të fund...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë. "Katër emigrantë...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë...
Kryeqyteti i Irlandës, Dublini, dhe qyteti italian i G...
Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër burgosje...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...