Gjermania dhe Franca duan të ripërtërijnë lidhjet
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...

Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në NATO pas djegies së një kopje të Kuranit në një protestë në Stokholm, tha të hënën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit gjatë një proteste të shtunën e kaluar pasdite para ambasadës turke në Stokholm.
Erdogan tha në një fjalim pas një takimi të kabinetit qeveritar, se "ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO".

"Nëse aq shumë i doni anëtarët e organizatave terroriste dhe armiqtë e islamit dhe i mbroni ata, atëherë ne ju këshillojmë të kërkoni mbështetjen e tyre për sigurinë e vendeve tuaja”, shtoi ai.
Qeveria suedeze u distancua nga veprimi, por iu referua lirisë së shprehjes që zbatohet në vendin nordik. "Liria e shprehjes është një pjesë themelore e demokracisë," shkroi kryeministri Ulf Kristersson në "Twitter", "Por ajo që është e ligjshme nuk është domosdoshmërisht e përshtatshme. Djegia e librave të shenjtë për shumë është një akt thellësisht mosrespektues," shtoi ai.
Tweet-i i tij, të shtunën, ishte tepër vonë për të ndaluar Turqinë të anulonte një vizitë të planifikuar nga ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson. Ankaraja ka thirrur edhe ambasadorin suedez, të cilit i ka dorëzuar një notë zyrtare në shenjë proteste.
Të dielën, dhjetëra protestues demonstruan para konsullatës suedeze në Stamboll, ku dogjën edhe një flamur të Suedisë. Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom nuk pranoi të komentojë deklaratat e Erdoganit. Por tha, se "Suedia do të respektojë marrëveshjen që ekziston midis Suedisë, Finlandës dhe Turqisë në lidhje me anëtarësimin tonë në NATO".
Pse Suedisë i duhet mbështetja e Turqisë

Suedia po përpiqet të bindë Turqinë që ta ratifikojë kërkesën e saj dhe të Finlandës për t'u anëtarësuar në NATO. Për anëtarësim në NATO kërkohet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare. Turqia dhe Hungaria kanë qenë të vetmet pengesa, por kryeministri hungarez Viktor Orban ka premtuar se parlamenti i tij do të ratifikojë këto kërkesa muajin e ardhshëm. Turqia ka kërkuar më parë dorëzimin e aktivistëve kurdë që janë në Suedi.
Erdogani të hënën kritikoi përsëri Suedinë për lejimin e grupeve pro-kurde, duke përfshirë Partinë Punëtore Kurde (PKK), të mbajnë mitingje kundër Turqisë në këtë vend. PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi. "Ju po lejoni organizatat terroriste të vrapojnë nëpër rrugët tuaja e më pas prisni mbështetjen tonë për hyrje në NATO. Kjo nuk do të ndodhë," tha Erdogani.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se ata që janë përgjegjës për djegien e Kuranit mund ta kenë bërë këtë me qëllim, për të larguar mes vete dy partnerët tanë të ngushtë - Turqinë dhe Suedinë. Ata "mund të kenë bërë këtë me qëllim që të thellojnë mosmarrëveshjet në lidhje me pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO," tha Price.
Ai e quajti incidentin "të neveritshëm" dhe "të poshtër". Price nuk pranoi të komentojë pohimet se Turqia e ka mbyllur derën përgjithmonë për pranimin e Suedisë në NATO. "Në fund të fundit, ky është një vendim për të cilin duhet të dakordohen Finlanda dhe Suedia me Turqinë," tha Price./DW
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fu...
Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve l...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielë...
Një alarm për bombë në një avion të “Ryanair”, që ishte ni...
Të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore ap...
Gjatë luftës së Bosnjës, qyteti i Gorazhdës u rrethua dhe ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...