I nxehti ekstrem në Greqi/ Qeveria urdhëron pezullim të detyrueshëm të punës për 4 orë në disa sektorë
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...

Ministrat e migracionit të Bashkimit Evropian po takohen të enjten në Stokholm për të diskutuar kufizimet e vizave dhe një koordinim më të mirë brenda bllokut për kthimin në vendet e origjinës të migrantëve pa të drejtë azili në Evropë. Ndërkohë në vendet e Bashkimit Evropian janë shtuar prurjet e migrantëve duke shkaktuar ringjalljen e ideve të debatueshme për pengesa kufitare dhe qendrat e azilit.
Kur kanë kaluar tre vjet që kur blloku 27 anëtarësh ra dakord të kufizojë vizat për vendet që nuk bashkëpunojnë për të rikthyer migrantët që shkojnë në Evropë nga vendet e tyre, vetëm Gambia është ndëshkuar.
Komisioni Evropian propozoi hapa të ngjashëm për Irakun, Senegalin dhe Bangladeshin, ndërsa dy zyrtarë të bllokut thanë se është përmirësuar bashkëpunimi me Bangladeshin për kthimin e migrantëve. Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, shkalla e përgjithshme e kthimeve të bllokut gjatë vitit 2021 ishte 21% .
Ministrja suedeze migracionit, Maria Malmer Stenergard foli për median para fillimit të takimit. Aktualisht Suedia mban presidencën e radhës të BE-së.
“Kemi një situatë serioze për sa i përket migrimit në Evropë. Po vërejmë shtimin e prurjeve të parregullta. Gjatë diskutimeve për çështjet e brendshme do të përqendrohemi tek kthimi i atyre që u është mohuar azili në Evropë. Kjo është e rëndësishme dhe Evropa mund të veprojë më mirë”.
Migracioni është një temë shumë e nxehtë politike, ku vendet anëtare të bllokut janë të prirura të diskutojmë shtimin e kthimit të migrantëve dhe uljen e imigracionit, sesa të ringjallin grindjet e ashpra mes tyre lidhur me ndarjen e përgjegjësive për kujdesin ndaj migrantëve që arrijnë në Evropë dhe fitojnë të drejtën për të qëndruar.
“I jam shumë mirënjohës presidencës suedeze që azili dhe migrimi i paligjshëm janë sot në qendër të diskutimeve, sepse është e nevojshme, kur shikohen shifrat e viteve të fundit dhe ato aktuale, që vazhdojnë të rriten në Evropë dhe Austri në veçanti. Është e rëndësishme që të shtohet lufta kundër keqpërdorimit të azilit”, tha Gerhard Karner, Ministër i Brendshëm i Austrisë.
Rreth 160,000 migrantë kaluan Mesdheun gjatë vitit 2022, sipas të dhënave të OKB-së, rruga kryesore për në Evropë për ata që largohen nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azinë Juglindore. Gjithashtu, rreth 8 milionë refugjatë ukrainas u vëndosen në Evropë.
“Dua të theksoj se për Gjermaninë është shumë e rëndësishme pritja humanitare e atyre që ikin. Duhet të ketë rrugë ligjore për të migrimin dhe duhet të mënjanohen rrugët e rrezikshme përmes Mesdheut. Duhet të veprojmë siç duhet ndaj migrantëve të parregullt”, tha Nancy Faeser, Ministre e Brendshme e Gjermanisë.
Ndërsa vendet e BE-së, përfshirë Austrinë dhe Hungarinë, protestojnë ashpër kundër migracionit të parregullt, kryesisht mysliman nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Gjermania është ndër ato vende që kërkojnë të hapin tregun e tyre të punës për punonjësit e huaj për të plotësuar nevojat e vendit.
Udhëheqësit e bllokur 27 anëtarësht do të takohen pas dy javësh në Bruksel për të diskutuar mbi migrimin ndërsa pritet të bëjnë thirrje për kthimin në vendet e origjinës të më shumë migrantëve./ VOA
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardh...
As Franca e as aleatët nuk janë duke luftuar kundër Rusisë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu falënderimi...
Gjatë natës, Guardia di Finanza e Brescias, me departament...
Dokumentet e klasifikuara vazhdojnë të shfaqen aty ku nuk ...
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social "Faceboo...
Traktati i Elizesë u nënshkrua rreth dy dekada pas Luftës ...
Gjermania është një vend emigrantësh dhe punëtorët e kuali...
Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nx...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedime...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke "Abrams" në Uk...
Ndërsa banorët e Kalifornisë përballen me dy vrasje masive...
Kancelari Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se qeveria e...
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të ma...
Deri më sot është shkruar dhe diskutuar shumë për problemi...
Ministri i Jashtëm i Finlandës sugjeroi të martën se vendi...
Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard 2’ në Ukrainë s...
Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...