"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor. Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada.
Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon.
Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje.
Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist. Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar. Zoti Patel tha se planet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituar Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të dielën, të hënën dhe të martën nuk kanë ndryshuar.
Palestinezët protestuan më herët të premten në Jeruzalem dhe të enjten në vendndodhjen ku ishte zhvilluar operacioni i forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor. Zyrtarët palestinezë thanë se u vranë të paktën nëntë persona, ndër ta edhe një grua 61 vjeçare. Ushtria izraelite publikoi pamjet filmike nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve, duke thënë se ata kishin patur në objektiv anëtarët e grupit terrorist Xhihadi Islamik, që ishin përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve kundër izraelitëve.
Zëdhënësi i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas e quajti operacionin një masakër dhe shpalli tre ditë zie.
“Me agresionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë ato të sigurisë, ne e konsiderojmë nga ky moment joekzistent koordinimin për sigurinë me qeverinë e pushtimit izraelit”, tha zëdhënësi palestinez Rudeineh.
Gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Blinken do të bisedojë me zyrtarët palestinezë, izraelitë dhe egjiptianë për çështje si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.
Por përshkallëzimi i dhunës mund të hedhë një hije mbi vizitën e tij. Të premten, Izraeli goditi me raketa Bregun Perëndimor, në përgjigje të goditjeve nga militantët palestinezë. Disa analistë, si Brian Katulis i Institutit për Lindjen e Mesme, kishin patur që më parë shqetësime për përfshirjen e ministrave të së djathtës së largët në qeverinë e re të koalicionit në Izrael, nën drejtimin e Kryeministrit të rikthyer Benjamin Netanyahu. Por dhuna, thotë ai, shton një tjetër përmasë kompleksiteti.
“Kjo (dhunë) krijon ndërlikime të mëtejshme për një situatë që ishte tashmë e komplikuar me qeverinë e re izraelite, me shqetësime për zëra më ekstremistë në qeveri dhe të asaj çfarë ata mund të bëjnë për ta trazuar jo vetëm situatën e palestinezëve, por edhe më gjerë në rajon”, tha ai.
Zoti Katulis thotë se një tjetër çështje kryesore për udhëtimin e Sekretarit Blinken do të jetë Irani, marrëveshja e ngecur bërthamore, si dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj protestave të vazhdueshme për të drejtat e grave dhe kundër brutalitetit të qeverisë iraniane./ VOA
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin ...
Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet l...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Poloni...
Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme ...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim t...
Forcat e operacioneve speciale amerikane kanë vrarë një zy...
Arkivi Kombëtar u ka kërkuar ish-presidentëve dhe nënpresi...
Ndërsa korporatat e mëdha gjermane si Volkswagen ose BASF ...
Pas arrestimit të një punonjësi të Shërbimit Federal t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...