Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më lehtë dhe më shpejt licencën për të marrë armë të caktuara, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, natën e së dielës pas një takimi emergjent. Detajet për këtë nuk janë bërë të ditura. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u bëri thirrje qytetarëve izraelitë të mos e marrin vetë në dorë ligjin, por të lënë ushtrinë, qeverinë dhe forcat e sigurisë të bëjnë punën.
Ata që mbështesin terrorin nuk do të marrin ndihma sociale

Në kabinetin qeveritar u vendos po ashtu të merren masa edhe kundër anëtarëve të familjeve të atentatorëve që mbështesin terrorin. Këtu do të bënte pjesë edhe shkurtimi i ndihmave sociale, si edhe heqja e mundësisë së shërbimeve shëndetësore. Nuk është e qartë se si do të verifikohet, nëse një person është mbështetës apo jo i terrorit. Përveç kësaj në kabinetin qeveritar u vendos që ushtria dhe policia të mbledhin armët ilegale. Hapa të tjerë si "forcimi i ngulimeve hebreje" u shty për një afat tjetër.
Kabineti qeveritar izraelit u mblodh për të diskutuar gjendjen në vend pas atentatit kundër vizitorëve të një sinagoge në Jeruzalemin lindor me shtatë të vdekur dhe sulmit me armë me dy të plagosur, po ashtu në Jeruzalemin lindor. Kryeministri izraelit, Netanjahu kishte bërë të ditur para takimit emergjent, se ai do t'u japë një përgjigje "të fortë" sulmeve të përgjakshme. Reagimi do të jetë i shpejtë dhe preciz. "Ne nuk duam shkallëzimin e gjendjes, po jemi të përgatitur për çdo skenar".
Protesta kundër qeverisë së Netanjahut

Ndërkohë të shtunën në mbrëmje ka pasur protesta kundër qeverisë ultra të djathtë të Netanjahut. Protesta drejtohej kryesisht kundër planeve të qeverisë të reduktojë ndikimin e gjykatave. Planet e ministrit të Drejtësisë, Jariv Levin parashikojnë ndryshime për miratimin e ligjeve, kështu duhet të mjaftojë shumica në parlament për të miratuar ligje, edhe nëse Gjykata Kushtetuese më parë i ka shpallur si ligje që shkelin kushtetutën. Kampi ultra i djathtë religjioz kishte akuzuar edhe më parë gjykatën më të lartë se përzihet më shumë se duhet në vendimet politike.
Gjendja e sigurisë në Izrael dhe në zonat palestineze u ashpërsua jashtëzakonisht së fundmi. Në një sulm të forcave izraelite të sigurisë në një kamp refugjatësh në Dxhenin të enjten u vranë nëntë persona, sipas të dhënave palestineze. Kaq shumë të vdekur pas një misioni të tillë nuk ka pasur prej kohësh. Kurse organizata terroriste Hamas që sundon në Rripin e Gazës u shpreh pa e fshehur gëzimin pas atentatit në një sinagogë në Jeruzalemin lindor me disa të vdekur. Hamasi militant është shpallur nga Gjermania, BE, SHBA si edhe vende të tjera arabe si organizatë terroriste. Në Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor jetojnë më shumë se 600.000 persona në ngulimet izraelite. Palestinezët e pretendojnë këtë territor për shtetin e tyre të ardhshëm me pjesën lindore të Jeruzalemit si kryeqytet të tyre./DW
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do ...
Në politikë, veprimet e palogjikshme kanë zakonisht dy shp...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin ...
Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet l...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Rreth 80 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman do të dërgoh...
Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27...
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Poloni...
Aktualisht gjendemi në një nga momentet më të rëndësishme ...
Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...