
Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe për gazin me Libinë
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkru...
Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i panjohur deri para pak vitesh për opinionin publik çek, por në zgjedhjet e fundit në vend (27/28.01) ai fitoi rreth 58% të votave. Kundërkandidat ishte oligarku populist, kreu i lëvizjes ANO dhe ish-kryeministër, Andrej Babis. Babis arriti të merrte 42% të votave.
61-vjeçari Petr Pavel ishte para ndryshimit anëtar i Partisë Komuniste, si shumica e ushtarëve profesionistë. Në shkollimin e tij bën pjesë edhe shkollimi për shërbimet informative dhe ushtrinë çekosllovake. Pas 1990-s, Pavl vazhdoi shkollimin dhe bëri karrierë. Ai studioi në shkollat amerikane dhe britanike, mes të tjerash edhe marrëdhënie ndërkombëtare. Pavl u bë i njohur si ushtarak gjatë shërbimit në trupat e NATO-s në ish-Jugosllavi, (UNPROFOR). Ai drejtoi në vitin 1993 një operacion, në të cilin u shpëtuan 50 ushtarë francezë nga një zonë luftarake mes serbëve dhe kroatëve në lindjen e Kroacisë. Pas kësaj Pavel u nderua me Urdhrin e Legjionit të Nderit në Francë dhe Medaljen e Heronjve të Çekisë. Karriera e tij vazhdoi me emërimin si shef i përgjithshëm i shtabit të ushtrisë çeke. Në vitin 2018 Pavel doli në pension si ushtarak.
Në vitin 2019 Pavel filloi me përgatitjet për fushatën presidenciale, para se të shpallte kandidaturën. Ai filloi të udhëtojë në vend dhe të flasë me qytetarët për përvojën e tij në ushtri, çështjet e mbrojtjes dhe jetën e tij duke dhënë shumë intervista. Gjatë pandemisë së COVID-it, gjatë së cilës Çekia ishte ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve për numër popullsie, Pavel krijoi një ekip ekspertësh që u përpoq të konsultojë qeverinë me këshilla shkencore. Këtë kohë filloi të flitej, se Petr Pavel dëshiron të kandidojë si president. Në sondazhe ai ishte i favorizuar deri para shpalljes së kandidaturës nga Andrej Babis.
Gjatë fushatës Pavel u përpoq të paraqitej si kandidat i pavarur, jopolitik, dhe tregonte vëmendje për çëshjet ushtarake dhe ndërkombëtare. "Kam mësuar diplomacinë në krye të NATO-s, kur më duhej të arrija ujdi mes 30 vendeve", tha Pavel në një duel televiziv në televizionin Nova. Ai u paraqit me dinjitet, qetësi dhe bindi shumë çekë me sigurinë e paraqitjes dhe preferencën për motorë të fortë. Dhe jo pak edhe për shkak të ngjashmërisë së tij me themeluesin dhe presidentin e parë çekosllovak, Tomas Garrique Masaryk (1850-1937).
Në raundin e dytë ai u mbështet edhe kandidatja që doli në vend të tretë, ekonomistja 44-vjeçare, Danuse Nedrudova dhe kandidatë të tjerë properëndimorë. Por disa votues kishin probleme me të shkuarën komuniste të ish-gjeneralit. "Kjo është një goditje për të gjithë viktimat e regjimit komunist", tha muzikanti i njohur, disidenti dhe ish-ministër për të Drejtat e njeriut, Michael Kocab për radion çeke. Por nuk u vërtetua frika se kjo do të trembte shumë votues prodemokratikë të shkonin në zgjedhjet e balotazhit. Ashtu si edhe përpjekja e Babis, që para raundit të balotazhit pretendonte, se Pavel do ta çojë vendin në luftë, në një kohë që Babis përpiqet për paqen në Ukrainë. Pavel siguroi shumicën në zgjedhje që patën një pjesëmarrje shumë të lartë të votuesve, rreth 70%.
Pavel: "Nuk shoh humbës dhe fitues"
Pavel deklaroi, se detyra e tij e parë është të bashkoj vendin e përçarë nga zgjedhjet. "Nuk shoh në këtë vend elektorat që humb ose fiton. Vlera si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe devocioni kanë fituar. Jam i gatshëm që këto vlera të mos i kthej vetëm në presidencë por t'ia kthej edhe republikës përmes shërbimit tim." Presidentja çeke, Zuzana Caputova erdhi në shtabin zgjedhor që të shtunën në mbrëmje dhe uroi presidentin e ri. "Me ju ka fituar shpresa, se dinjiteti dhe e vërteta mund të jenë të fortë", tha ajo. Caputova dhe Pavel kanë bërë të ditur, se do të vizitojnë së bashku Kievin shpejt.
Pavel ishte i preferuar i votuesve të rinj. "Një nga arsyet për suksesin e Petr Pavel ishte se ai ia doli të çojë shumë votues në kutitë e votimit, edhe ata që kishin votuar më parë parë për Danusa Nerudovan", u shpreh Pavel Maskarinec, politolog në Universitetin Jan-Evangelista-Purkyne në Usti nad Labem. Me Pavel ka fituar një politikan proeuropian, properëndimor, proatlantik, megjithë të shkuarën e tij të largët komuniste për një kohë të shkurtër.
68-vjeçari Andrej Babis e uroi Pavel për fitoren. Në lidhje me të ardhmen e tij politike si deputet dhe kryetar i lëvizjes opozitare ANO ai nuk u shpreh qartë. Ekspertët nuk mendojnë se miliarderi do të tërhiqet nga politika. Lëvizja ANO është në sondazhe partia më e fortë aktualisht dhe ka shanse të fitojë zgjedhjet parlamentare pas tre vjetësh./DW
Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkru...
Si agresore në të dyja luftërat botërore, Gjermania me dek...
Një ajsberg masiv prej 1550 km katrorë, i quajtur Chas...
Universitetet australiane do t'u kthehen provime...
Në të ardhmen qytetarët izraelitë do të mund të marrin më ...
Pyetja më intriguese këto ditë në SHBA është kjo: Kush do ...
Në politikë, veprimet e palogjikshme kanë zakonisht dy shp...
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgj...
Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SH...
Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe pales...
Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi të s...
Kur në fillim të muajit dhjetor Doris Weßels u fut për her...
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin ...
Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet l...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Një rrjet ndërkombëtar hakerash që ka zhvatur më shumë se ...
Shtetet e Bashkuara thanë të premten se kanë sanksionu...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se...
Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori po...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie,...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
3 persona kanë rënë ditën e sotme në prangat e policis...
Prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur në qarkun L...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëher...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në ...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se n...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Tensionet në veri të Kosovës apo lufta në Ukrainë na k...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...