E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Është një mëngjes korriku pak para orës nëntë, kur fillon aventura e kalimit nëpër Alpe. Babai im, unë dhe disa entuziastë të sporteve alpine kemi ardhur në Wildental të Austrisë për t`u vënë përballë kësaj sfide. Rruga jonë do të ketë disa etapa e do të na çojë përmes Tirolit në Italinë e Veriut. Destinacioni ynë është qyteti termal Merano, "perla e Tirolit të Jugut", që pati magjepsur dikur perandoreshën e Austrisë, Sissi.
Udhërrëfyesi ynë Ludwig Pittl, një mjek në pension me sy blu të ndritshëm dhe një buzëqeshje të rafinuar, do të na shoqërojë për gjashtë ditë. Luggi, siç e thërrasin miqtë, vjen nga një fshat pranë Insbrukut dhe ka ecur në male që në moshë të re.
Nisemi me kepucët alpine të lidhura fort, me çantat e lehta në kurriz dhe me shishe uji të mbushura plot. Nga qielli pa re na buzëqesh dielli. Lugina shkëlqen me një gjelbërim të harlisur. Syri të sheh livadhe të sapokositura dhe pisha të errëta. Një varg malor i fuqishëm ngrihet në horizont.
Amosfera është e çlirët dhe ne hyjmë shpejt në bisedë me pjesëtarët e tjerë të grupit. Shumë janë pensionistë dhe kanë përvojë me ngjitjen në mal, ndërsa babai im dhe unë jemi alpinistë fillestarë.
Marrim kthesën në një shteg me gurë dhe hije dhe ndjekim rrjedhën e përroit, Wildenbach. Përveç zhurmës së ujit, kërcitjes së guriçkave nën këmbë dhe cicërimave sporadike të zogjve, asgjë nuk dëgjohet.
Bllokim i trafikut në mal
Po këtë idil nuk do ta kemi shumë kohë vetëm për vete. Vazhdimisht takojmë grupe të tjera alpinistësh dhe ekskursionistë me biçikleta elektrike. Pak më vonë, kur nisim ngjitjen e parë, na duhet të ndalojmë. Dhjetëra alpinistë amatorë, shumë edhe nën mbikëqyrjen e një udhërrëfyesi, luftojnë ngadalë me ngjitjen. Por për shkak se shtegu malor është i ngushtë dhe shpatet janë të pjerrëta, është i pamundur parakalimi.
Në mesditë arrijmë më në fund në një kasolle malore në rrëzë të malit Großer Widderstein. Mundimi ia ka vlejtur. Nga këtu shpaloset panorama e Alpeve të Lechtal-it deri poshtë në luginë. Është koha për të pirë një pije freskuese dhe për të ngrenë diçka për të marrë veten.
Ndryshimi i klimës kërcënon turizmin malor
Por e ardhmja e bujtinave të tilla malore për alpinistë është gjithnjë e më e pasigurtë. Shkak është ndryshimi i klimës, thotë Tobias Hipp nga Klubi Gjerman i Alpeve. Hipp është ekspert për akujt, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e natyrës. Ai ka kryer doktoraturën për efektin e ndryshimeve klimatike në zonat alpine me permafrost.
Pasojat e ngrohjes globale dallohen "në mënyrën më flagrante" në Alpet Evropiane. Shembulli më i qartë është shkrirja e akullit, "gjatë dhjetë viteve të fundit atje kemi pasur një rënie ekstreme, mesatarisht 20, 30 metra çdo verë në Alpet lindore, pra në Austri dhe Italinë veriore", thotë Hipp.
Akujt e maleve janë rezervuarë të rëndësishëm uji. Nëse ato shkrihen, pasojat janë të rënda. "Sigurisht që kjo ka ndikim në bujtinat malore dhe furnizimin e tyre me ujë. Shumë burime në malet e larta ushqehen nga akujt, dhe atje ne patëm mungesë uji", thotë Hipp. Problemi është i dukshëm sidomos në Pasterze, akujt më të mëdhenj dhe më të gjatë të Austrisë në malin Großglockner.
Por edhe shtigjet e ngjitjes janë të kërcënuara nga ndryshimet e klimës. Shkrirja e akujve për shembull lë pas rrëpira me gurishte, që mund të sjellin rrëzimin më të shpeshtë të shkëmbijve. Kjo gjë rrezikon edhe rrugët e ecjes në lartësi më të ulëta. Po aq e rrezikshme është edhe shkrirja e vazhdueshme e permaforsti-t (ngricës së përhershme), që i mban së bashku si një stuko formacionet shkëmbore. Nëse ngrica zbutet, mund të ndodhin rrëzime masive malore, siç ndodhi së fundmi në Flüchthorn në kufirin mes Austrisë dhe Zvicrës, ku u shkëput rreth një milion metër kub shkëmb.
Megjithëse rrëshqitje gurësh dhe dheu ka pasur gjithmonë, ngrohja globale duket se rrit intensitetin dhe frekuencën e tyre. Friedl Knönauer, një alpinist i pasionuar nga Bund Naturschutz e.V në Bavari, mendon se në të ardhmen "disa shtigje ngjitjeje në zona të caktuara nuk do të mbahen dot më". Qëndrimi i tij është sa pragmatik aq edhe fatalist: "Kjo ngrohje klimatike do të sjellë ndryshime dhe ne duhet të përshtatemi”. Knönauer nuk e çmon ndërhyrjen në natyrë për t'i bërë sërish të aksesueshme rrugët e pakalueshme, si për shembull duke përdorur ura të varura në kabllo. "Duhet ta lini natyrën të jetë natyrë", thotë ai.
Etapa e fundit
Megjithatë në rrugën tonë pak gjëra dëshmojnë për rreziqet në rritje të turizmit alpin. Përveç një shenje të vetmuar përgjatë shtegut të lartë të Meranos, që paralajmëron për rrezikun e rrëzimit të shkëmbijve, pasojat e ngrohjes globale në ekosistemin alpin dhe turizmin mund të shpërfillen lehtësisht.
Ne ndjejmë eufori në ditën e fundit të ekskursionit tonë gjashtëditor, gjatë të cilit kemi ecur 45 kilometra, megjithëse disa distanca i kemi mbuluar edhe me autobus dhe taksi. Tani ndodhemi rrugës për në Merano. Pas disa orësh, pasi kemi arritur t`i ngjitemi një të përpjete prej 500 metrash me shumë vështirësi teknike dhe fizike, mbërrijmë në bujtinën Talbauer në 1200 metra lartësi, të rraskapitur, të djersitur, por të gëzuar. Me pije të ftohta në duar shijojmë panoramën e gjerë mbi Merano dhe në luginën Adige.
Më pas zbresim me teleferik në Merano. Në qendrën e qytetit të vjetër hamë nga një akullore. E kemi merituar pas gjithë atyre strapacimeve./DW
Të martën, "Lordi" famëkeq kolumbian i drogës Dairo Ant...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka konfirm...
Pyjet e Portugalisë janë përfshirë nga zjarre të shumta dh...
Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi shpalljen për kri...
Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re amfibësh q...
Dhjetra tanke të përdorura Leopard 1 që dikur i përkisnin ...
Guvernatorja e Masaçusetsit, Maura Healey, shpalli të mart...
Dy dronë luftarakë ukrainas të drejtuar për në Moskë u rrë...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të ma...
Djali i dytë i mbretit të Tajlandës është kthyer në Bangko...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të martën i kërkua...
Shkencëtarët besojnë se mund të kenë identifikuar një spec...
Një studim i ri ka zbuluar se një majë shigjete e epokës s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukrain...
Sipas statistikave, në Gjermani ka të paktën 2800 xhami. H...
Më shumë se 300,000 shtëpi dhe biznese në lindje të SHBA-s...
Një festival kulturor, Eritrean i mbajtur në Toronto të Ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të...
Gjithsej 98 persona janë arrestuar në lidhje me abuzimin s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...