
Të martën, "Lordi" famëkeq kolumbian i drogës Dairo Antonio Usuga David, i njohur si "Otoniel" është dënuar me 45 vjet burg për përfshirje në një bandë kriminale dhe si udhëheqës i organizatës paraushtarake dhe trafikut të drogës shumë miliarda dollarëshe të njohur si "Clan del".
Usuga iu drejtua gjykatës dhe përsëriti se pranon "përgjegjësinë e tij për krimet e kryera" dhe u kërkoi falje të afërmve të viktimave, prindërve të tyre dhe qeverisë së SHBA-së dhe Kolumbisë për dëmin e shkaktuar.
“Mos merrni të njëjtën rrugë që mora unë. Konflikti i armatosur duhet të mbetet në të kaluarën. Armët duhet të mbeten në të kaluarën”, tha ai në një mesazh për të rinjtë kolumbianë të martën, raporton CNN.
Sipas Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, Merrick Garland, Dairo Antonio Usuga David drejtoi një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në botë dhe bënte eksportimin e sasive masive të kokainës në Shtetet e Bashkuara.
"Clan del Golfo" është një kartel i fuqishëm droge që kontrollon rrugët e kokainës në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Prokurorët federalë e përshkruan të martën grupin si një nga organizatat kriminale më të dhunshme dhe më të fuqishme në Kolumbi dhe një nga shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në botë.
"Usuga David shërbeu si një udhëheqës i rangut të lartë brenda bandës kriminale që nga fillimi i tij dhe ishte udhëheqësi kryesor i saj për rreth 10 vjet," thanë prokurorët në njoftimin për shtyp.
Usuga u kap në Kolumbi në tetor 2021, një sukses i atëhershëm i presidentit kolumbian Ivan Duque,i cili theksoi se ky ishte arrestimi më i madh i një trafikanti narkotikësh nga policia kolumbiane që nga koha e Pablo Escobar.
Më pas ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ CNA
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka konfirm...
Pyjet e Portugalisë janë përfshirë nga zjarre të shumta dh...
Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi shpalljen për kri...
Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re amfibësh q...
Dhjetra tanke të përdorura Leopard 1 që dikur i përkisnin ...
Guvernatorja e Masaçusetsit, Maura Healey, shpalli të mart...
Dy dronë luftarakë ukrainas të drejtuar për në Moskë u rrë...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të ma...
Djali i dytë i mbretit të Tajlandës është kthyer në Bangko...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump të martën i kërkua...
Shkencëtarët besojnë se mund të kenë identifikuar një spec...
Një studim i ri ka zbuluar se një majë shigjete e epokës s...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar ndihmën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Ukrain...
Sipas statistikave, në Gjermani ka të paktën 2800 xhami. H...
Më shumë se 300,000 shtëpi dhe biznese në lindje të SHBA-s...
Një festival kulturor, Eritrean i mbajtur në Toronto të Ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të...
Gjithsej 98 persona janë arrestuar në lidhje me abuzimin s...
Partitë politike shqiptare mund të faktorizojnë votën e el...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...